- Momenti romantik i Luizit dhe Kiarës, ai kalon rrethojat për ta puthur
- Ukraine announces resumption of peace talks with Russia at the end of September
- Miti se pas të 50-ave na duhet më pak gjumë: 5 këshilla për të fjetur më mirë
- Ukraina njofton rifillimin e bisedimeve të paqes me Rusinë në fund të shtatorit
- Henry paralajmëron Liverpoolin për sulmuesin “djallëzisht të shpejtë”, për të cilin paguan 145 milionë euro
- E Majta: Mickoski krenohet me statistika ekonomike, por familjet po përballen me çmime gjithnjë e më të larta
- “Nuk më lejohet të flas”, Elijona ngre pikëpyetje pas periudhës së vështirë: Jo çdo gjë shkon sipas planit
- Another sabotage attempt prevented in Germany, explosive devices found near power lines
Author: korrektpress
Tenisti legjendar zviceran, Roger Federer, po kalon përsëri pushimet në bregdetin kroat këtë verë. Ai po qëndron me gruan e tij, Mirkën, dhe miqtë në Mali Lošinj, ku jahti i tij është i ankoruar në Gjirin e Çikatit.Gjatë qëndrimit të tij, Federer darkoi në restorantin Matsunoki në Bellevue Hotel, një nga restorantet më të famshme japoneze në Kroaci. Pas darkës, ai bëri foto me stafin dhe mysafirët dhe tha se gjithmonë kënaqet duke u kthyer në Lošinj.”Vij në Mali Lošinj sa herë që më lejon mundësia. Kam kaluar dhjetë ditë këtu disa vjet më parë dhe gjithmonë kam qenë i…
Policia e Kosovës ka gjetur disa veshje dhe pajisje ushtarake të fshehura në një puset kanalizimi në rrugën “Zoran Gjingjiq” në Mitrovicë të Veriut.Sipas Policisë, rasti është evidentuar të premten, rreth orës 13:30, gjatë patrullimit të zyrtarëve të Stacionit Policor në Mitrovicë të Veriut.Zyrtarët policorë kanë vërejtur një puset të kanalizimit të hapur dhe, gjatë kontrollit, kanë hasur në një qese të zezë plastike, brenda së cilës janë gjetur pajisjet.Në mesin e pajisjeve të gjetura janë pesë kapela ushtarake të gjelbra, dy gjoksore ushtarake me nga tri vende për municion, një rrip ushtarak, katër çanta për karikatorë, një çantë për…
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se takimi me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, nuk ka sjellë ndonjë marrëveshje, përfshirë edhe çështjen e presidentit.Pas përfundimit të takimit, Abdixhiku tha se qëndrimet mes palëve mbeten ende larg njëra-tjetrës dhe se nuk sheh hapësirë për një marrëveshje pa ndryshuar pozicionet e partive politike.“Në çështje të tjera, sa më shumë vonohemi, natyrisht që vonesa e bën marrëveshjen edhe më të vështirë. Nuk kam lajme të reja, por mund të ju them që jemi shumë, shumë larg ndonjë marrëveshjeje aktuale dhe nuk pres që kjo të ndryshojë…
Arsenali pritet të zyrtarizojë të premten transferimin e mesfushorit brazilian Bruno Guimaraes nga Newcastle United, raporton AS.Sipas mediumit spanjoll, marrëveshja tashmë është në fazën përfundimtare, pasi Guimaraes ka kryer me sukses testet mjekësore, ka nënshkruar kontratën dhe madje ka pozuar me fanellën e re të Arsenalit.Transferimi pritet të jetë një prej goditjeve më të rëndësishme të “Topçinjve” në këtë afat kalimtar. Arsenali ka rënë dakord të paguajë rreth 75 milionë funte për shërbimet e 28-vjeçarit, i cili pritet të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me klubin londinez.Largimi i tij nga Newcastle është konfirmuar praktikisht edhe nga trajneri i ri i klubit anglez,…
Shtatë vende anëtare të Bashkimit Evropian, përfshirë Francën dhe Spanjën, kanë kritikuar vendimin e Sllovenisë për të penguar emërimin e ish-ministres së saj të Jashtme, Tanja Fajon, në një post të lartë në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS) në Bruksel.Sipas Euractiv, Fajon, politikane socialiste dhe ish-kandidate për postin e të dërguarës speciale të BE-së për rajonin Sahel në Afrikë, u bllokua muajin e kaluar pas ndërhyrjes së qeverisë së krahut të djathtë të Janez Janšës. Pas presionit nga Lubjana, shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, propozoi kandidaten e dytë në listë, Birgitte Nygaard Markussen, e cila më pas…
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, në kuadër të veprimeve hetimore që janë duke u zhvilluar lidhur me rastin e krimeve të luftës në Zubin Potok, njofton se gjatë vazhdimit të veprimeve në terren është identifikuar dhe është konfirmuar prania e mbetjeve mortore edhe në lokacionin e tretë të dyshuar.Sipas një komunikate të përbashkët nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës bëhet e ditur se në këtë lokacion janë duke u zhvilluar ekzaminimet dhe procedurat e nevojshme hetimore, në koordinim të plotë ndërmjet Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës, dhe…
Ndërsa Java Botërore e Gjidhënies po përmbyllet, Action for Mothers and Children (AMC) ka zgjeruar programin Klasat për Nëna në kuadër të dhomës për Edukim dhe Promovim Shëndetëdsor në një lokacion të dytë në Fushë Kosovë dhe përuroi një mural të ri publik për promovimin e gjidhënies.Pas përfundimit të një trajnimi të specializuar këtë javë, 11 infermiere dhe mami do të udhëheqin Klasat për Nëna në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Fushë Kosovë, duke u mundësuar më shumë familjeve qasje në udhëzime falas dhe të bazuara në evidencë për planifikimin familjar, shtatzëninë, lindjen, gjidhënien, kujdesin për lehonën, kujdesin…
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti nuk ka konfirmuar nëse sonte do të mbahet vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se vendimi për thirrjen e saj i takon kryesuesit të seancës.Pas takimit me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhikun, Kurti u pyet nëse seanca do të vazhdojë gjatë mbrëmjes, ndërsa u përgjigj se kjo do të bëhet e ditur në orët në vijim.“Ju e dini që unë jam vetëm kryeministër në detyrë dhe nuk jam kryesues i seancës konstituive. Seanca konstituive e Kuvendit ka nisur dje dhe kur vazhdon vendos kryesuesi i…
Një 19-vjeçar nga rajoni i Shkupit ka humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur sot në rrugën “Radishanska” në Radishan të Shkupit.Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, aksidenti është raportuar në ora 12:12 dhe ka ndodhur ndërmjet një automjeti “Alfa Romeo” me targa italiane, të drejtuar nga S.B. (46), dhe një motoçiklete pa targa, të drejtuar nga N.M. (19).Si pasojë e përplasjes, 19-vjeçari që drejtonte motoçikletën pa targa ka ndërruar jetë në vendngjarje.Në vendin e aksidentit po kryhet këqyrja nga ekipet kompetente, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Legjenda e Real Madridit, Fernando Morientes, ka kritikuar ashpër klubin madrilen për mënyrën se si e ka menaxhuar interesimin për mesfushorin e Manchester Cityt, Rodri, i cili tashmë është pranë një transferimi te rivali i përbetuar, Barcelona.Fituesi i Kupës së Botës me Spanjën është një prej objektivave kryesorë të Barcelonës dhe, sipas raportimeve të fundit, katalunasit janë gjithnjë e më afër sigurimit të shërbimeve të tij.Kjo situatë ka shkaktuar reagime të forta në Madrid, ndërsa një prej tyre ka ardhur nga Morientes, i cili nuk i ka kursyer kritikat ndaj klubit që dikur e përfaqësoi.“Është një shaka. Ata na marrin…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari