KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ministria e Mjedisit obligon Komunën e Skenderajt të pastrojë lumin Klina: Janë evidentuar mbeturina përgjatë lumit për rreth 250 metra

Ministria e Mjedisit obligon Komunën e Skenderajt të pastrojë lumin Klina: Janë evidentuar mbeturina përgjatë lumit për rreth 250 metra

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, e udhëhequr nga ministrja Fitore Pacolli, ka ndërmarrë masa ndaj ndotjes së lumit Klina në fshatin Klinë e Epërme të Skenderajt.

Pas një inspektimi në terren, Inspektorati i Ministrisë ka evidentuar mbeturina të hedhura përgjatë rrjedhës së lumit, në një gjatësi prej rreth 250 metrash.

Sipas njoftimit, pavarësisht pastrimeve të realizuara disa herë gjatë këtij viti, hedhja e mbeturinave nga qytetarë të papërgjegjshëm ka vazhduar.

Për këtë arsye, Ministria ka urdhëruar Komunën e Skenderajt dhe Drejtorinë e Inspektoratit që të bëjnë pastrimin e hapësirës, të identifikojnë personat përgjegjës për ndotjen dhe të ndërmarrin masa ndaj tyre, me qëllim parandalimin e rasteve të tilla në të ardhmen.

Po ashtu, Komuna është obliguar të raportojë për veprimet e ndërmarra.

Ministria ka theksuar se mbrojtja e lumenjve është përgjegjësi e përbashkët. /Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.