Author: korrektpress

Administrata e Kuvendit të Kosovës ka njoftuar se seanca konstituive e Kuvendit, e cila nisi më 6 gusht, do të vazhdojë nesër, më 8 gusht, në orën 11:00, në sallën plenare.Procesi i konstituimit mbeti i papërfunduar në seancën e parë, pasi kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk propozoi kandidat për kryetar të Kuvendit.Kurti deklaroi se, për të ecur përpara me konstituimin e institucioneve, duhet të arrihet një zgjidhje politike edhe për çështjen e presidentit, në mënyrë që më pas të vazhdohet me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë.Seanca e së shtunës pritet të tregojë nëse partitë…

Read More

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti nuk ka konfirmuar nëse sonte do të mbahet vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se vendimi për thirrjen e saj i takon kryesuesit të seancës.Pas takimit me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhikun, Kurti u pyet nëse seanca do të vazhdojë gjatë mbrëmjes, ndërsa u përgjigj se kjo do të bëhet e ditur në orët në vijim.“Ju e dini që unë jam vetëm kryeministër në detyrë dhe nuk jam kryesues i seancës konstituive. Seanca konstituive e Kuvendit ka nisur dje dhe kur vazhdon vendos kryesuesi i…

Read More

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka konfirmuar të premten rastin e parë gjatë vitit 2026 me Virusin e Nilit Perëndimor (WNV).Sipas IKShPK-së, rasti është konfirmuar përmes Laboratorit të Mikrobiologjisë. Bëhet fjalë për një person të gjinisë mashkullore, i lindur në vitin 2005, shtetas i Kosovës, i cili po trajtohet në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.IKShPK ka bërë të ditur se pacienti është në gjendje stabile dhe po merr trajtimin e nevojshëm.“Rasti është një person i gjinisë mashkullore, i lindur në vitin 2005, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili është duke u trajtuar në…

Read More

Posterat e filmit të ri të Lee Cronin, “The Mummy”, janë ndaluar zyrtarisht nga shfaqja publike në Mbretërinë e Bashkuar, pasi Autoriteti i Standardeve të Reklamimit (ASA) shprehu shqetësime serioze në lidhje me shfaqjen e tyre në vendet ku fëmijët mund t’i shihnin.Ky vendim vjen vetëm katër muaj pasi filmi i tmerrshëm horror u shfaq në kinema më 17 prill, i cili u përball me kritika të përziera dhe një vlerësim modest prej 45 përqind pozitiv në Rotten Tomatoes.Organi rregullator i reklamave mori ankesa të shumta nga qytetarët në lidhje me posterin promovues, pas të cilave u mor vendimi për…

Read More

Arsenali ka kthyer vëmendjen drejt një objektivi të ri në merkato, pasi ëndrra për transferimin e Vinicius Juniorit u shua pas rinovimit të brazilianit me Real Madridin.Pavarësisht se ishte lidhur fuqishëm me një kalim te “Topçinjtë”, Vinicius Junior do të vazhdojë të jetë pjesë e Real Madridit sezonin e ardhshëm, pasi sulmuesi 26-vjeçar ka nënshkruar një kontratë të re gjashtëvjeçare me “Los Blancos”.Ky zhvillim i dha fund shpresave të trajnerit Mikel Arteta për ta sjellë brazilianin në Londër, por drejtuesit e Arsenalit nuk kanë humbur kohë dhe tashmë kanë identifikuar një tjetër objektiv për repartin ofensiv.Sipas raportimeve, drejtori sportiv Andrea…

Read More

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka dërguar një letër kryetarit të Aleancës, Ardian Gjini, duke e ftuar në një takim për të diskutuar konstituimin e institucioneve të legjislaturës së 11-të.Në letrën drejtuar Gjinit, Kurti ka uruar deputetët e Aleancës për dhënien e betimit, ndërsa ka theksuar nevojën për bashkëpunim ndërmjet forcave politike për zgjedhjen e Kryetarit dhe Kryesisë së Kuvendit, Qeverisë dhe Presidentit.“Konstituimi i institucioneve të legjislaturës së 11-të (zgjedhja e Kryetarit dhe e Kryesisë së Kuvendit, zgjedhja e Qeverisë dhe e Presidentit) kërkon bashkëveprim e bashkërendim të të gjithë neve. Pluralizmi politik në demokraci është konkurrencë me…

Read More

19 pacientë kanë kërkuar ndihmë në repartin e infektologjisë dhe 14 në pediatrinë në Gostivar me simptoma të dhimbjes së barkut, diarresë si dhe plogështi në trup. Të njëjtët, pas ekzaminimit, janë lëshuar për mjekim shtëpiak, ndërsa dy raste me simptoma më të rënda janë shtuar në spital. Drejtori i spitalit, Emri Bajrami, për TV21 tha se këto shifra janë krejtësisht normale për këtë stinë dhe nuk kanë të bëjnë me ndonjë virus apo diçka të ngjashme.“Brenda 24 orëve të fundit, në repartin e infektologjisë kanë kërkuar ndihmë mjekësore vetëm 11 pacientë, ndërsa në repartin e pediatrisë kanë kërkuar ndihmë…

Read More

Liverpooli dhe Paris Saint-Germain ende nuk kanë arritur një marrëveshje për vlerën e sulmuesit francez Bradley Barcola, raporton gazeta prestigjioze franceze L’Equipe.Klubi anglez pritet të intensifikojë përpjekjet për transferimin e reprezentuesit të Francës, duke përgatitur një ofertë fillestare prej 115 milionë eurosh për yllin e PSG-së.Megjithatë, Liverpooli është i vetëdijshëm se kjo ofertë mund të mos jetë e mjaftueshme për kampionët francezë, të cilët nuk kanë ndërmend ta lejojnë largimin e Barcolas për një shumë më të ulët se 150 milionë euro, pa përfshirë bonuset eventuale.PSG e konsideron 23-vjeçarin si një prej talenteve më të rëndësishme të skuadrës dhe dëshiron…

Read More

Gjykata e apelit në SHBA ka bllokuar sallën e vallëzimit të Shtëpisë së Bardhë të Donald Trump, e cila kushton 400 milionë dollarë.Gjykata federale e apelit urdhëroi administratën Trump të ndalonte ndërtimin e sallës së vallëzimit në vendin e Krahut Lindor të Shtëpisë së Bardhë, i cili ishte shembur.Gjykata e Apelit e SHBA-së me seli në Uashington për Distriktin e Kolumbisë mbështeti një urdhër paraprak gjyqësor të fituar nga Fondi Kombëtar për Ruajtjen e Trashëgimisë Historike.Vitin e kaluar, organizata jofitimprurëse ngriti padi pasi administrata shembi Krahun Lindor dhe filloi ndërtimin e një salle vallëzimi) pa autorizim nga Kongresi.Gjykata gjithashtu pezulloi…

Read More

Ish-sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah, mbeti i befasuar dhe dukshëm i shokuar pasi mori një dhuratë tejet të pazakontë nga një kryetar komune në Trabzon të Turqisë.34-vjeçari iu bashkua klubit turk Trabzonspor në fillim të këtij muaji, vetëm disa javë pasi u largua nga Liverpooli si lojtar i lirë, pas përfundimit të kontratës së tij me klubin anglez.Vendimi i Salahut për t’iu bashkuar një skuadre që sezonin e kaluar përfundoi në vendin e tretë në Superligën turke ka befasuar shumëkënd. Megjithatë, aventura e tij në Turqi ka nisur në mënyrë mjaft interesante, pasi një kryetar komune i ka ofruar atij…

Read More