- Musmurati: Po vazhdon rinovimi i lodrave në lagjet e Prishtinës
- Java e katërt në Superligën e Kosovës nis sot, një ndeshje në program
- iPhone Ultra i palosshëm do të ketë MagSafe, zbulohen detaje të reja
- U përfol se presidenti amerikan mban paruke, Trump i përgjigjet komenteve: Era do të ma kishte marrë deri tash
- Moti në Shqipëri, temperaturat deri në 37 gradë
- Sot mot me diell dhe vranësira
- New school year – which EU countries pay teachers best?
- “I don’t want Muslims in America,” says Hamas founder’s son
Author: korrektpress
Jose Mourinho ka nisur të vendosë filozofinë e tij te Real Madridi, duke sjellë menjëherë një ndryshim të madh në mënyrën e funksionimit të skuadrës.Sipas Diario AS, trajneri portugez ka identifikuar disa zakone të këqija brenda grupit të lojtarëve dhe ka vendosur t’i japë fund atyre përmes një regjimi më strikt profesional.Një prej ndryshimeve kryesore lidhet me ushqimin e futbollistëve. Lojtarët nuk do të kenë më liri të plotë për të zgjedhur ushqimet e tyre, pasi një nutricionist i klubit tashmë do të ketë kontroll mbi menutë dhe do të hartojë një plan ushqimor të personalizuar për secilin lojtar.Mourinho beson…
Një nga markerët më të njohur nuk mjafton për diagnozën – ja cili ekzaminim jep përgjigjen më të besueshmeKanceri i pankreasit konsiderohet një nga sëmundjet malinje më agresive, pikërisht sepse në shumicën e rasteve zhvillohet në heshtje, pa simptoma të qarta. Kur shfaqen shenjat e para, sëmundja shpesh ka avancuar, ndaj mjekët theksojnë rëndësinë e diagnostikimit të hershëm dhe të saktë. Edhe pse disa analiza gjaku mund të ngrenë dyshime, specialistët theksojnë se ekziston një mënyrë që mund të konfirmojë me siguri diagnozën. Një problem i veçantë është fakti se tumoret e pankreasit shpesh zbulohen kur janë ende shumë të…
Belgjika do të vendosë rreth 30 personel ushtarak në territorin vetëqeverisës të Grenlandës në fillim të shtatorit, si pjesë e misionit të sapokrijuar të NATO-s, Arctic Sentry, konfirmoi Ministri i Mbrojtjes Theo Francken për transmetuesin belg VTM.Vendosja do të përfshijë trupa nga Brigada e 1-rë me bazë në Leopoldsburg, si dhe anëtarë të Forcave Speciale Belge.Misioni synon të forcojë praninë e NATO-s në rajonin e Arktikut, duke përfshirë zonën përreth Grenlandës, Islandës dhe Oqeanit Arktik, mes asaj që aleanca e përshkruan si interes strategjik në rritje nga Rusia dhe Kina.Forcat belge do të kryejnë aktivitete parandaluese dhe stërvitore, duke përfshirë…
Vatrat e bisedimeve për krijimin e institucioneve të reja po përballen me refuzimet e para të prera. Për dallim nga Lidhja Demokratike, Partia Demokratike refuzoi t`i shkonte në takim kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke e bërë të qartë, se për shkak të dallimeve të thella programore dhe konceptuale, do të qëndrojë në opozitë. Ndërkohë, një takim i ngjashëm ka dështuar të realizohet edhe me Aleancën.Analistët paralajmërojnë se nëse partitë nuk lëvizin nga pozicionet e tyre fillestare, skenari i vetëm i mbetur në tryezë do të jetë ai që askush nuk e dëshiron: një tjetër cikël i parakohshëm zgjedhor.Për dallim…
Spanja do të vendosë kontrolle të reja kufitare për fluturimet dhe anijet nga Italia, ndërsa debati midis të dy vendeve për fluksin e emigrantëve në Ceuta intensifikohet.Qeveria spanjolle tha se kontrollet e pasaportave, kombësisë dhe vizave do të kryhen për pasagjerët italianë dhe vizitorët nga vende të tjera që mbërrijnë nga Italia nga mesnata e së shtunës deri më 7 shtator.Vendimi është marrë “mes presionit të vazhdueshëm të migracionit të parregullt” nga Italia, sipas qeverisë.Kjo vjen pasi Italia zbatoi masat e veta, të cilat tha se ishin të motivuara nga vërshimi masiv i migracionit në enklavën afrikane të Spanjës, Ceuta,…
Marash Kumbulla ka nisur një kapitull të ri në karrierën e tij, pasi është transferuar në formë huazimi te skuadra spanjolle Rayo Vallecano nga Roma.Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë do të jetë pjesë e klubit nga Madridi për sezonin 2026/27, ndërsa marrëveshja mes dy klubeve përfshin edhe një opsion blerjeje në fund të edicionit.Kumbulla largohet nga Roma në kërkim të më shumë hapësirave dhe vazhdimësisë, pasi vitet e fundit ka pasur vështirësi për të siguruar një vend të rregullt në formacionin e skuadrës italiane.Reprezentuesi shqiptar sezonin e kaluar ishte i huazuar te Mallorca, por aventura e tij në klubin spanjoll…
Donald dhe Melania Trump janë të martuar prej më shumë se dy dekadash, por duket se Zonja e Parë e SHBA-së ende nuk është mësuar me disa nga zakonet e bashkëshortit të saj.Gjatë një fjalimi në Las Vegas këtë javë, presidenti amerikan zbuloi se Melania nuk është aspak e entuziazmuar nga vallëzimi i tij tashmë i famshëm, por as nga mënyra se si ai imiton peshëngritësit gjatë paraqitjeve në skenë. Sipas Trumpit, bashkëshortja e tij mendon se një sjellje e tillë thjesht nuk është “presidenciale”.Trump fillimisht lavdëroi filmin e bashkëshortes së tij, “Melania: Twenty Days to History”, duke e cilësuar…
Prodhuesi britanik i makinave luksoze Aston Martin ka vendosur të shesë kontrollin e shumicës së të drejtave të markës së saj, në një përpjekje për të përballuar presionin financiar.Kompania ka rënë dakord t’i kalojë 50.1% të të drejtave të markës për produktet jo-automobilistike grupit amerikan Authentic Brands, si pjesë e një pakete financimi prej 550 milionë paundësh (rreth 738 milionë dollarë) të udhëhequr nga HPS Investment Partners.Marrëveshja e ndan emrin Aston Martin në dy pjesë: njëra do të mbetet për makinat dhe aktivitetet në Formula 1, ndërsa tjetra do të përfshijë produktet e modës, aksesorët, artikujt promocionalë dhe licencimet e…
Nxënësit e shkollave të mesme në Danimarkë do t’i rikthehen mësimit javën e ardhshme me rregulla më të forta për përdorimin e Al, me synim parandalimin e kopjimit gjatë detyrave dhe provimeve.Ministri danez i Arsimit, Magnus Heunicke, njoftoi një paketë masash të menjëhershme për të luftuar përdorimin e Al për qëllime mashtrimi akademik. Ndër masat e reja përfshihen mbrojtjet me gojë të detyrave të shkruara në shtëpi dhe përdorimi i mjeteve që monitorojnë ekranet e nxënësve gjatë provimeve.Sipas ministrisë, shkollat e mesme të larta në Danimarkë po përballen me një rritje të rasteve të kopjimit të asistuar nga Al, duke…
Një grua indiane që nuk i ka prerë flokët që nga viti 2015 hyri në Guinness kur flokët e saj të gjatë u matën në 2.8 metra e 25 cm të gjatë.Renu Dhariyal u vlerësua me titullin për flokët më të gjatë të një personi të gjallë (femër). Ajo ia kaloi rekordin ukrainases Aliia Nasyrova, flokët e së cilës ishin matur 2.8 metra e 5.3 cm të gjatë.”Kam filluar t’i rris flokët vazhdimisht që nga viti 2015. Në kulturën indiane, flokët e gjatë konsiderohen simbol i bukurisë dhe traditës ekstreme, gjë që më frymëzoi t’i rris kaq gjatë”, tha Dhariyal.Ajo…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari