KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Nga Haga në Kosovë, ky është udhëtimi i dytë i Jakup Krasniqit drejt atdheut

Nga Haga në Kosovë, ky është udhëtimi i dytë i Jakup Krasniqit drejt atdheut

Kjo është hera e dytë që Jakup Krasniqi vjen në Kosovë që nga dërgimi i tij në Hagë

Jakup Krasniqi është nisur nga Haga drejt Kosovës, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së tij, Sevdije Krasniqi.

Me këtë udhëtim, ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës do ta vizitojë atdheun për herë të dytë që nga arrestimi dhe dërgimi i tij në Hagë, transmeton Klankosova.tv.

Vizita e tij e parë në Kosovë pas arrestimit u realizua më 10 tetor 2024, pasi mori lejen përkatëse nga Dhomat e Specializuara. Atëkohë, qëndrimi i tij u zhvillua nën masa të rrepta sigurie, me përcjelljen e vazhdueshme të zyrtarëve të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës.

Gjatë asaj vizite, Krasniqi fillimisht qëndroi në varrezat e Negrocit, ku bëri homazhe te varri i vëllait të tij, Azem Krasniqi.

Homazhet i realizoi nën mbikëqyrjen e katër zyrtarëve të huaj, të angazhuar për ta përcjellë gjatë gjithë qëndrimit të tij në Kosovë.

Ndërkaq, më 16 shtator, Jakup Krasniqi u dënua me 25 vjet burgim nga Gjykata Speciale në Hagë./Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.