Author: korrektpress

Një ndeshje e kategorisë së dytë në Uruguai prodhoi një situatë të pazakontë të shtunën, pasi një top i larguar fuqishëm nga fusha shkaktoi një aksident trafiku në rrugën pranë stadiumit.Incidenti ndodhi gjatë përballjes mes Uruguay Montevideo dhe Paysandu, ku një goditje e fortë përfundoi jashtë stadiumit dhe topi përfundoi në autostradën që kalon pranë impiantit.Topi u fut në rrugë dhe bëri që një prej automjeteve të frenonte papritur. Makina që po lëvizte menjëherë pas saj nuk arriti të ndalej në kohë dhe u përplas me pjesën e pasme të automjetit.Pamjet e incidentit, të cilat ndodhën pranë stadiumit Parque ANCAP…

Read More

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, së bashku me nënkryetarin Enis Osmani, ka vizituar sot Kalludrën e Zubin Potokut, ku po zhvillohen gërmime në kërkim të trupave të personave të pagjetur gjatë luftës së fundit në Kosovë.Përmes një reagimi, Peci ka theksuar se çështja e personave të pagjetur dhe krimet e luftës vazhdojnë të mbeten një nga plagët më të dhimbshme të shoqërisë kosovare.“Pas më shumë se dy dekadash, Kosova ende i ka varret e hapura dhe plagët e luftës që vazhdojnë të kullojnë”, ka shkruar Peci.Ai ka kritikuar Serbinë për, siç ka thënë, mungesën e kërkimfaljes për krimet…

Read More

Rrjeti Qendror i Kërkimeve për Fenomene të Jashtëzakonshme Qiellore (CENAP) është një pikë kontakti për njerëzit në Gjermani që kërkojnë një shpjegim shkencor për atë që vëzhgojnë në qiell.Drejtori i CENAP, Hansjürgen Köhler, thotë se organizata nuk ka marrë kurrë më parë kaq shumë raportime sa në ditët e sotme. “Ne marrim nga tre deri në gjashtë raportime në ditë. Pa dyshim, jemi qendra më e ngarkuar e raportimit në botën gjermanishtfolëse”, thotë ai.Deri në gusht të vitit 2026, Köhler dhe ekipi i tij kishin shqyrtuar dhe zgjidhur rreth 14 mijë raste.“Ne punonim në observator dhe po zgjeronim njohuritë tona…

Read More

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se ëshë hap për qarkullim rruga“Ilir Konushevci” segmenti 2, në afërsi të objektit të Komunës.Rama përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka bërë të ditur se puna është përqendruar në asfaltimin e rrugës dhe vendosjen e sinjalistikës, me qëllim që në orët e mëngjesit rruga të jetë e përfunduar dhe e gatshme për qarkullim.“Mirëmëngjesi Prishtinë. Rruga është e hapur për qarkullim. Derisa qyteti ishte n’gjumë, ekipet e Kryeqytetit punuan pa ndal. Gjatë gjithë natës u punua në asfaltim dhe sinjalistikë, që sot në mëngjes rruga të jetë e përfunduar…

Read More

Jose Mourinho ka zbuluar arsyen e veçantë pse vendosi të mos marrë drejtimin e Manchester Unitedit në vitin 2013, pavarësisht se fillimisht kishte arritur marrëveshje për të pasuar legjendën Sir Alex Ferguson në stolin e “Djajve të Kuq”.Trajneri portugez, i cili në atë kohë sapo ishte larguar nga Real Madridi, kishte qenë një nga kandidatët kryesorë për të marrë drejtimin e klubit anglez pas pensionimit të Fergusonit.Megjithatë, Mourinho ndryshoi mendje dhe zgjodhi të rikthehej te Chelsea, klub të cilin e kishte drejtuar edhe më herët.Në një dokumentar të publikuar nga Netflix, “Special One” ka treguar për herë të parë në…

Read More

Një 23-vjeçare është dhunuar fizikisht mbrëmjen e së dielës në banesën e saj në Shkodër.Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 22:20, në lagjen “Xhabije”, dyshohet se dy persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e shtetases O. N., 23 vjeçe, dhe e kanë dhunuar fizikisht.E reja është transportuar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.Policia e Shkodrës ben me disje se “po punonohet ër identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”. /Euronews.al/

Read More

Deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko, njëherësh iniciues i Projektligjit për njohjen e pavarësisë së Kosovës në Parlamentin e Ukrainës, ka kritikuar deklaratën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Beograd, lidhur me qëndrimin e Ukrainës ndaj Kosovës.Zelensky, gjatë vizitës në Serbi, deklaroi se Ukraina nuk do ta ndryshojë qëndrimin e saj për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.Goncharenko e ka cilësuar këtë deklaratë si “gabim diplomatik”.Përmes një postimi në platformën “X”, deputeti ukrainas ka publikuar deklaratën e Zelenskyt, ndërsa ka shpërndarë edhe një fotografi ku shihet se slogani “Free Ukraine” është larguar nga Hoteli Grand në Prishtinë.“Ky është një gabim diplomatik. Ukrainasit mbështesin…

Read More

Ditën e hënë Shqipëria do të jetë nën ndikim të masave ajrore relativisht të qëndrueshme dhe të nxehta.Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash të pakta deri mesatare në orët e mesditës deri pasdite kryesisht përgjatë relieveve malore në jug të vendit. Në periudha afatshkurta vranësirat në juglindje hera-herës deri të dendura, por kalimtare. Pas orëve të pasdites mot i kthjellët në të gjithë vendin.Reshje e shiut parashikohen lokale, me intensitet të ulët në mesditë deri pasdite në jug të vendit, shtrëngata afatshkurtra të izoluara maleve. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, e…

Read More

Hezitimi i prindërve ndaj vaksinimit, sidomos ndaj vaksinës që jepet rreth vitit të parë të jetës, është një shqetësim për profesionistët shëndetësorë.Për këtë temë ka folur neonatologu Luan Morina, në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, i përkrahur nga United Hospital dhe Qendra Laserike e Syrit “Kubati”. – YouTube www.youtube.com Duke folur për kujdesin ndaj foshnjave dhe fëmijëve, Morina tha se një nga çështjet që kërkon më shumë vëmendje është vaksinimi.“Ndoshta ajo që më së shumti ka nevojë që të alarmohet është që prindërit t’i këshillojmë dhe t’u rekomandojmë që foshnjat t’i vaksinojnë”, tha ai. Verdhëza te foshnjat, kur është…

Read More

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se moti gjatë ditës së sotme do të jetë kryesisht me diell dhe i nxehtë.Sipas njoftimit, temperaturat minimale do të lëvizin nga 12 deri në 17 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 30 deri në 35 gradë Celsius. Deri në 36 gradë Celsius – ky është parashikimi i motit për javën e ardhshme Era do të fryjë kryesisht nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 4 m/s, ndërsa lokalisht mund të ketë intensitet më të lartë. /Telegrafi/

Read More