- “Jemi aktorë, e kemi bërë vetë”, Joz Marku reagon për videon e dhunës ndaj Edi Kuçit
- Erblin Osmani zgjedh Kosovën, talenti i Bayern Munichut do të luajë për Dardanët
- LSDM: BE dënon glorifikimin e kriminelëve, teksa Mickoski ndjek “recetën e Vuçiçit” duke i mbrojtur ata që e madhëruan Mladiqin
- Ndërhyrje komplekse në Spitalin e Pejës, hiqet me sukses tumori retroperitoneal
- New clash over the Falkland Islands, Britain warns Argentina
- Përplasje e re për Ishujt Falkland, Britania paralajmëron Argjentinën
- Vendos ‘perla’ e Albin Krasniqit – Prishtina mposht Vushtrrinë dhe merr fitoren e tretë radhazi
- “Fëmijët e nepo-ve” pushtojnë festën e YSL Beauty, Lila Moss, Beckhamët dhe Gallagherët në qendër të vëmendjes
Author: korrektpress
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se takimi me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, nuk ka sjellë ndonjë marrëveshje, përfshirë edhe çështjen e presidentit.Pas përfundimit të takimit, Abdixhiku tha se qëndrimet mes palëve mbeten ende larg njëra-tjetrës dhe se nuk sheh hapësirë për një marrëveshje pa ndryshuar pozicionet e partive politike.“Në çështje të tjera, sa më shumë vonohemi, natyrisht që vonesa e bën marrëveshjen edhe më të vështirë. Nuk kam lajme të reja, por mund të ju them që jemi shumë, shumë larg ndonjë marrëveshjeje aktuale dhe nuk pres që kjo të ndryshojë…
Arsenali pritet të zyrtarizojë të premten transferimin e mesfushorit brazilian Bruno Guimaraes nga Newcastle United, raporton AS.Sipas mediumit spanjoll, marrëveshja tashmë është në fazën përfundimtare, pasi Guimaraes ka kryer me sukses testet mjekësore, ka nënshkruar kontratën dhe madje ka pozuar me fanellën e re të Arsenalit.Transferimi pritet të jetë një prej goditjeve më të rëndësishme të “Topçinjve” në këtë afat kalimtar. Arsenali ka rënë dakord të paguajë rreth 75 milionë funte për shërbimet e 28-vjeçarit, i cili pritet të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me klubin londinez.Largimi i tij nga Newcastle është konfirmuar praktikisht edhe nga trajneri i ri i klubit anglez,…
Shtatë vende anëtare të Bashkimit Evropian, përfshirë Francën dhe Spanjën, kanë kritikuar vendimin e Sllovenisë për të penguar emërimin e ish-ministres së saj të Jashtme, Tanja Fajon, në një post të lartë në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS) në Bruksel.Sipas Euractiv, Fajon, politikane socialiste dhe ish-kandidate për postin e të dërguarës speciale të BE-së për rajonin Sahel në Afrikë, u bllokua muajin e kaluar pas ndërhyrjes së qeverisë së krahut të djathtë të Janez Janšës. Pas presionit nga Lubjana, shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, propozoi kandidaten e dytë në listë, Birgitte Nygaard Markussen, e cila më pas…
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, në kuadër të veprimeve hetimore që janë duke u zhvilluar lidhur me rastin e krimeve të luftës në Zubin Potok, njofton se gjatë vazhdimit të veprimeve në terren është identifikuar dhe është konfirmuar prania e mbetjeve mortore edhe në lokacionin e tretë të dyshuar.Sipas një komunikate të përbashkët nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës bëhet e ditur se në këtë lokacion janë duke u zhvilluar ekzaminimet dhe procedurat e nevojshme hetimore, në koordinim të plotë ndërmjet Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës, dhe…
Ndërsa Java Botërore e Gjidhënies po përmbyllet, Action for Mothers and Children (AMC) ka zgjeruar programin Klasat për Nëna në kuadër të dhomës për Edukim dhe Promovim Shëndetëdsor në një lokacion të dytë në Fushë Kosovë dhe përuroi një mural të ri publik për promovimin e gjidhënies.Pas përfundimit të një trajnimi të specializuar këtë javë, 11 infermiere dhe mami do të udhëheqin Klasat për Nëna në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Fushë Kosovë, duke u mundësuar më shumë familjeve qasje në udhëzime falas dhe të bazuara në evidencë për planifikimin familjar, shtatzëninë, lindjen, gjidhënien, kujdesin për lehonën, kujdesin…
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti nuk ka konfirmuar nëse sonte do të mbahet vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se vendimi për thirrjen e saj i takon kryesuesit të seancës.Pas takimit me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhikun, Kurti u pyet nëse seanca do të vazhdojë gjatë mbrëmjes, ndërsa u përgjigj se kjo do të bëhet e ditur në orët në vijim.“Ju e dini që unë jam vetëm kryeministër në detyrë dhe nuk jam kryesues i seancës konstituive. Seanca konstituive e Kuvendit ka nisur dje dhe kur vazhdon vendos kryesuesi i…
Një 19-vjeçar nga rajoni i Shkupit ka humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur sot në rrugën “Radishanska” në Radishan të Shkupit.Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, aksidenti është raportuar në ora 12:12 dhe ka ndodhur ndërmjet një automjeti “Alfa Romeo” me targa italiane, të drejtuar nga S.B. (46), dhe një motoçiklete pa targa, të drejtuar nga N.M. (19).Si pasojë e përplasjes, 19-vjeçari që drejtonte motoçikletën pa targa ka ndërruar jetë në vendngjarje.Në vendin e aksidentit po kryhet këqyrja nga ekipet kompetente, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Legjenda e Real Madridit, Fernando Morientes, ka kritikuar ashpër klubin madrilen për mënyrën se si e ka menaxhuar interesimin për mesfushorin e Manchester Cityt, Rodri, i cili tashmë është pranë një transferimi te rivali i përbetuar, Barcelona.Fituesi i Kupës së Botës me Spanjën është një prej objektivave kryesorë të Barcelonës dhe, sipas raportimeve të fundit, katalunasit janë gjithnjë e më afër sigurimit të shërbimeve të tij.Kjo situatë ka shkaktuar reagime të forta në Madrid, ndërsa një prej tyre ka ardhur nga Morientes, i cili nuk i ka kursyer kritikat ndaj klubit që dikur e përfaqësoi.“Është një shaka. Ata na marrin…
Kurti pas takimit me Abdixhikun: Kemi dallim drastik mes rezultatit zgjedhor dhe kërkesave të LDK-së
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, ka deklaruar se takimi me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhikun, është zhvilluar në një atmosferë të hapur dhe të sinqertë, por pa rezultuar me një marrëveshje politike.Pas takimit, Kurti tha se në fokus të diskutimeve ishte mundësia e krijimit të institucioneve të legjislaturës së 11-të, në përputhje me rezultatin e zgjedhjeve.“Takimi ishte i hapur dhe i sinqertë. Diskutuam për mundësinë e legjislaturës së 11-të, që përfaqëson vullnetin e popullit. Nuk kemi ende marrëveshje politike”, u shpreh ai, përcjell Telegrafi. Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Jemi shumë larg marrëveshjes për…
Me sistemin e tij e-Power, Nissan ka prezantuar një teknologji ku motori me benzinë shërben vetëm për të karikuar baterinë, ndërsa lëvizja e automjetit realizohet nga një ose më shumë motorë elektrikë.Tani, Nissan Qashqai e-Power ka hyrë në Librin Guinness të Rekordeve, pasi versioni i përmirësuar me gjeneratën më të fundit të sistemit e-Power arriti të përshkojë saktësisht 1.980 kilometra me një rezervuar të vetëm karburanti.Me këtë rezultat, ai vendosi rekordin për distancën më të gjatë të përshkuar nga një SUV me zgjerues autonomie (range extender), pa pasur nevojë për karikim të jashtëm ose furnizim shtesë me karburant. Udhëtimi u…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari