Kanë mbetur edhe dhjetë ditë deri në meçin e radhës të boksierit shqiptar Nelson Hysa, i cili më 28 nëntor do të ngjitet në ring për t’u përballur me boksierin turk Agit Kabayel, në një ngjarje që do të zhvillohet në Dusseldorf të Gjermanisë.
Në prag të kësaj përballjeje, Hysa ka publikuar një mesazh paralajmërues për meçin, duke rikujtuar se data 28 nëntor po afron dhe se gjithçka është drejt ditës së madhe.
Përmes këtij mesazhi, ai ka tërhequr vëmendjen te sfida e ardhshme, e cila pritet të jetë një moment i rëndësishëm për karrierën e tij.
Krahas paralajmërimit për meçin, boksieri shqiptar u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që ta mbështesin në këtë përballje.
Ai synon të ketë përkrahjen e bashkatdhetarëve në tribunat e stadiumit në Dusseldorf, duke kërkuar që sa më shumë tifozë të jenë pranë tij në këtë ditë.
Meçi i 28 nëntorit pritet të sjellë interesim të madh te adhuruesit e boksit, ndërsa Hysa tashmë ka nisur numërimin mbrapsht drejt paraqitjes së tij të radhës në ring. /Telegrafi/

