KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kosova në vazon e tretë, më 6 dhjetor hidhet shorti për kualifikueset e Euro 2028

Kosova në vazon e tretë, më 6 dhjetor hidhet shorti për kualifikueset e Euro 2028

Ëndrra për pjesëmarrje në Kampionatin Evropian nis zyrtarisht më 6 dhjetor, kur në Belfast të Irlandës së Veriut do të hidhet shorti për fazën kualifikuese të Euro 2028.

Shorti do të mbahet nga ora 18:00 sipas kohës sonë, ndërsa Kosova tashmë e ka të konfirmuar pozicionin në vazon e tretë.

Dardanët do të jenë në mesin e 12 përfaqësueseve të kësaj vazoje, së bashku me Shqipërinë, Poloninë, Skocinë, Ukrainën, Gjeorgjinë, Islandën, Izraelin, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Sllovakinë dhe Rumaninë.

Pozicionimi në vazon e tretë do të thotë se Kosova do të përballet me kundërshtarë nga vazot e para, të dyta, të katërta dhe të pesta, në varësi të grupit ku do të përfundojë.

Në total, 54 përfaqësuese do të ndahen në 12 grupe, gjashtë me nga katër skuadra dhe gjashtë me nga pesë skuadra.

Kualifikimet do të zhvillohen nga marsi deri në nëntor të vitit 2027. Fituesit e 12 grupeve dhe tetë skuadrat më të mira të renditura në vendin e dytë do të sigurojnë kualifikimin direkt në Evropian.

/GazetaBlic Sport/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.