Author: korrektpress

Nëntë persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 13:30 në fshatin Korenicë të Gjakovës, ku janë përfshirë dy automjete.Pas aksidentit, të gjithë të lënduarit janë dërguar për trajtim në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës “Isa Grezda”.Spitali ka njoftuar se rreth orës 14:00 në Shërbimin Emergjent janë pranuar nëntë pacientë, të cilëve u janë kryer ekzaminimet dhe shërbimet e nevojshme mjekësore.“Menjëherë pas pranimit janë kryer të gjitha ekzaminimet dhe shërbimet e nevojshme mjekësore, përfshirë ekzaminimet imazherike (RTG dhe CT), analizat laboratorike, si dhe konsultimet nga specialistët përkatës”, thuhet në njoftimin e…

Read More

Eugen Cakolli nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka kritikuar vendimin për vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës të shtunën në orën 11:00, duke e cilësuar atë si shkelje të rendit kushtetues.Përmes një reagimi në Facebook, Cakolli ka thënë se kryesuesi i seancës, Avni Dehari, është dashur ta caktojë vazhdimin gjatë ditës së sotme, në mënyrë që të respektohej afati kushtetues.“Caktimi i vazhdimit të seancës konstituive për nesër, në orën 11:00, përbën shkelje të hapur dhe cenim të drejtpërdrejtë të rendit kushtetues”, ka shkruar Cakolli.Sipas tij, Dehari ka pasur obligim që vazhdimin e seancës ta thërriste sot,…

Read More

Superkupa e Spanjës do të zhvillohet për herë të parë në historinë e saj në Turqi, me qytetin e Stambollit që është zgjedhur si nikoqir i këtij turneu prestigjioz, raporton gazetari Alfredo Martinez.Pas disa edicioneve të zhvilluara në Arabinë Saudite, kompeticioni do të ketë një destinacion të ri, ndërsa pritet të zhvillohet gjatë javës së parë të shkurtit të vitit 2027, si trofeu i parë që do të vendoset në sezonin e ri të futbollit spanjoll.Ky edicion pritet të sjellë edhe një përballje shumë të veçantë taktike, pasi do të jetë dueli i parë zyrtar mes José Mourinhos, trajnerit të…

Read More

Muzikanti legjendar britanik Glenn Hughes (74), ish-anëtar i grupeve muzikore Deep Purple dhe Black Sabbath, ka njoftuar se po tërhiqet nga turnetë dhe performancat live për shkak të problemeve shëndetësore. Ai zbuloi se së shpejti do t’i nënshtrohet një operacioni në zemër të hapur, prandaj ka vendosur të marrë një pushim të pacaktuar nga skena.Ai e ndau lajmin të martën nëpërmjet Facebook-ut, ku në një postim emocional falënderoi fansat e tij për mbështetjen e tyre afatgjatë dhe shpjegoi se shëndeti i tij është aktualisht përparësia e tij më e rëndësishme.”Gjatë vitit të kaluar kam pasur probleme shëndetësore. Kam bërë shumë…

Read More

Bujqit nga rajoni i Strumicës edhe sot vazhdojnë me bllokadën, pasi nuk morën zgjidhje për çmimin e grumbullimit të specave ajvarka.Kërkesa e tyre kryesore është që klasa e parë e kësaj kulture bujqësore të grumbullohet me çmim prej 50 denarësh për kilogram.Prodhuesit theksojnë se me kushtet aktuale të grumbullimit vështirë mund t’i mbulojnë shpenzimet e prodhimit, veçanërisht duke pasur parasysh investimet në materialin farëror, punimin e tokës, mbrojtjen e kulturave, ujitjen dhe fuqinë punëtore.Bllokada është vazhdim i pakënaqësisë që në periudhën e kaluar e shprehën bujqit e rajonit të Strumicës. Ata kërkojnë që çmimi i grumbullimit të përcaktohet në mënyrë…

Read More

Administrata e Kuvendit të Kosovës ka njoftuar se seanca konstituive e Kuvendit, e cila nisi më 6 gusht, do të vazhdojë nesër, më 8 gusht, në orën 11:00, në sallën plenare.Procesi i konstituimit mbeti i papërfunduar në seancën e parë, pasi kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk propozoi kandidat për kryetar të Kuvendit.Kurti deklaroi se, për të ecur përpara me konstituimin e institucioneve, duhet të arrihet një zgjidhje politike edhe për çështjen e presidentit, në mënyrë që më pas të vazhdohet me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë.Seanca e së shtunës pritet të tregojë nëse partitë…

Read More

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti nuk ka konfirmuar nëse sonte do të mbahet vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se vendimi për thirrjen e saj i takon kryesuesit të seancës.Pas takimit me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhikun, Kurti u pyet nëse seanca do të vazhdojë gjatë mbrëmjes, ndërsa u përgjigj se kjo do të bëhet e ditur në orët në vijim.“Ju e dini që unë jam vetëm kryeministër në detyrë dhe nuk jam kryesues i seancës konstituive. Seanca konstituive e Kuvendit ka nisur dje dhe kur vazhdon vendos kryesuesi i…

Read More

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka konfirmuar të premten rastin e parë gjatë vitit 2026 me Virusin e Nilit Perëndimor (WNV).Sipas IKShPK-së, rasti është konfirmuar përmes Laboratorit të Mikrobiologjisë. Bëhet fjalë për një person të gjinisë mashkullore, i lindur në vitin 2005, shtetas i Kosovës, i cili po trajtohet në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.IKShPK ka bërë të ditur se pacienti është në gjendje stabile dhe po merr trajtimin e nevojshëm.“Rasti është një person i gjinisë mashkullore, i lindur në vitin 2005, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili është duke u trajtuar në…

Read More

Posterat e filmit të ri të Lee Cronin, “The Mummy”, janë ndaluar zyrtarisht nga shfaqja publike në Mbretërinë e Bashkuar, pasi Autoriteti i Standardeve të Reklamimit (ASA) shprehu shqetësime serioze në lidhje me shfaqjen e tyre në vendet ku fëmijët mund t’i shihnin.Ky vendim vjen vetëm katër muaj pasi filmi i tmerrshëm horror u shfaq në kinema më 17 prill, i cili u përball me kritika të përziera dhe një vlerësim modest prej 45 përqind pozitiv në Rotten Tomatoes.Organi rregullator i reklamave mori ankesa të shumta nga qytetarët në lidhje me posterin promovues, pas të cilave u mor vendimi për…

Read More

Arsenali ka kthyer vëmendjen drejt një objektivi të ri në merkato, pasi ëndrra për transferimin e Vinicius Juniorit u shua pas rinovimit të brazilianit me Real Madridin.Pavarësisht se ishte lidhur fuqishëm me një kalim te “Topçinjtë”, Vinicius Junior do të vazhdojë të jetë pjesë e Real Madridit sezonin e ardhshëm, pasi sulmuesi 26-vjeçar ka nënshkruar një kontratë të re gjashtëvjeçare me “Los Blancos”.Ky zhvillim i dha fund shpresave të trajnerit Mikel Arteta për ta sjellë brazilianin në Londër, por drejtuesit e Arsenalit nuk kanë humbur kohë dhe tashmë kanë identifikuar një tjetër objektiv për repartin ofensiv.Sipas raportimeve, drejtori sportiv Andrea…

Read More