Edhe 45.2 milionë denarë janë transferuar nga buxheti Qendror në Bankën Zhvillimore për t’i mbështetur investimet që kanë realizuar kompanitë vendore, njofton Ministria e Financave.
“Mbështetja e përgjithshme që Qeveria deri më tani ka realizuar në sektorin privat përmes kësaj mase është 14.9 miliardë denarë ose 242 milionë euro dhe ka ndikim të rëndësishëm në realizimin e investimeve private dhe mbështetjen për aktivitetet ekonomike”.
“Në buxhet për zbatimin e kësaj mase janë parashikuar mjete në vlerë të përgjithshme prej 250 milionë eurosh. Transheja e parë nga buxheti për Bankën Zhvillimore dhe kompanitë vendore u realizua nga Ministria e Financave në muajin mars të vitit të kaluar”, thonë nga MF.
Qeveria i siguroi mjetet nga Banka Hungareze Eksport-Import me qëllim të stimulimit të ciklit të investimeve në sektorin privat dhe stimulimit të rritjes ekonomike.
“Mjetet do të plasohen përmes Bankës Zhvillimore dhe bankave afariste deri te shfrytëzuesit e fundit – kompanitë vendore, me kushte të favorshme ku norma e interesit është 1.95%, periudha e shlyerjes deri në 15 vjet, kurse periudha grejs është deri në 3 vjet”, thonë nga MF.

