KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Sulmohet një zyrtar i Gjykatës Themelore në Gjilan gjatë kryerjes së detyrave zyrtare

Sulmohet një zyrtar i Gjykatës Themelore në Gjilan gjatë kryerjes së detyrave zyrtare

Gjykata Themelore në Gjilan ka reaguar pas sulmit ndaj zyrtarit të saj, Zharko Stojanviq, i cili ishte sulmuar pasditen e 17 nëntorit 2026, në rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan.

Përmes një reagimi, kjo gjykatë ka shprehur shqetësimin dhe ka dënuar ashpër sulmin ndaj zyrtarit, i cili në momentin e incidentit ishte duke kryer detyrat e tij zyrtare.

Gjykata ka vlerësuar se sulmet e tilla ndaj zyrtarëve publikë janë të papranueshme dhe të patolerueshme.

Po ashtu, ka shprehur mbështetje për zyrtarin e saj, duke kërkuar nga organet kompetente që rasti të hetohet me seriozitet dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë. /Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.