Author: korrektpress

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Aleanca, Burim Ramadani ka reaguar lidhur me situatën politike dhe ngërçin institucional në vend, duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për shkelje të afateve kushtetuese.Ramadani ka theksuar se Aleanca nuk e konteston fitoren e Vetëvendosjes në zgjedhjet e 7 qershorit, por sipas tij, VV-ja duhet ta zbatojë në praktikë mandatin e marrë nga qytetarët.“Ne nuk kontestojmë fitoren e VV-së. Duam që në zgjedhjet e ardhshme të fitojmë ne, por momentalisht fitoren e ka pasur VV”, ka shkruar Ramadani në Facebook.Ai ka thënë se Aleanca nuk e konteston as të drejtën e Vetëvendosjes për të zgjedhur kryetarin…

Read More

Producentja e filmave Spider-Man, Amy Pascal, ka zbuluar se dikur u kishte kërkuar Tom Holland dhe Zendaya-s, të cilët tashmë janë të martuar, të mos krijonin një lidhje romantike.Çifti u njoh në vitin 2016 gjatë xhirimeve të filmit Spider-Man: Homecoming, ndërsa në muajin mars u bë e ditur se ata ishin martuar.Amy ka treguar se, kur Tom dhe Zendaya u zgjodhën për rolet e Peter Parker dhe MJ, ajo i paralajmëroi që të mos nisnin një romancë jashtë ekranit. Megjithatë, ata nuk e dëgjuan këshillën e saj, duke bërë që Amy të shprehej me humor se “askush nuk më dëgjon…

Read More

Studiuesit analizuan mënyrën si flasin fëmijët për përvojat e vështira dhe zbuluan një sinjal që mund të shfaqet shumë përpara diagnozësShkencëtarët përdorën mjete të inteligjencës artificiale për të analizuar mënyrën e të folurit të fëmijëve. Rezultatet treguan se struktura dhe stili i fjalive mund të jenë më të rëndësishme sesa vetë përmbajtja e rrëfimit.Kur fëmijët flasin për stresin, studiuesit analizojnë mënyrën si e përshkruajnë traumënEkspozimi ndaj stresit në moshë të hershme përbën një nga sfidat më të mëdha të shëndetit publik dhe lidhet me deri në një të tretën e të gjitha diagnozave psikiatrike te të rriturit në mbarë botën.Megjithatë,…

Read More

FIFA ka dalë publikisht në mbështetje të presidentit Gianni Infantino pas kritikave të shumta ndaj një propozimi për t’u shitur investitorëve privatë një 20 për qind e aksioneve në një strukturë të re komerciale të lidhur me garat e saj.Pas një takimi në Rabat, organi qeverisës i futbollit botëror deklaroi se do të marrë masa për të mbrojtur reputacionin e institucionit.“FIFA nuk do të tolerojë sulme të mëtejshme ndaj integritetit dhe qeverisjes së mirë dhe do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur dhe ruajtur emrin dhe reputacionin e saj”, thuhet në deklaratën e FIFA-s. Infantino kërkon…

Read More

Një zjarr masiv ka përfshirë sipërfaqe të mëdha toke në fshatin Koilac të Mallakastrës, duke rrezikuar banesat dhe banorët e zonës.Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë për evakuimin e disa familjeve nga fshati Koilac, Mallakastër, pasi zjarri masiv që ka përfshirë sipërfaqe të mëdha toke është përhapur me shpejtësi, duke rrezikuar banesat dhe banorët.Në terren janë angazhuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, shërbimet zjarrfikëse, Forcat Kombëtare të Sigurisë, strukturat e emergjencave civile dhe strukturat e tjera përgjegjëse.Për shkak të erës së fortë, flakët po favorizohen në përhapjen e tyre në drejtim të…

Read More

Avokati dhe politikani i ri në skenën politike Abelardo de la Espriella bëri betimin si president i Kolumbisë, gjatë një ceremonie në qytetin jugperëndimor të Kalit.Ceremonia, e zhvilluar jashtë kryeqytetit Bogota, thyen për herë të parë pas më shumë se një shekulli traditën.Inaugurimi shënon një kthesë të fortë ideologjike për Kolumbinë, pasi De la Espriella pason Gustavo Petron, mandati katërvjeçar i të cilit përfundoi në një klimë të polarizimit të thelluar politik dhe vështirësive ekonomike.Ndryshe nga betimi tradicional në sheshin historik Plaza de Bolivar në Bogota, ceremonia u zhvillua në Arena USC, brenda Universitetit Santiago de Cali.Zgjedhja e lokacionit erdhi…

Read More

Të shtëna me armë automatike janë regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në Tetovë. Sipas policisë së Tetovës, rreth orës 04:20, një person, i cili ka lëvizur me motoçikletë, ka qëlluar disa herë në drejtim të shtëpisë familjare të 48-vjeçarit S.B., pas së cilës është larguar nga vendi i ngjarjes. Në vendin e ngjarjes janë konstatuar dëmtime në portën metalike të oborrit, fasadën e shtëpisë dhe objektin veror në oborr, ndërsa dëmtime ka pësuar edhe një automjet i tipit BMW i parkuar. Nga policia e Tetovës thonë se nga vendi i ngjarjes janë marrë gjashtë predha për…

Read More

Real Madridi i ka shprehur ngushëllimet Lionel Messit pas ndarjes nga jeta të babait të tij, Jorge Messi, në moshën 68-vjeçare.“Real Madrid, presidenti dhe Bordi i Drejtorëve shprehin keqardhjen e tyre të thellë për ndarjen nga jeta të Jorge Messit, babait të Leo Messit”. “Klubi ynë dëshiron t’i shprehë ngushëllimet Leo Messit, familjes së tij dhe të gjithë të afërmve të tyre. U prehtë në paqe”, thuhet në reagimin e klubit madrilen.Jorge Messi ndërroi jetë të premten në një spital në qytetin e tij të lindjes, Rosario, në Argjentinë, pas një sëmundjeje të gjatë.Comunicado Oficial: fallecimiento de Jorge Messi, padre…

Read More

Hetimet lidhur me rastin e dyshuar të krimeve të luftës në Zubin Potok po vazhdojnë nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës.Gjatë ditës së shtunë, hetuesit policorë kanë vijuar punën në terren, ndërsa në lokacionin e tretë të hetimit janë mbledhur të dhëna dhe informacione që mund të ndihmojnë në ndriçimin e rastit.Lidhur me gjetjet dhe rezultatet e deritanishme, hetuesit kanë njoftuar prokuroren Florije Salihu-Shamolli, e cila po e ndjek rastin në kuadër të procedurave përkatëse.Sipas informacioneve të deritanishme, hetimet dhe procedurat po zhvillohen në bashkëpunim me institucionet kompetente, ndërsa puna në terren pritet të vijojë edhe…

Read More

Policia ka privuar nga liria dy persona, të dyshuar se kanë shkaktuar zjarre në hapësira të hapura në pjesë të ndryshme të rajonit të Pellagonisë dhe Maqedonisë perëndimore.Më 7 gusht 2026, rreth orës 12:00, zyrtarë policorë nga SPB Makedonski Brod kanë privuar nga liria G.S. (45) nga fshati Greshnicë, komuna e Makedonski Brodit.Sipas informacioneve të policisë, ai dyshohet se në disa raste të mëparshme ka shkaktuar zjarre në hapësira të hapura. Po ashtu, po atë ditë, rreth orës 11:30, ai është kapur në zonën ndërmjet fshatrave Greshnicë dhe Sllatinë, ku, sipas dyshimeve të policisë, sërish kishte shkaktuar zjarr.Në një rast…

Read More