KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Shtyhet seanca e Kuvendit për Ligjin për Gjykatën Speciale

Shtyhet seanca e Kuvendit për Ligjin për Gjykatën Speciale

Është shtyrë për afat të pacaktuar seanca e Kuvendit të Kosovës, në të cilën ishte paraparë të shqyrtohej Ligji për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Lajmin për shtyrjen e seancës e ka bërë të ditur nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Ardian Gola.

Seanca ishte paraparë të fillonte në orën 10:00, por nisi me rreth dy orë vonesë, afër mesditës.

Në rendin e ditës ishin tri pika, përfshirë rishqyrtimin e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, i cili ishte rikthyer në Kuvend nga Presidentja e Kosovës./IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.