Author: korrektpress

19 pacientë kanë kërkuar ndihmë në repartin e infektologjisë dhe 14 në pediatrinë në Gostivar me simptoma të dhimbjes së barkut, diarresë si dhe plogështi në trup. Të njëjtët, pas ekzaminimit, janë lëshuar për mjekim shtëpiak, ndërsa dy raste me simptoma më të rënda janë shtuar në spital. Drejtori i spitalit, Emri Bajrami, për TV21 tha se këto shifra janë krejtësisht normale për këtë stinë dhe nuk kanë të bëjnë me ndonjë virus apo diçka të ngjashme.“Brenda 24 orëve të fundit, në repartin e infektologjisë kanë kërkuar ndihmë mjekësore vetëm 11 pacientë, ndërsa në repartin e pediatrisë kanë kërkuar ndihmë…

Read More

Liverpooli dhe Paris Saint-Germain ende nuk kanë arritur një marrëveshje për vlerën e sulmuesit francez Bradley Barcola, raporton gazeta prestigjioze franceze L’Equipe.Klubi anglez pritet të intensifikojë përpjekjet për transferimin e reprezentuesit të Francës, duke përgatitur një ofertë fillestare prej 115 milionë eurosh për yllin e PSG-së.Megjithatë, Liverpooli është i vetëdijshëm se kjo ofertë mund të mos jetë e mjaftueshme për kampionët francezë, të cilët nuk kanë ndërmend ta lejojnë largimin e Barcolas për një shumë më të ulët se 150 milionë euro, pa përfshirë bonuset eventuale.PSG e konsideron 23-vjeçarin si një prej talenteve më të rëndësishme të skuadrës dhe dëshiron…

Read More

Gjykata e apelit në SHBA ka bllokuar sallën e vallëzimit të Shtëpisë së Bardhë të Donald Trump, e cila kushton 400 milionë dollarë.Gjykata federale e apelit urdhëroi administratën Trump të ndalonte ndërtimin e sallës së vallëzimit në vendin e Krahut Lindor të Shtëpisë së Bardhë, i cili ishte shembur.Gjykata e Apelit e SHBA-së me seli në Uashington për Distriktin e Kolumbisë mbështeti një urdhër paraprak gjyqësor të fituar nga Fondi Kombëtar për Ruajtjen e Trashëgimisë Historike.Vitin e kaluar, organizata jofitimprurëse ngriti padi pasi administrata shembi Krahun Lindor dhe filloi ndërtimin e një salle vallëzimi) pa autorizim nga Kongresi.Gjykata gjithashtu pezulloi…

Read More

Ish-sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah, mbeti i befasuar dhe dukshëm i shokuar pasi mori një dhuratë tejet të pazakontë nga një kryetar komune në Trabzon të Turqisë.34-vjeçari iu bashkua klubit turk Trabzonspor në fillim të këtij muaji, vetëm disa javë pasi u largua nga Liverpooli si lojtar i lirë, pas përfundimit të kontratës së tij me klubin anglez.Vendimi i Salahut për t’iu bashkuar një skuadre që sezonin e kaluar përfundoi në vendin e tretë në Superligën turke ka befasuar shumëkënd. Megjithatë, aventura e tij në Turqi ka nisur në mënyrë mjaft interesante, pasi një kryetar komune i ka ofruar atij…

Read More

Policia e Shkupit po ndërmerr masa për zbardhjen e një grabitjeje që ka ndodhur në komunën Qendër të Shkupit, gjatë së cilës një person ka mbetur pa paratë që sapo i kishte tërhequr nga bankomati.Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme, më 6 gusht në orën 18:00, S.S. (35) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 17:00 kishte kërkuar ndihmë nga një burrë i panjohur për të tërhequr para nga bankomati.Pasi kishin arritur t’i nxjerrin paratë, i panjohuri, duke përdorur forcë, ia kishte marrë dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.Nga MPB informojnë se po ndërmerren masa për gjetjen…

Read More

Nëntë persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 13:30 në fshatin Korenicë të Gjakovës, ku janë përfshirë dy automjete.Pas aksidentit, të gjithë të lënduarit janë dërguar për trajtim në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës “Isa Grezda”.Spitali ka njoftuar se rreth orës 14:00 në Shërbimin Emergjent janë pranuar nëntë pacientë, të cilëve u janë kryer ekzaminimet dhe shërbimet e nevojshme mjekësore.“Menjëherë pas pranimit janë kryer të gjitha ekzaminimet dhe shërbimet e nevojshme mjekësore, përfshirë ekzaminimet imazherike (RTG dhe CT), analizat laboratorike, si dhe konsultimet nga specialistët përkatës”, thuhet në njoftimin e…

Read More

Tenisti legjendar zviceran, Roger Federer, po kalon përsëri pushimet në bregdetin kroat këtë verë. Ai po qëndron me gruan e tij, Mirkën, dhe miqtë në Mali Lošinj, ku jahti i tij është i ankoruar në Gjirin e Çikatit.Gjatë qëndrimit të tij, Federer darkoi në restorantin Matsunoki në Bellevue Hotel, një nga restorantet më të famshme japoneze në Kroaci. Pas darkës, ai bëri foto me stafin dhe mysafirët dhe tha se gjithmonë kënaqet duke u kthyer në Lošinj.”Vij në Mali Lošinj sa herë që më lejon mundësia. Kam kaluar dhjetë ditë këtu disa vjet më parë dhe gjithmonë kam qenë i…

Read More

Policia e Kosovës ka gjetur disa veshje dhe pajisje ushtarake të fshehura në një puset kanalizimi në rrugën “Zoran Gjingjiq” në Mitrovicë të Veriut.Sipas Policisë, rasti është evidentuar të premten, rreth orës 13:30, gjatë patrullimit të zyrtarëve të Stacionit Policor në Mitrovicë të Veriut.Zyrtarët policorë kanë vërejtur një puset të kanalizimit të hapur dhe, gjatë kontrollit, kanë hasur në një qese të zezë plastike, brenda së cilës janë gjetur pajisjet.Në mesin e pajisjeve të gjetura janë pesë kapela ushtarake të gjelbra, dy gjoksore ushtarake me nga tri vende për municion, një rrip ushtarak, katër çanta për karikatorë, një çantë për…

Read More

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se takimi me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, nuk ka sjellë ndonjë marrëveshje, përfshirë edhe çështjen e presidentit.Pas përfundimit të takimit, Abdixhiku tha se qëndrimet mes palëve mbeten ende larg njëra-tjetrës dhe se nuk sheh hapësirë për një marrëveshje pa ndryshuar pozicionet e partive politike.“Në çështje të tjera, sa më shumë vonohemi, natyrisht që vonesa e bën marrëveshjen edhe më të vështirë. Nuk kam lajme të reja, por mund të ju them që jemi shumë, shumë larg ndonjë marrëveshjeje aktuale dhe nuk pres që kjo të ndryshojë…

Read More

Arsenali pritet të zyrtarizojë të premten transferimin e mesfushorit brazilian Bruno Guimaraes nga Newcastle United, raporton AS.Sipas mediumit spanjoll, marrëveshja tashmë është në fazën përfundimtare, pasi Guimaraes ka kryer me sukses testet mjekësore, ka nënshkruar kontratën dhe madje ka pozuar me fanellën e re të Arsenalit.Transferimi pritet të jetë një prej goditjeve më të rëndësishme të “Topçinjve” në këtë afat kalimtar. Arsenali ka rënë dakord të paguajë rreth 75 milionë funte për shërbimet e 28-vjeçarit, i cili pritet të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me klubin londinez.Largimi i tij nga Newcastle është konfirmuar praktikisht edhe nga trajneri i ri i klubit anglez,…

Read More