Ndihmëstrajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Atdhe Nuhiu, është shprehur optimist para ndeshjes së sontme ndaj Irlandës, duke theksuar se përgatitjet kanë shkuar sipas planit.
Nuhiu ka bërë të ditur se delegacioni kosovar është pritur mirë në Irlandë dhe se në kampin e Dardanëve mbizotëron besimi për një rezultat pozitiv.
“Përgatitjet kanë shkuar mirë! Jemi mirëpritur në Irlandë. Besojmë shumë te rezultati pozitiv në ndeshjen e sotme. Besojmë që ky formacion është i duhuri për të marrë fitore. Futbollistët janë të përgatitur fizikisht dhe psikologjikisht”, ka deklaruar Nuhiu për Klan Kosova.
Dardanët synojnë të marrin rezultat pozitiv në Dublin, ku barazimi u mjafton për të siguruar pozitën e dytë në grup.
/GazetaBlic Sport/

