KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Shfaqet në pamje çanta bërthamore e Putinit, oficeri rus konfirmon se e ka me vete në Kinë

Shfaqet në pamje çanta bërthamore e Putinit, oficeri rus konfirmon se e ka me vete në Kinë

Në Kinë janë duke u zhvilluar disa prej takimeve më të rëndësishme në botë, takimet historike në mes krerëve të SHBA-ve, Kinës dh Rusisë.

E përgjatë këtyre takimeve janë parë edhe detaje të ndryshme.

CNN ka raportuar se presidenti rus, Vladimir Putin, po e mban me vete në Kinë çantën bërthamore.

Një gazetar i televizionit shtetëror rus e ka pyetur një oficer ushtarak, i cili po udhëtonte së bashku me presidentin rus, Vladimir Putin, në Samitin e APEC-ut në Shenzhen të Kinës, nëse kishte me vete çantën bërthamore të njohur si “Cheget”.

Oficeri i është përgjigjur shkurtimisht: “Po”, duke konfirmuar se e kishte me vete pajisjen.

Çanta, e njohur si “Cheget”, është pjesë e sistemit rus të komandimit dhe komunikimit bërthamor. Ajo mundëson komunikim të sigurt ndërmjet presidentit rus dhe komandës së lartë ushtarake për çështjet që lidhen me arsenalin bërthamor të Rusisë.

Pamjet janë transmetuar nga televizioni shtetëror rus “Russia-1”, ndërsa shfaqja publike e një pajisjeje të tillë konsiderohet e pazakontë. Megjithatë, Kremlini nuk e ka konfirmuar zyrtarisht identitetin e çantës së shfaqur në video.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.