KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Oda e Arkitektëve i kërkon transparencë Komunës së Prishtinës për projektin “Ulpiana 2030 Leagcy”

Oda e Arkitektëve i kërkon transparencë Komunës së Prishtinës për projektin “Ulpiana 2030 Leagcy”

Oda e Arkitektëve të Republikës së Kosovës (OARK) i është drejtuar zyrtarisht Kuvendit të Komunës së Prishtinës, duke kërkuar transparencë të plotë lidhur me procesin vendimmarrës për projektin “Ulpiana 2030 Leagcy”.

Në një njoftim publik, OARK ka bërë të ditur se po i përcjell me vëmendje zhvillimet rreth këtij projekti dhe se kërkesa e saj lidhet me përgjegjësitë institucionale për mbrojtjen e interesit publik, promovimin e standardeve profesionale dhe zhvillimin e qëndrueshëm urban.

Përmes shkresës drejtuar Kuvendit Komunal, Oda ka kërkuar qasje në vendimin e plotë, përfshirë anekset përkatëse, dokumentacionin planifikues dhe arsyetimin profesional e institucional për përzgjedhjen e lokacionit, si dhe informata për ekipin e përfshirë në zhvillimin e propozimeve.

OARK vlerëson se vendimmarrja për hapësirat publike dhe të ardhmen urbane të kryeqytetit duhet të bazohet në transparencë, argumentim profesional dhe pjesëmarrje gjithëpërfshirëse.

Sipas Odës, banorët dhe komuniteti profesional duhet të përfshihen në dialog që në fazat e hershme të planifikimit, kur alternativat ende mund të shqyrtohen dhe vendimet të formësohen në interes të përbashkët.

Në fund, Oda e Arkitektëve ka theksuar se zhvillimi i qytetit është përgjegjësi e përbashkët dhe se e ardhmja e Prishtinës kërkon bashkëpunim, dialog profesional dhe vendimmarrje institucionale që respekton interesin publik. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.