KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

“Kam takuar shumë sportistë të njohur”, Agit Kabayel para meçit ndaj Nelson Hysa

“Kam takuar shumë sportistë të njohur”, Agit Kabayel para meçit ndaj Nelson Hysa

Boksieri i njohur gjerman, Agit Kabayel, ka hyrë në fazën përfundimtare të përgatitjeve për duelin e 28 nëntorit, ku do ta mbrojë titullin e kampionit të botës në një përballje ndaj boksierit shqiptar Nelson Hysa.

Përballja do të zhvillohet në Dusseldorf të Gjermanisë, ndërsa Kabayel ka bërë të ditur se gjatë dhjetë javëve të fundit është përqendruar pothuajse tërësisht në përgatitjet për këtë sfidë të rëndësishme, shkruan Indeksonline

Përmes një postimi në rrjetet sociale, boksieri gjerman ka treguar se ka kufizuar angazhimet dhe kontaktet jashtë sportit, në mënyrë që të jetë maksimalisht i përgatitur për mbrojtjen e titullit.

“Falë suksesit tim sportiv, kam privilegjin të njoh dhe të takoj shumë sportistë të mrekullueshëm dhe personalitete frymëzuese. Por e gjithë kjo nuk ka rëndësi kur më 28 nëntor të ngjitem në ring”, ka shkruar Kabayel.

Ai ka zbuluar se dhjetë javët e fundit i ka kaluar pothuajse tërësisht i izoluar, duke ia kushtuar kohën përgatitjes për duelin e ardhshëm.

“Dhjetë javët e fundit jam izoluar pothuajse plotësisht, për t’u përgatitur për mbrojtjen e titullit botëror”, ka bërë të ditur boksieri gjerman.

Kabayel ka ftuar gjithashtu tifozët që të jenë pjesë e kësaj ngjarjeje, duke njoftuar se kanë mbetur edhe biletat e fundit për duelin në Dusseldorf./Indeksonline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.