KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Pas luftës, Irani ka vënë në shënjestër infrastrukturën kritike në SHBA pranon qeveria amerikane

Pas luftës, Irani ka vënë në shënjestër infrastrukturën kritike në SHBA pranon qeveria amerikane

Qeveria e Iranit, por edhe persona që mbështeten prej Teheranit, kanë vënë në shënjestër infrastrukturat kritike në SHBA. Këtë e bën të ditur sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare, Markuejn Malin, në një memorandum me shkrim, përpara seancës dëgjimore vjetore në Kongres mbi kërcënimet në shkallë globale.

“Veprimtarë të qeverisë iraniane në internet dhe kriminelë kibernetikë proiranianë kanë shënjestruar infrastrukturat kritike amerikane që prej fillimit të konfliktit me Iranin gjatë këtij viti”, thekson Malin në memorandumin e tij.

Ai sqaron se, që nga muaji shkurt, “aktiviteti i Iranit po përqendrohet gjithnjë e më shumë në sektorët e transportit, shëndetësisë, ujësjellësit, energjisë dhe shërbimeve financiare”.

Ndonëse Malin tha se në të kaluarën sulmet iraniane “kanë pasur ndikime lokale dhe me pasoja të kufizuara në objekte industriale me siguri të pamjaftueshme”, ai paralajmëroi se “sistemet e cenueshme dhe siguria e pamjaftueshme kibernetike në infrastrukturat jetike mund të sjellin pasoja serioze”.

Në memorandumin e tij, siç vë në dukje Bloomberg, Malin nuk përmend problemet e fundit të përhapura me aksesin në email, pas kolapsit të shërbimeve online të Microsoft-it, por as bllokimin e mijëra avionëve të pasagjerëve për shkak të problemeve në sistemet e kontrollit.

Të dyja incidentet ndodhën javën e kaluar, me vetëm pak orë diferencë nga njëri-tjetri, por nuk kishin lidhje mes tyre dhe nuk u shkaktuan nga ndonjë sulm kibernetik.

Komentet e sekretarit amerikan, shton më tej Bloomberg, vijnë pothuajse nëntë muaj pas nisjes së luftës kundër Iranit, e cila filloi më 28 shkurt.

Zëvendëspresidenti JD Vance ia atribuoi pjesërisht luftës përgjegjësinë për humbjen e republikanëve në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA, më 3 nëntor.

Megjithëse Trump deklaroi javën e kaluar se SHBA-ja e ka fituar konfliktin, përshkallëzimi vijoi me sulme amerikane ndaj objekteve të lëshimit të raketave, sulme iraniane në Bahrein dhe një numër në rritje sulmesh kundër anijeve tregtare në Gjirin Persik. /Panorama

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.