- Gjakovë: Gjendet pa shenja jete një 49-vjeçar
- Lindon Emërllahu asiston dy herë në fitoren e thellë të Polissya
- Pamela Anderson si divë e Hollywood-it të vjetër: Veshja elegante dhe e rehatshme që pritet të kopjohet këtë sezon
- Kamberi: Kujt dhe pse po i pengojnë policët shqiptarë në Luginën e Preshevës?
- “Çdo lidhje i ka krisjet”, Elijona pranon problemet në marrëdhënien me Klodin
- Propozimi i Sejdiut, Veliu: Duket se konsensusi Kurti-Osmani-Abdixhiku ka nisur shumë më herët
- Kurti kritikon Serbinë: Kur nderohet Mlladiqi, s’mund të flitet për përballje me të kaluarën
- Volkswagen po shqyrton fundin e Seat – marka mund të zhduket deri në vitin 2029
Author: korrektpress
Një ndryshim i menjëhershëm i motit ka përfshirë zonën e Gjilanit, ku në fshatin Gavran është raportuar për shi të rrëmbyeshëm të shoqëruar me erëra të forta.Pas temperaturave të larta gjatë ditës, reshjet kanë sjellë freski dhe ulje të menjëhershme të temperaturave në këtë zonë. Pas temperaturave të larta, shi i rrëmbyeshëm në Skenderaj dhe Mitrovicë Pamjet nga vendi tregojnë intensitetin e motit, ndërsa deri më tani nuk janë raportuar dëme nga kjo situatë atmosferike. /Telegrafi/ Ndryshon moti në Ferizaj, rrebesh i fuqishëm pas ditës me temperatura të larta
Olivia Rodrigo ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj elegante gjatë një daljeje në Brooklyn, New York. Këngëtarja 23-vjeçare u fotografua teksa largohej nga restoranti Lucali, ku kishte festuar ditëlindjen e një shoqeje.Artistja u shfaq me një fustan të shkurtër saten në ngjyrë fildishi, të kombinuar me çizme të zeza deri në gju dhe një çantë të vogël dore, shkruan DailyMail. Me flokët e lëshuara natyrshëm dhe një buzëqeshje në fytyrë, Olivia u përshëndet me fotografët përpara se të hipte në makinën që e priste.Dalja e saj vjen pak javë pasi ajo u fotografua në New York në shoqërinë e…
Ruben Amorim i ka vendosur Milanit objektiva të guximshme për sezonin e tij të parë në krye, duke deklaruar se Rossonerët duhet të synojnë Scudetton, ndërsa gjithashtu edhe Ligën e Evropës.Sipas calciomercato.com, trajneri i Milanit refuzoi të minimizonte pritjet pavarësisht shkallës së rindërtimit që ka trashëguar.“Nuk mund të vij këtu dhe të them se nuk mundemi ose nuk duam ta fitojmë titullin. Ka shumë punë për të bërë, me një trajner të ri dhe ndryshime në skuadër, por kur je në një klub të nivelit të Milanit, duhet të synosh titullin. Kështu që do të përpiqemi”, ka thënë fillimisht Amorim.…
Vakti i darkës shpesh neglizhohet, edhe pse ajo që hamë para gjumit mund të ketë një ndikim të madh në cilësinë e gjumit, tretjen dhe ndjenjat e energjisë të nesërmen.Edhe pse nuk është e vërtetë që çdo ushqim është i “ndaluar” pas një kohe të caktuar, ka ushqime që është më mirë të shmangen në orët e vona sepse mund të rëndojnë trupin.Ushqime të skuqura dhe të yndyrshmeHamburgerët, patatet e skuqura, ushqimet e skuqura dhe ushqimet me shumë yndyrë mund të jenë një sfidë e madhe për sistemin tretës gjatë natës. Këto ushqime treten më ngadalë, mund të shkaktojnë një…
Barërat e këqija mund të jenë jashtëzakonisht bezdisëse, veçanërisht gjatë muajve të verës, kur duket sikur mbijnë kudo. Ato rriten pothuajse në çdo vend ku ka hapësirë, si mes çarjeve të pllakave të shtrimit, në shtretërit e luleve dhe madje edhe në lëndinë. Ka shumë mënyra për të frenuar rritjen e tyre, duke përfshirë përdorimin e ujit të valë, uthullës së bardhë dhe sodës së bukës.Megjithatë, një ekspert i kopshtarisë rekomandon një metodë tjetër: përdorimin e kutive të kartonit të mbetura për të parandaluar rritjen e barërave të këqija. Sipas tij, kjo metodë ndihmon edhe në përmirësimin e tokës, duke…
Ministria e Shëndetësisë në RMV njofton se gjatë kësaj jave në vend janë regjistruar shtatë raste të reja me infeksion nga virusi i Nilit Perëndimor (WNV).”Të gjitha rastet janë nga Shkupi: nga dy raste në komunat Kisella Vodë dhe Gazi Babë, si dhe nga një rast në Ilinden, Butel dhe Aerodrom. Personat e infektuar rishtazi janë të moshës nga 60 deri në 84 vjeç dhe të gjithë janë të hospitalizuar. Në Klinikën Universitare për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile, aktualisht janë të hospitalizuar gjithsej 16 pacientë. Tek 15 prej tyre infeksioni është konfirmuar laboratorikisht, ndërsa për një rast të dyshuar…
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku pas takimit që zhvilloi me liderin e LVV-së, Albin Kurti tha se nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje për çëshjten e presidentit. “Në cështje tjera sa më shumë vonohemi natyriosht që vona bëhet e pamundur. Nuk kam lajme të reja por mund të ju them që jemi shumë shumë larg ndonjë marrëveshje aktuale dhe nuk pres që të ndryshojë pa ndryshuar pozicionet e partive politike…”, ka thënë Abdixhiku pas takimit me Kurtin.Lajmi në përditim….
Nëntë persona kanë marrë lëndime trupore në një aksident trafiku i cili ka ndodhur sot rreth orës 13:30 në fshatin Korenicë të Gjakovës. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi. Sipas saj në aksident ishin të përfshira dy vetura. “Ju njoftojmë se sot, rreth orës 13:30, ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Korenicë, Gjakovë, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit, nëntë persona kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë ajo.Krasniqi tha se ekipet e policisë, urgjencës dhe zjarrfikësve kanë reaguar menjëherë…
Banorët e Skenderajt do të përballen me ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm për shkak të një defekti në rrjetin furnizues.Sipas njoftimit, KRU “Mitrovica” ka njoftuar se defekti ka ndodhur në gypin furnizues FI 300, i cili furnizon rezervuarin në Klinë të Ulët.Nga kompania kanë bërë të ditur se furnizimi me ujë do të rikthehet menjëherë pas përfundimit të sanimit të defektit.Konsumatorët janë falënderuar për mirëkuptimin dhe durimin deri në normalizimin e furnizimit. /Telegrafi/
Qeveria e Kroacisë ka prezantuar një model të ri për rritjen e pensioneve të veteranëve, i cili pritet të hyjë në fuqi më 1 janar 2027, nëse ndryshimet ligjore miratohen nga Parlamenti. Masa do të përfshijë edhe veteranët që pas luftës janë rikthyer në punë.Aktualisht, pensionet e këtyre veteranëve llogariten sipas sistemit të përgjithshëm të pensioneve, bazuar në vitet e punës dhe pagat, ndërsa më pas u shtohet një përfitim shtesë që varet nga koha e kaluar në luftë. Pikërisht për këtë kategori, partia opozitare Mozhemo kishte propozuar një rritje të pensioneve deri në 20 për qind, raporton index.hr.Megjithatë, Qeveria…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari