Author: korrektpress

Sulmuesi i Kombëtares së Anglisë, Ivan Toney, është akuzuar për sulm në një klub nate në Soho, tha të premten Policia Metropolitane e Londrës, dhe 30-vjeçari do të paraqitet në gjykatë në muajin shtator. Akuza lidhet me një sulm që dyshohet se ndodhi më 6 dhjetor të vitit të kaluar në një klub nate në Rrugën Wardour.Sipas gazetës britanike Sun, e cila publikoi edhe një video të arrestimit të Toneyt, konfrontimi ndodhi kur një tifoz u përpoq ta kapte atë për të bërë një foto me të. Një dëshmitar i incidentit e përshkroi situatën në detaje.”Ai kaloi pranë një tavoline…

Read More

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se është i përfshirë drejtpërdrejt në negociatat me Iranin, duke lënë të kuptohet se një marrëveshje mes dy vendeve mund të arrihet në të ardhmen e afërt.”Jam i përfshirë në negociatat me Iranin. Gjërat po ecin mirë. Një marrëveshje mund të arrihet së shpejti”, tha ai.Lideri amerikan shtoi se nuk dëshiron të thotë se marrëveshja është arritur tashmë, por theksoi se procesi mbetet i hapur. “Nuk dua të them se është arritur tashmë, por situata është disi e hapur për momentin”, u shpreh 80-vjeçari.Trump gjithashtu deklaroi se Shtetet e Bashkuara “kontrollojnë Ngushticën…

Read More

Një ndryshim i menjëhershëm i motit ka përfshirë zonën e Gjilanit, ku në fshatin Gavran është raportuar për shi të rrëmbyeshëm të shoqëruar me erëra të forta.Pas temperaturave të larta gjatë ditës, reshjet kanë sjellë freski dhe ulje të menjëhershme të temperaturave në këtë zonë. Pas temperaturave të larta, shi i rrëmbyeshëm në Skenderaj dhe Mitrovicë Pamjet nga vendi tregojnë intensitetin e motit, ndërsa deri më tani nuk janë raportuar dëme nga kjo situatë atmosferike. /Telegrafi/ Ndryshon moti në Ferizaj, rrebesh i fuqishëm pas ditës me temperatura të larta

Read More

Olivia Rodrigo ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj elegante gjatë një daljeje në Brooklyn, New York. Këngëtarja 23-vjeçare u fotografua teksa largohej nga restoranti Lucali, ku kishte festuar ditëlindjen e një shoqeje.Artistja u shfaq me një fustan të shkurtër saten në ngjyrë fildishi, të kombinuar me çizme të zeza deri në gju dhe një çantë të vogël dore, shkruan DailyMail. Me flokët e lëshuara natyrshëm dhe një buzëqeshje në fytyrë, Olivia u përshëndet me fotografët përpara se të hipte në makinën që e priste.Dalja e saj vjen pak javë pasi ajo u fotografua në New York në shoqërinë e…

Read More

Ruben Amorim i ka vendosur Milanit objektiva të guximshme për sezonin e tij të parë në krye, duke deklaruar se Rossonerët duhet të synojnë Scudetton, ndërsa gjithashtu edhe Ligën e Evropës.Sipas calciomercato.com, trajneri i Milanit refuzoi të minimizonte pritjet pavarësisht shkallës së rindërtimit që ka trashëguar.“Nuk mund të vij këtu dhe të them se nuk mundemi ose nuk duam ta fitojmë titullin. Ka shumë punë për të bërë, me një trajner të ri dhe ndryshime në skuadër, por kur je në një klub të nivelit të Milanit, duhet të synosh titullin. Kështu që do të përpiqemi”, ka thënë fillimisht Amorim.…

Read More

Vakti i darkës shpesh neglizhohet, edhe pse ajo që hamë para gjumit mund të ketë një ndikim të madh në cilësinë e gjumit, tretjen dhe ndjenjat e energjisë të nesërmen.Edhe pse nuk është e vërtetë që çdo ushqim është i “ndaluar” pas një kohe të caktuar, ka ushqime që është më mirë të shmangen në orët e vona sepse mund të rëndojnë trupin.Ushqime të skuqura dhe të yndyrshmeHamburgerët, patatet e skuqura, ushqimet e skuqura dhe ushqimet me shumë yndyrë mund të jenë një sfidë e madhe për sistemin tretës gjatë natës. Këto ushqime treten më ngadalë, mund të shkaktojnë një…

Read More

Barërat e këqija mund të jenë jashtëzakonisht bezdisëse, veçanërisht gjatë muajve të verës, kur duket sikur mbijnë kudo. Ato rriten pothuajse në çdo vend ku ka hapësirë, si mes çarjeve të pllakave të shtrimit, në shtretërit e luleve dhe madje edhe në lëndinë. Ka shumë mënyra për të frenuar rritjen e tyre, duke përfshirë përdorimin e ujit të valë, uthullës së bardhë dhe sodës së bukës.Megjithatë, një ekspert i kopshtarisë rekomandon një metodë tjetër: përdorimin e kutive të kartonit të mbetura për të parandaluar rritjen e barërave të këqija. Sipas tij, kjo metodë ndihmon edhe në përmirësimin e tokës, duke…

Read More

Ministria e Shëndetësisë në RMV njofton se gjatë kësaj jave në vend janë regjistruar shtatë raste të reja me infeksion nga virusi i Nilit Perëndimor (WNV).”Të gjitha rastet janë nga Shkupi: nga dy raste në komunat Kisella Vodë dhe Gazi Babë, si dhe nga një rast në Ilinden, Butel dhe Aerodrom. Personat e infektuar rishtazi janë të moshës nga 60 deri në 84 vjeç dhe të gjithë janë të hospitalizuar. Në Klinikën Universitare për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile, aktualisht janë të hospitalizuar gjithsej 16 pacientë. Tek 15 prej tyre infeksioni është konfirmuar laboratorikisht, ndërsa për një rast të dyshuar…

Read More

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku pas takimit që zhvilloi me liderin e LVV-së, Albin Kurti tha se nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje për çëshjten e presidentit. “Në cështje tjera sa më shumë vonohemi natyriosht që vona bëhet e pamundur. Nuk kam lajme të reja por mund të ju them që jemi shumë shumë larg ndonjë marrëveshje aktuale dhe nuk pres që të ndryshojë pa ndryshuar pozicionet e partive politike…”, ka thënë Abdixhiku pas takimit me Kurtin.Lajmi në përditim….

Read More

Nëntë persona kanë marrë lëndime trupore në një aksident trafiku i cili ka ndodhur sot rreth orës 13:30 në fshatin Korenicë të Gjakovës. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi. Sipas saj në aksident ishin të përfshira dy vetura. “Ju njoftojmë se sot, rreth orës 13:30, ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Korenicë, Gjakovë, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit, nëntë persona kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë ajo.Krasniqi tha se ekipet e policisë, urgjencës dhe zjarrfikësve kanë reaguar menjëherë…

Read More