Bashko.app hapet në fillim të vitit 2027 në web, iPhone dhe Android. Platforma do të bashkojë në një vend njerëzit, bizneset dhe eventet e botës shqiptare, duke përfshirë edhe biznese dhe evente ndërkombëtare.
Bashko mbështetet në tri premtime. Shenjën e verifikimit e marrin vetëm bizneset që verifikohen në regjistrat zyrtarë. Kërkimi të tregon çfarë ka pranë teje. Rrjeti shtrihet kudo ku jetojnë shqiptarët, nga Prishtina, Tirana e Shkupi deri në Cyrih, Mynih, Londër, Toronto, New York e Sydney.
Çfarë do të ofrojë Bashko?
- Biznese dhe profesionistë pranë teje – Nga mjekët dhe avokatët te elektricistët e përkthyesit, mund të gjesh profesionistin që të duhet dhe ta kontaktosh drejtpërdrejt.
- Evente dhe bileta nga telefoni – Mund të shohësh çfarë po ndodh në qytetin tënd, të zgjedhësh ku do ta kalosh fundjavën dhe të blesh biletën nga telefoni.
- Lidhje për biznesin tënd – Mund të gjesh partnerë, furnitorë dhe klientë në atdhe e në diasporë.
Platforma po zhvillohet nga bashko.app AG, kompani zvicerane me seli në kantonin e Zugut. Themeluesi i saj, Faton Shkodra, ka mbledhur një ekip prej 15 personash që punojnë në Kosovë dhe në Zvicër.
Vizito Bashko.app dhe vendos emailin për t’u njoftuar kur të hapet platforma. Nëse ke një biznes, mund ta rezervosh profilin falas para lansimit.

