Author: korrektpress

Cristian Chivu nuk mbeti i kënaqur me paraqitjen e Interit, pavarësisht fitores 2-1 ndaj Juventusit në një ndeshje miqësore parasezonale.“Zikaltrit” e përfunduan turneun përgatitor me fitoren 2-1 në Perth, e cila u sigurua falë një tjetër goli të Federico Dimarcos dhe një goditjeje diagonale të Andy Diouf, që befasoi portierin e Juventusit, Michele Di Gregorion.Francisco Conceicao ngushtoi epërsinë në fund të ndeshjes, ndërsa Juventusi pati disa mundësi për të barazuar rezultatin, veçanërisht përmes Randal Kolo Muanit dhe Kerim Alajbegoviqit.“Gjithmonë mund të bëjmë më mirë. Të paktën, po e përfundojmë turneun pa lëndime”, tha Chivu për Sky Sport Italia. “Ende nuk…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një komunikimi në rrjetet sociale me qytetarët këtë të shtunë, e ka cilësuar protestën e cila sot shënon ditë e saj të 70-të, si protestën më të fuqishme rinore dhe qytetare në Shqipëri që prej viteve ’90.Berisha deklaroi se kjo lëvizje arriti të bashkojë shqiptarët brenda dhe jashtë vendit rreth një çështjeje jetike si mjedisi, ndërsa theksoi se PD do ta mbështesë me të gjithë forcën që ka.“Pas viteve ’90, kjo është protesta më e fuqishme rinore qytetare në historinë e këtij vendi. Kjo është protesta, ta quajmë pan-kombëtare, që bashkoi shqiptarët kudo…

Read More

Ndërsa tensionet janë rritur midis Houthive të Jemenit dhe Arabisë Saudite ditët e fundit, ja një kujtesë për zhvillimet e fundit në konfliktin midis SHBA-së dhe Iranit.Ngushtica e HormuzitIrani dhe Omani kanë negociuar rrugë të reja transporti detar përmes Ngushticës së Hormuzit, të cilën Teherani e ka mbyllur që nga fillimi i konfliktit.Dje, media shtetërore e Iranit raportoi se ligjvënësit po prisnin “miratimin përfundimtar” mbi një marrëveshje kornizë të propozuar me Omanin.Ligjvënësit kanë hartuar gjithashtu një projektligj për të rregulluar trafikun përmes rrugës ujore, duke përfshirë kufizime për anije të caktuara dhe gjoba për shkelësit, sipas agjencisë gjysmëzyrtare të lajmeve…

Read More

Dwayne Johnson u përball me kritika më të dobëta për filmin e tij të fundit, ribërjen me aktorë të drejtpërdrejtë të “Moana”, i cili shkaktoi reagime negative nga disa kritikë.Lidhur me këtë, aktori foli për revistën People rreth reagimit të tij ndaj pritjes së filmit dhe pranoi se vlerësimet fillestare ishin shumë pozitive, pas të cilave situata mori një rrjedhë tjetër.”Dolën dy recensionet tona të para. Nuk do t’i harroj kurrë… Ishin të mrekullueshme. Mendova, ‘Uau’. Pastaj mori një kthesë tjetër, siç ndodh ndonjëherë. Unë dhe gruaja ime bëmë shumë biseda të tilla në shtëpi, ndërsa fëmijët flinin. Sfida ishte,…

Read More

Kodi i ri zgjedhor mbetet i bllokuar në kuvend me mbi 10 mijë amandamente opozitare. Shtatori pritet ti jep kahje zgjidhjes, pasi qëndrimet partiake aktualisht janë të ndara.VMRO-DPMNE shpreson në ndërhyrjen e ministrit të ri të drejtësisë Jeton Shasivari, në një bashkëbisedim me LSDM-në, të cilët kundërshtojnë votimin elektronik të diasporës. Ndërkohë Bashkimi Evropian kërkon miratimin e ligjit. Sipas profesorit universitar Bashkim Selmani partitë do të duhet të bien në ujdi ndaj kësaj kërkese të rëndësishme evropiane, për t’i dëshmuar Evropës jo vetëm një proces korrekt zgjedhor por edhe funksionimin e shtetit ligjor.“BE synon vendet kandidate të kenë zgjedhje të…

Read More

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar pas zhvillimeve të fundit politike dhe tensioneve në Kuvendin e Kosovës.Kusari-Lila përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka kritikuar veprimet e opozitës, duke thënë se, sipas saj, mungon një bashkërendim mes veprimit politik dhe kauzës.“Veprimi politik dhe kauza duhet të kenë bashkërendim logjik. Por kur njëra kundërshton tjetrën, e kupton se nuk ka kauzë dhe se veprimi politik bëhet kaotik, i udhëhequr nga mllefi, emocioni dhe gjuha vullgare, që dëshmojnë instinktin e pakontrolluar dhe mungesën e një qëllimi të qartë”, ka shkruar ajo.Ajo ka thënë se kjo, sipas saj,…

Read More

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, komentoi zhvillimet më të reja në Kuvendin e Kosovës.Ai tha se ajo që po shohim në Kuvendin e Republikës së Kosovës është papërgjegjësi e rëndë institucionale dhe një lojë e rrezikshme me funksionimin e shtetit.“Afatet po kalojnë. Kuvendi mbetet i pakonstituuar. Institucionet po mbahen në bllokadë, ndërsa Albin Kurti vazhdon me kalkulime për pushtet.Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk funksionon sipas nevojave politike të një partie. Afatet kushtetuese nuk presin derisa Albin Kurti t’i bëjë numrat. Kuvendi nuk mund të shndërrohet në instrument pazari për Presidentin, Qeverinë apo për mbijetesën politike të askujt”, shkroi Rama.Ai…

Read More

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Kosovës.Ambasada britanike thekson se politikanët tani duhet urgjentisht të punojnë së bashku për ta zgjidhur këtë situatë përmes dialogut dhe negociatave, për të mirën e qytetarëve të mrekullueshëm të Kosovës. Në reagim thuhet se parlamenti është zemra e demokracisë dhe se ky institucion mbikëqyr punën e qeverisë dhe mundëson miratimin e ligjeve që mund ta çojnë përpara shoqërinë dhe ekonominë. Kurti: Nëse hedhja me vezë është çmimi që duhet ta paguaj për t’u takuar e bashkëbiseduar jam i lumtur ta bëj këtë “Parlamenti është…

Read More

Sipas gazetarit Victor Navarro, Barcelona po shqyrton mundësinë e transferimit të mbrojtësit të Athletic Bilbaos, Aymeric Laporte, si një zëvendësues potencial për Ronald Araujon.Drejtori sportiv i klubit katalanas, Deco, tashmë po studion mundësinë e transferimit të mbrojtësit spanjoll, i cili ishte një prej lojtarëve kyç të Spanjës në triumfin e saj në Kupën e Botës 2026.Huazimi i pritshëm i Araujos te Liverpooli ka krijuar një hapësirë për një qendërmbrojtës të ri në skuadrën e Barcelonës.Nëse Barcelona vendos të mos e transferojë Julian Alvarezin nga Atletico Madridi, klubi mund ta përdorë buxhetin e transferimeve për të afruar Rodrin nga Manchester City,…

Read More

Sulmuesi i Al-Hilalit, Darvin Nunez, duket se do të ribashkohet me Mohamed Salahun te Trabzonspori sezonin e ardhshëm. Këtë herë, megjithatë, uruguaiani do të ketë një pagë më të lartë se ylli egjiptian.Sipas gazetës saudite Al-Yaum, që citon mediumin turk Sozcu, Al-Hilali ka rënë dakord që Nunez t’i bashkohet Trabzonsporit në këtë afat kalimtar veror në formë huazimi për një sezon.Sulmuesi uruguaian do të vazhdojë të përfitojë pagën e plotë që merr aktualisht te Al-Hilali, e cila kap shifrën e 22 milionë eurove në vit. Kjo është 5 milionë euro më shumë sesa paga aktuale e Mohamed Salahut, i cili…

Read More