KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Tre persona arrestohen për drogë në Prishtinë dhe Podujevë

Tre persona arrestohen për drogë në Prishtinë dhe Podujevë

Tre persona janë arrestuar gjatë së mërkurës në Prishtinë dhe Podujevë, nën dyshimin për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme që lidhen me substanca narkotike, transmeton IndeksOnline.

Policia ka njoftuar se rasti i parë ka ndodhur në Podujevë, më 18 nëntor 2026, rreth orës 11:00, ku një person është arrestuar pasi është kapur në flagrancë duke shitur lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit, policia ka konfiskuar një qese me marihuanë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti i dytë është regjistruar në Prishtinë, rreth orës 19:30, ku gjatë kontrollit të një personi dhe veturës së tij, policia ka gjetur dhe sekuestruar 15.41 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

I dyshuari është arrestuar, por pas intervistimit dhe konsultimit me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, rreth orës 21:50, po në Prishtinë, policia ka arrestuar një shtetas të huaj, pasi gjatë kontrollit tek ai janë gjetur dhe sekuestruar 0.3 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.