Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, është takuar me kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, Bejtullah Bejtullahu.
Në takimin në Bujanoc mori pjesë edhe ish-komandanti i UÇK-së në zonën operative të Karadakut, Ahmet Isufi, si dhe ish-komandanti i UÇPMB-së, Shefket Musliu, transmeton IndeksOnline.
Ministria ka bërë me dije se palët diskutuan për çështje me interes për kategoritë e luftës nga këto zona.
Bëhet e ditur se ministri Hoti i njoftoi për planet, nismat dhe politikat që do të adresojë Ministria në mandatin e ri.
Burimi: indeksonline.net ↗

