KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

NLB Banka dhe BERZH prezantojnë mundësitë për mbështetjen e bizneseve dhe transformimin digjital

NLB Banka dhe BERZH prezantojnë mundësitë për mbështetjen e bizneseve dhe transformimin digjital

Në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm për mbështetjen e zhvillimit dhe fuqizimit të bizneseve në Kosovë, NLB Banka, në bashkëpunim me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), organizoi një takim informues me klientët e biznesit, me fokus në mundësitë e financimit, investimet në teknologji dhe transformimin digjital.

Takimi shërbeu si një mundësi për të prezantuar zgjidhjet financiare dhe programet mbështetëse që u mundësojnë bizneseve të investojnë në modernizimin e proceseve, rritjen e efikasitetit operacional dhe forcimin e konkurrueshmërisë në treg.

Në hapje të aktivitetit, Yll Sejdiu, Anëtar i Bordit Udhëheqës të NLB Bankës, theksoi rëndësinë e partneriteteve strategjike me institucione ndërkombëtare, si BERZH, në krijimin e mundësive të reja për bizneset vendore, duke riafirmuar përkushtimin e NLB Bankës për të qenë partner i besueshëm në zhvillimin dhe rritjen e tyre të qëndrueshme.

Gjatë takimit, Dafina Hasani, Udhëheqëse e Njësisë së Klientëve Korporatë në NLB Banka, si dhe Bleta Begu, Mentor Rexhepi konsulentë të Programit dhe Leonora Kusari, përfaqësuese e BERZH-it, prezantuan mundësitë e financimit dhe mbështetjes për bizneset. Me fokus të veçantë ishte programi Go Digital, investimet në digjitalizim dhe automatizim, si dhe shërbimet këshilluese për avancimin e kapaciteteve dhe përmirësimin e proceseve të biznesit.

Aktiviteti u përmbyll me një diskutim të hapur ndërmjet klientëve dhe përfaqësuesve të NLB Bankës dhe BERZH-it, duke krijuar hapësirë për shkëmbimin e përvojave dhe diskutimin e mundësive konkrete për zhvillimin e bizneseve.

Përmes partneriteteve të tilla, NLB Banka vazhdon të mbështesë bizneset në rrugëtimin e tyre drejt inovacionit, digjitalizimit dhe rritjes së qëndrueshme.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.