KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Simeon Saxe-Coburg: Temat historike duhet t’u lihen historianëve, Maqedonia e Veriut të anëtarësohet në BE

Simeon Saxe-Coburg: Temat historike duhet t’u lihen historianëve, Maqedonia e Veriut të anëtarësohet në BE

Ish-kryeministri i Bullgarisë dhe trashëgimtari i fronit perandorak bullgar, Simeon Saxe-Coburg, për mosmarrëveshjen Maqedonia e Veriut-Bullgari thotë se shumë nga temat historike duhet t’u lihen historianëve, dhe politikanët duhet të përqendrohen në çështjet praktike dhe anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian.

Saxe-Coburg dha deklaratën për mediat në lidhje me Maqedoninë në Bruksel, ku, siç zbuloi më parë, u takua rastësisht me kryeministrin e RMV-së, Hristijan Mickoski.

“Dje rastësisht takova Kryeministrin dhe isha shumë i kënaqur. Mendoj se dialogu është pozitiv në çdo aspekt. Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë vetëm për të mirën e të gjithëve. Duhet të bëjmë përpjekje. Do të them përsëri diçka, ndoshta politikisht jo korrekte. Besoj se shumë tema duhet të ndiqen dhe të merren në konsideratë nga historianët, dhe duhet të shikojmë përpara, drejt praktikës dhe drejt hyrjes së Maqedonisë së Veriut në BE”, tha Saxe-Coburg.

Saxe-Coburg shërbeu si Kryeministre në vitin 2007, kur Bullgaria u pranua në Bashkimin Evropian./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.