Author: korrektpress

Parandalimi dhe luftimi i terrorizmit, identifikimi dhe menaxhimi i rreziqeve të sigurisë, si dhe forcimi i kapaciteteve profesionale ishin në fokus të takimit ndërmjet drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, dhe dy zyrtarëve të Byrosë Federale të Hetimeve (FBI).Sipas njoftimit të ShKK-së, gjatë bashkëbisedimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve në fushën e sigurisë dhe zbatimit të ligjit, përmes shkëmbimit të përvojave dhe praktikave më të mira ndërkombëtare.Më tutje në komunikatë thuhet se u vlerësua edhe niveli i deritanishëm i bashkëpunimit, i cili u cilësua si i rëndësishëm për ngritjen e kapaciteteve profesionale…

Read More

Mesfushori i Manchester Cityt, Rodri, ka arritur një marrëveshje të plotë financiare me Barcelonën, pasi është lodhur duke pritur që Real Madridi të bëjë një lëvizje vendimtare për transferimin e tij.Sipas gazetarit Matteo Moretto të MARCA-s, reprezentuesi spanjoll vendosi të pranojë kushtet e ofruara nga Barcelona, i zhgënjyer nga mungesa e progresit konkret nga Real Madridi, pavarësisht javëve të tëra me diskutime paraprake.Barcelona thuhet se i ka dhënë gjithashtu garanci Rodrit për mënyrën se si do t’i zhvillojë negociatat me Manchester Cityn, duke e bindur mesfushorin për seriozitetin e projektit. Me marrëveshjen personale tashmë të arritur, drejtuesit e klubit katalunas…

Read More

Një shofer është gjobitur me 500 euro dhe i është ndaluar drejtimi i automjetit për gjashtë muaj në territorin e Kosovës, pasi është kapur duke qarkulluar me 178 kilometra në orë në një segment ku shpejtësia e lejuar ishte 60 km/h.Rasti është evidentuar më 6 gusht 2026, rreth orës 09:42, në rrugën transitore, në segmentin Davidovc–Belincë në Komunën e Shtimes, gjatë kontrolleve të shtuara të Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor.Sipas Policisë Rajonale në Ferizaj, shoferi A.M., 49 vjeç, ishte duke drejtuar një veturë BMW M5 me targa të huaja, kur u evidentua se po tejkalonte në mënyrë të konsiderueshme kufizimin…

Read More

Përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani shprehu shqetësim, duke pretenduar se në Tabanoc janë vendosur tabela shtetërore pa gjuhën shqipe. Osmani: Heqja e gjuhës shqipe nga tabela zyrtare në kufi është provokim i qëllimshëm “Sot, pa fije shqetësimi, u vendosën tabela shtetërore pa gjuhën shqipe në Tabanoc. Ndoshta dikush mendon se po e shoh këtë si mundësi për opozitarizëm. Sinqerisht, sot nuk kam as vullnet e as dëshirë për politikë. Jam jashtëzakonisht i dëshpëruar dhe i shqetësuar. Sepse gjuha shqipe nuk është e një partie. Është e jona. Është ajo që na…

Read More

Kreu i Aleancës, Ardian Gjini, ka ftuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, në një debat publik, duke thënë se qytetarët duhet të dëgjojnë drejtpërdrejt diskutimin mes tyre.“Po, more, ndoshta e kisha takuar Albin Kurtin unë në debat. E kam thirrur me na pa gjithë populli i Kosovës se çka po flasim me njëri-tjetrin, jo mbrapa zyreve me i bo fotografi e kur të kryhet takimi me dalë e me i rrejt njerëzit se çka kemi folë”, ka deklaruar Gjini.Ai ka thënë se debati mund të zhvillohet në cilindo televizion dhe me cilindo gazetar të përzgjedhur nga Kurti.“Le ta zgjedhë studion,…

Read More

Arsenali raportohet se po përgatit një lëvizje befasuese për të transferuar objektivin kryesor të një rivali në Ligën Premier, në rast se dështon të sigurojë shërbimet e Vinicius Junior.Pas javësh negociatash, “Topçinjtë” duket se kanë arritur më në fund marrëveshje për objektivin e tyre kryesor, Bruno Guimaraes, pasi kanë rënë dakord me Neëcastle United për një transferim me vlerë rreth 87 milionë euro.Mesfushori pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore gjatë kësaj jave, përpara se të firmosë një kontratë që, sipas raportimeve, do ta mbajë në “Emirates” deri në vitin 2031.Pas finalizimit të kësaj marrëveshjeje, Arsenali pritet ta përqendrojë vëmendjen te bashkëlojtari…

Read More

Inspektorati Qendror për Mbikëqyrjen e Tregut (IQMT) ka njoftuar se ka zhvilluar sot një inspektim lidhur me dyshimet se qumështorja “Vita” përdor ujin e ujitjes në procesin e prodhimit dhe përpunimit të produkteve të qumështit. IQMT ka bërë të ditur se në bashkëpunim me zyrtarët e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK) dhe zyrtarët Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Drini i Bardhë” kanë bërë një inspektim për vlerësimin e përmbushjes së kushteve minimale teknike. Janë marrë mostra të ujit që përdoret në procesin e prodhimit. “Mostrat do t’i nënshtrohen analizave laboratorike fiziko-kimike, mikrobiologjike dhe analizave për praninë e metaleve. Pas përfundimit…

Read More

Banorët e rrugës “Shaip Kamberi” në kryeqytet i kanë bërë thirrje Komunës së Prishtinës dhe kryetarit Përparim Rama për ndërhyrje të menjëhershme infrastrukturore, si pasojë e hapjes së një grope të madhe në mes të rrugës.Dëmtimi i asfaltit ndodhet në pjesën e naltësisë që lidhet me rrugën “Mustafë Hoxha”, çka përbën rrezik të drejtpërdrejtë për drejtuesit e automjeteve dhe këmbësorët.Sipas banorëve të zonës, rreziku shtohet edhe më shumë për shkak se rruga është me pjerrësi teposhtëze, ndërsa sinjalizimi aktual është tërësisht joprofesional.”Momentalisht është shënuar vetëm në mënyrë improvizuese me një shkop dhe një bidon plastik, gjë që nuk është e…

Read More

Betty Bromage ka thyer rekordin e saj në Guinness World Records si gruaja më e moshuar që ka realizuar një ecje mbi krahun e aeroplanit (wing walk) – një fluturim ku personi qëndron në këmbë mbi krahun e një aeroplani gjatë lëvizjes në ajër.Ajo e kishte vendosur rekordin e parë katër vite më parë.Aksioni i saj i guximshëm kishte për qëllim mbledhjen e fondeve për njësinë e trajtimit të goditjeve në tru në Cheltenham General Hospital, ku Betty mori trajtim pasi pësoi një goditje në tru në vitin 2025. Tashmë ajo ka përfunduar gjashtë ecje mbi krahun e aeroplanit gjatë…

Read More

Një alarm për një mjet të dyshuar shpërthyes është raportuar pasditen së enjtes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka konfirmuar se rasti është raportuar rreth orës 16:30, kur policia ka pranuar një informatë për një mjet të dyshuar në këtë lokacion.Pas pranimit të informacionit, njësitë policore kanë ndërmarrë masat e nevojshme të sigurisë, duke siguruar perimetrin e zonës dhe duke nisur trajtimin e rastit.“Në vendin e ngjarjes janë angazhuar njësitet përkatëse policore, të cilat po trajtojnë informatën dhe po kryejnë kontrollet e nevojshme”, ka bërë të ditur Pllana.Deri në…

Read More