KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Producenti shqiptar në New York viziton Ambasadën e Kosovës në Washington gjatë turneut për veteranët

Producenti shqiptar në New York viziton Ambasadën e Kosovës në Washington gjatë turneut për veteranët

Producenti shqiptar në New York, Fitim Krasniqi, ka vizituar Ambasadën e Kosovës në Washington, D.C., në kuadër të turneut të tij në 50 shtetet amerikane, i organizuar për të shprehur mirënjohje ndaj veteranëve.

Përmes një postimi, Krasniqi ka bërë të ditur se vizita në ambasadë ishte pjesë e këtij turneu, gjatë të cilit, siç është shprehur ai, mijëra kilometra larg atdheut, gjetën një pjesë të vendlindjes në zemër të Amerikës, shkruan Telegrafi.

“Mijëra kilometra larg atdheut tonë, gjetëm një pjesë të vendlindjes në zemër të Amerikës”, ka shkruar ai.

Krasniqi ka shprehur gjithashtu mirënjohjen ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen që i kanë dhënë Kosovës.

“Falë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kosova është e lirë dhe flamuri ynë valëvitet me krenari në Washington, D.C. Mirënjohës përgjithmonë. FALEMINDERIT, AMERIKË!”, thuhet në postimin e tij./Telegrafi/

Postimi i plotë:

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.