Author: korrektpress

Ministria e Shëndetësisë në RMV njofton se gjatë kësaj jave në vend janë regjistruar shtatë raste të reja me infeksion nga virusi i Nilit Perëndimor (WNV).”Të gjitha rastet janë nga Shkupi: nga dy raste në komunat Kisella Vodë dhe Gazi Babë, si dhe nga një rast në Ilinden, Butel dhe Aerodrom. Personat e infektuar rishtazi janë të moshës nga 60 deri në 84 vjeç dhe të gjithë janë të hospitalizuar. Në Klinikën Universitare për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile, aktualisht janë të hospitalizuar gjithsej 16 pacientë. Tek 15 prej tyre infeksioni është konfirmuar laboratorikisht, ndërsa për një rast të dyshuar…

Read More

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku pas takimit që zhvilloi me liderin e LVV-së, Albin Kurti tha se nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje për çëshjten e presidentit. “Në cështje tjera sa më shumë vonohemi natyriosht që vona bëhet e pamundur. Nuk kam lajme të reja por mund të ju them që jemi shumë shumë larg ndonjë marrëveshje aktuale dhe nuk pres që të ndryshojë pa ndryshuar pozicionet e partive politike…”, ka thënë Abdixhiku pas takimit me Kurtin.Lajmi në përditim….

Read More

Nëntë persona kanë marrë lëndime trupore në një aksident trafiku i cili ka ndodhur sot rreth orës 13:30 në fshatin Korenicë të Gjakovës. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi. Sipas saj në aksident ishin të përfshira dy vetura. “Ju njoftojmë se sot, rreth orës 13:30, ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Korenicë, Gjakovë, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit, nëntë persona kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë ajo.Krasniqi tha se ekipet e policisë, urgjencës dhe zjarrfikësve kanë reaguar menjëherë…

Read More

Banorët e Skenderajt do të përballen me ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm për shkak të një defekti në rrjetin furnizues.Sipas njoftimit, KRU “Mitrovica” ka njoftuar se defekti ka ndodhur në gypin furnizues FI 300, i cili furnizon rezervuarin në Klinë të Ulët.Nga kompania kanë bërë të ditur se furnizimi me ujë do të rikthehet menjëherë pas përfundimit të sanimit të defektit.Konsumatorët janë falënderuar për mirëkuptimin dhe durimin deri në normalizimin e furnizimit. /Telegrafi/

Read More

Qeveria e Kroacisë ka prezantuar një model të ri për rritjen e pensioneve të veteranëve, i cili pritet të hyjë në fuqi më 1 janar 2027, nëse ndryshimet ligjore miratohen nga Parlamenti. Masa do të përfshijë edhe veteranët që pas luftës janë rikthyer në punë.Aktualisht, pensionet e këtyre veteranëve llogariten sipas sistemit të përgjithshëm të pensioneve, bazuar në vitet e punës dhe pagat, ndërsa më pas u shtohet një përfitim shtesë që varet nga koha e kaluar në luftë. Pikërisht për këtë kategori, partia opozitare Mozhemo kishte propozuar një rritje të pensioneve deri në 20 për qind, raporton index.hr.Megjithatë, Qeveria…

Read More

Policët e njësitit për realizimin e urdhëresave të Stacionit Policor Prizren, pas veprimeve operative–hetimore kanë arritur të lokalizojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin M.K. mashkull nga Prizreni.Sipas një njoftimi për media thuhet se i njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte dënuar 8 muaj e gjysmë burg efektiv me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore të Prizrenit.“I arrestuari është dënuar për veprën penale ‘Vjedhje’ nga neni 314, i KPRK-së. I arrestuari M.K. fillimisht është sjellë në Stacionin Policor Prizren dhe më pas është dërguar në burg për vuajtjen e dënimit”, thuhet në njoftim.Po ashtu thuhet se policia mbetet e përkushtuar…

Read More

Në zonat e luftës në Ukrainë, veçanërisht në lindje të vendit, pyjet dhe fushat janë mbuluar me mbetje të holla kabllosh optike që përdoren nga dronët modernë. Këto kabllo mbeten pas dronëve me fibra optike, të cilët kontrollohen përmes një lidhjeje fizike dhe jo përmes sinjaleve radio.Kjo teknologji u përdor gjerësisht gjatë luftës sepse dronët me kabllo optike janë shumë më të vështirë për t’u bllokuar nga sistemet e luftës elektronike. Kablloja, e cila mund të shtrihet për kilometra pas dronit, mbetet në terren pasi misioni përfundon ose droni rrëzohet.Pamjet e zonave të prekura krijojnë një pamje të pazakontë: degë…

Read More

Inflacioni i matur përmes indeksit të kostos së jetesës në korrik, krahasuar me qershorin e këtij viti, është rritur me 0,1 për qind, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave.Rritja më e madhe është regjistruar te transporti, me 4,4 për qind, si dhe te rekreacioni dhe kultura, banimi dhe shërbimet hotelierike.Në të njëjtën kohë, ulja më e madhe është regjistruar te ushqimet dhe pijet joalkoolike, me 1,1 për qind, si dhe te orenditë dhe pajisjet për amvisëri.Në nivel vjetor, kostoja e jetesës në korrik është më e lartë për 2,3 për qind, ndërsa çmimet me pakicë kanë shënuar rritje prej 1,8 për…

Read More

Policia e Vlorës ka zbardhur brenda 48 orësh autorësinë e djegies së një apartamenti në lagjen “Lef Sallata”, ngjarje e cila fillimisht u dyshua se ishte shkaktuar aksidentalisht.Në pranga ka rënë shtetasi B. H., 33 vjeç, i dyshuar se i ka vënë zjarrin derës së një apartamenti ku ndodheshin dy persona, vëlla e motër.Sipas hetimeve paraprake, motivi i ngjarjes dyshohet të ketë qenë konkurrenca në biznes, pasi autori dhe pronarët e apartamentit ushtronin të njëjtën veprimtari ekonomike, atë të dhënies së apartamenteve me qira në qytetin e Vlorës.“Vlorë/Zbardhen brenda 48 orëve, autorësia dhe rrethanat e djegies së një apartamenti në…

Read More

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se ekipet e Inspektoratit kanë identifikuar dhe evidentuar tetë lidhje të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit gjatë kësaj jave në Prizren.Nga kompania kanë bërë apel tek qytetarët që të respektojnë ligjin dhe të mos kryejnë kyçje të paautorizuara në rrjet.Sipas njoftimit, ndaj personave që konstatohet se kanë realizuar lidhje ilegale do të ndërmerren procedurat përkatëse ligjore.KRU “Hidroregjioni Jugor” ka bërë të ditur se kontrollet do të vazhdojnë në të gjitha njësitë operative, me qëllim mbrojtjen e rrjetit të ujësjellësit dhe ofrimin e shërbimeve më cilësore për konsumatorët. /Telegrafi/

Read More