- Musmurati: Po vazhdon rinovimi i lodrave në lagjet e Prishtinës
- Java e katërt në Superligën e Kosovës nis sot, një ndeshje në program
- iPhone Ultra i palosshëm do të ketë MagSafe, zbulohen detaje të reja
- U përfol se presidenti amerikan mban paruke, Trump i përgjigjet komenteve: Era do të ma kishte marrë deri tash
- Moti në Shqipëri, temperaturat deri në 37 gradë
- Sot mot me diell dhe vranësira
- New school year – which EU countries pay teachers best?
- “I don’t want Muslims in America,” says Hamas founder’s son
Author: korrektpress
Më shumë se 4,000 raste të konfirmuara të virusit Ebola janë regjistruar në Republikën Demokratike të Kongos, tregojnë të dhënat zyrtare të qeverisë.Epidemia, e dyta më e madhe në botë, është përshkruar si përhapja më e shpejtë e regjistruar ndonjëherë.Ekspertët besojnë se infeksionet ekzistonin muaj para se të shpallej një epidemi më 15 maj dhe se numri i vërtetë i rasteve mund të jetë shumë më i lartë se numri zyrtar.Instituti i shëndetit publik i vendit të Afrikës Qendrore thotë në raportin e tij më të fundit se numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur në 4,053, përfshirë 1,850 vdekje.Rastet…
Filmi “The Odyssey” i Christopher Nolan ka kaluar shifrën e 1 miliard dollarëve në kinematë globale vetëm tre javë pas publikimit.Filmi, në të cilin Matt Damon portretizon mbretin grek Odise, fitoi 429.65 milionë dollarë brenda vendit dhe 578.8 milionë dollarë ndërkombëtarisht, për një total prej 1.008 miliardë dollarësh.Është filmi i parë i Nolan që nga filmi “Dark Knight Rises” i vitit 2012 që arrin këtë moment historik në biletari.Në ditët në vijim, “The Odyssey” pritet të bëhet filmi i tij me fitimet më të larta të të gjitha kohërave, duke tejkaluar rekordet e mëparshme të mbajtura nga “Dark Knight Rises”…
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se partia e tij ka kërkuar që seanca konstituive e Kuvendit të vazhdojë sonte deri në mesnatë, me synim respektimin e afatit kushtetues.Në një prononcim nga holli i Kuvendit, Haziri tha se qëndrimi i LDK-së bazohet në respektimin e Kushtetutës dhe ruajtjen e standardeve institucionale.“LDK ka pritur dhe ka kërkuar, ka ftuar që seanca të mbahet sonte deri në ora 00:00, në mënyrë që të ruhen afatet kushtetuese, të ruhet fryma kushtetuese, germa kushtetuese dhe standardi që kemi arritur tash e sa vite duke qenë edhe udhëheqëse e institucioneve…
Barcelona ka nisur të përgatitet për çdo skenar në afatin kalimtar dhe, në rast se nuk arrin ta finalizojë transferimin e Julian Alvarez, klubi katalunas ka gjetur një alternativë të fortë në sulm.Sipas raportimeve nga Spanja, Georges Mikautadze është emri që ka fituar më shumë peshë në listën e drejtuesve të Barcelonës. Sulmuesi gjeorgjian 25-vjeçar thuhet se ka dhënë miratimin e tij për një kalim të mundshëm te blaugranasit, pas kontakteve direkte me trajnerin Hansi Flick.Flick raportohet se ka zhvilluar bisedime me Mikautadzen për t’i shpjeguar projektin sportiv të Barcelonës dhe rolin që ai mund të ketë në skuadër. Ky…
Deputetë të partive opozitare janë mbledhur në Kuvendin e Kosovës teksa kanë kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje që të mbahet sonte seanca konstituive sipas afateve kushtetuese e jo nesër siç është thirrur nga kryesuesi i saj.Mirëpo, deputetët e mbledhur siç merr vesh Dukagjini kanë mbetur në hollin e Kuvendit pasi dera e sallës ku pritet të mbahet seanca është e mbyllur, njofton Dukagjini.Kujtojmë se Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca i kanë bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që seanca të mbahet sonte për çka kanë mbledhur edhe nënshkrime.Deri në këto orë nuk ka ardhur ndonjë përgjigje nga partia…
Krijuesi shqiptar është mes pesë personaliteteve që do të nderohen më 11 gusht në Cervicati, në një ceremoni kushtuar diversitetit kulturor, dialogut dhe vlerave që bashkojnë popujt e MesdheutNjë tjetër vlerësim ndërkombëtar për Ilir Shaqirin. Artisti dhe shkrimtari shqiptar do të nderohet më 11 gusht 2026, në Cervicati të Italisë, me Çmimin Mesdhetar të Paqes 2026.Ceremonia do të zhvillohet në kuadër të prestigjiozit Çmim Ndërkombëtar Morea, ndërsa edicioni i sivjetmë sjell në qendër një temë me peshë të veçantë: “Diversiteti kulturor për dialog dhe zhvillim”.Çmimin do ta dorëzojë Enrico Marchianò, president i Klubit për UNESCO-n në Cosenza, ndërsa këtë vit…
Policia spanjolle ka shkatërruar një nga rrjetet më të mëdha të kontrabandës së njerëzve në Mesdhe, që besohet se ka sjellë më shumë se 2,000 emigrantë në vend në mënyrë të paligjshme. Lajmi u njoftua nga autoritetet, shkruan Reuters. Në njoftimin për shtyp të Gardës Civile Spanjolle, thuhet se, së bashku me Policinë Kombëtare, ata “shkatërruan me sukses një nga rrjetet kriminale transnacionale më komplekse, aktive dhe të rrezikshme të zbuluara në Mesdhe deri më sot”.Operacioni vjen në një kohë kur vëmendja ndaj migracionit dhe trafikimit të qenieve njerëzore është rritur në Spanjë dhe Evropë. Javën e kaluar, një kalim…
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit politike në vend, duke kritikuar ashpër kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.Gjini, përmes një reagimi në Facebook, ka thënë se Kosova po përballet me një situatë që po shihet me shqetësim nga qytetarët dhe miqtë e saj, ndërsa kundërshtarët e vendit po e shohin me gëzim.“Sonte Kosovën e shohin me dhimbje qytetarët dhe miqtë tanë! Sonte Kosovën e shohin me gëzim të gjithë armiqtë”, ka shkruar Gjini. Opozita kërkon seancën sonte, VV e quan “shfaqje teatrale” Ai i është drejtuar drejtpërdrejt Kurtit, duke e akuzuar se po e dëmton…
Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka nisur aksionin për largimin nga tregu të produkteve të deklaruara se përmbajnë yndyrë me origjinë bimore, përfshirë vajin e palmës dhe vajin e kokosit.Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka bërë të ditur se aksioni është ndërmarrë pas urdhëresës së Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, e cila gjatë ditës së sotme ka urdhëruar nëntë kompani që t’i tërheqin nga tregu produktet e tyre të deklaruara me yndyrë me origjinë bimore.Sipas MINTI-t, Inspektorati ka nisur gjatë pasdites kontrollet në marketet e kategorive B dhe C, me qëllim identifikimin e produkteve dhe largimin e…
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka ndërmarrë masa ndaj Qumështores VITA, pas kontrolleve zyrtare dhe rezultateve laboratorike të Laboratorit të Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (LUVK).Sipas AUV-së, gjatë kontrolleve janë konstatuar 12 produkte të paraqitura dhe tregtuara si produkte me përmbajtje shtazore, të cilat kanë rezultuar jokonforme për shkak të pranisë së vajit të palmës, qumështit pluhur dhe/ose niseshtes së padeklaruar.Për këto produkte, AUV ka urdhëruar tërheqjen e menjëhershme nga tregu.Gjetjet më serioze, sipas Agjencisë, lidhen me produktet e deklaruara si qumësht.“Katër mostra të katër produkteve të shitura, prezantuara dhe deklaruara si qumësht kanë rezultuar jokonforme: dy me prani…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari