Legjenda e futbollit gjerman, Bastian Schweinsteiger, ka dhënë vlerësime të jashtëzakonshme për futbollistin me prejardhje shqiptare, Brajan Gruda.
Ish-mesfushori i Bayern Munichut dhe përfaqësueses së Gjermanisë e ka veçuar Grudën mes futbollistëve të rinj që kanë cilësi për të bërë diferencën në fushën e lojës.
“Është një privilegj të kesh në skuadër futbollistë si Wirtz, Scherhant apo Gruda. Ata janë lojtarë që bëjnë diferencën. Gruda është i nivelit botëror”, është shprehur Schweinsteiger.
Ky vlerësim nga një emër i madh i futbollit gjerman përbën një kompliment të veçantë për Grudën, i cili vazhdon të marrë vëmendje për potencialin dhe cilësitë e tij futbollistike./Indeksonline/
Burimi: indeksonline.net ↗

