Gruda shkëlqen në Ligëne Kombeve, sërish në formacionin më të mirë të raunditFutbollisti me prejardhje shqiptare, Brajan Gruda, po vazhdon të lërë gjurmë me paraqitjet e tij mbresëlënëse me fanellën e Kombëtares së Gjermanisë.
Pas performancës së shkëlqyer në raundin e fundit të Ligës së Kombeve, platforma e njohur e statistikave, “Sofascore”, e ka përfshirë sërish 22-vjeçarin në 11-shen më të mirë të xhiros, shkruan IndeksOnline.
Gruda ishte një ndër lojtarët më të dalluar në fushë për gjermanët duke konfirmuar formën e lartë që po kalon dhe rëndësinë që po merr gjithnjë e më shumë në ekipin përfaqësues të Gjermanisë.
Përfshirja e tij e vazhdueshme në formacionet ideale të raundit dëshmon rritjen e jashtëzakonshme të talentit shqiptar në arenën ndërkombëtare. /IndeksOnline/

