- Marc Chagall në dhjetë piktura
- Arlinda Hasani Sinani është zv. guvernatore e re e Bankës Popullore të RMV-së
- Haxhiu liron nga detyra 18 gjyqtarë serbë që kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022
- Thatësira ul nivelin e ujit në Gurrën e Demjanit, KRU “Gjakova” apelon për kursi
- Përplasje në KPK, Krasniqi e pyet Blerim Isufajn: Pse i shkove në zyrë Besim Kelmendit dhe i kërkove postin e Kryeprokurorit të Shtetit?
- Zbulohen shifrat e transferimit të Gabriel Jesus te Barcelona
- Janevska: Në ditët e nxehta shkollat duhet të respektojnë protokollet, orët shkurtohen vetëm në fazën e verdhë
- DJ Gimbo ndan lajmin e dhimbshëm, ndahet nga jeta gjyshja e tij
Author: korrektpress
Kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Bashkëpunim Ndërparlamentar në Parlamentin ukrainas, Oleksandr Merezhko, thotë se në Ukrainë ka qëndrime të ndryshme për njohjen e Kosovës, por se vendimi përfundimtar i takon presidentit Volodymyr Zelensky.Duke iu përgjigjur pyetjeve të Shërbimit të Kosovës të Radios Evropa e Lirë, Merezhko deklaron se argumentet kundër njohjes lidhen kryesisht me frikën se Rusia mund ta përdorë Kosovën si precedent për pushtimin e territoreve ukrainase, me mbështetjen e Serbisë për integritetin territorial të Ukrainës dhe, deri diku, me municionin serb që përfundon në Ukrainë.Megjithatë, ai thotë se personalisht është skeptik ndaj këtyre argumenteve, dhe…
Çfarë do të ndodhë me Fisnik Asllanin? Dështimi i transferimit te Leipzig rikthen Barcelonën në garë
Fisnik Asllani e kishte arritur marrëveshjen me klubin gjerman, por nuk e kaloi me sukses kontrollin mjekësor.Asllani, sulmuesi 23-vjeçar i Hoffenheimit, nuk do ta kompletojë transferimin te RB Leipzig, pasi problemet e evidentuara gjatë kontrollit mjekësor kanë bërë që marrëveshja të dështojë.Transferimi, i cili parashikonte një investim fillestar prej 25 milionë eurosh, me bonuse që mund ta çonin shumën deri në 30 milionë euro, tashmë është anuluar. Kjo situatë rikthen në skenë Barcelonën dhe Borussia Dortmundin, të cilat kanë shfaqur interes për sulmuesin shqiptar gjatë kësaj vere. Asllani nuk transferohet te LeipzigLeipzig kishte avancuar ndjeshëm në negociatat për Asllanin dhe…
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka nënshkruar sot Marrëveshje Bashkëpunimi me Allianz Foundation dhe Autostrada Biennale, në kuadër të vazhdimit të partneritetit për zhvillimin socio-ekonomik përmes turizmit kulturor dhe zgjerimit të hapësirave kulturore.Sipas Komunës së Prizrenit, marrëveshja shënon vazhdimin e bashkëpunimit të suksesshëm dhe synon zbatimin e fazës së dytë të projektit “Zhvillimi socio-ekonomik përmes turizmit kulturor dhe zgjerimit të hapësirave kulturore”.Ky partneritet synon të forcojë ofertën kulturore të Prizrenit, të zhvillojë turizmin kulturor dhe ekonominë kreative, si dhe të krijojë hapësira dhe programe të reja në fushën e kulturës dhe mjedisit.Në kuadër të kësaj vizite, kryetari Totaj…
Komuna e Gjilanit ka njoftuar se, përmes Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në bashkëpunim me Shërbimin e Asistencës Sociale pranë Qendrës për Punë Sociale, ka realizuar shpërndarjen e 150 pakove ushqimore dhe 150 thasëve me miell për familjet në nevojë.Sipas njoftimit, donacioni është siguruar nga organizata humanitare “Jetimat e Ballkanit”, e cila në vazhdimësi kontribuon në mbështetjen e familjeve me kushte të vështira ekonomike dhe sociale.Komuna e Gjilanit ka shprehur mirënjohje të veçantë për “Jetimat e Ballkanit” për këtë donacion, si dhe për gatishmërinë e vazhdueshme të organizatës për të qenë pranë familjeve në nevojë.Po ashtu, komuna ka falënderuar…
Deputetja e VLEN-it Saranda Imeri-Stafai është e ftuara e radhës në emisionin PodGo, me të cilën kemi diskutuar për Qeverinë, kohën e saj në BDI, VLEN-in, si dhe Komunën e Gostivarit, vend prej nga ajo vjen.Deputetja tha se VLEN-i ballafaqohet me probleme të trashëguara dhe se shumë çështje nuk janë zgjidhur siç duhet nga pushtetet e kaluara. Ajo tha se është krenare për punën e saj si deputete dhe nëse ka zgjedhje do të dalë e hapur para qytetarëve.”VLEN-i bllafaqohet me probleme të trashëguara. Kemi shumë çështje që ndryshe janë të rregulluara me ligj dhe ndryshe në praktik. Dhe me…
Vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqia kanë bërë përparim në publikimin e dokumenteve buxhetore, por sistemet e kontrollit dhe të pjesëmarrjes publike mbeten të dobëta, duke u lënë qeverive hapësirë të gjerë për të ndryshuar mënyrën e përdorimit të fondeve gjatë vitit.Analiza rajonale e Anketës së Buxhetit të Hapur 2025, e publikuar nga Partneriteti Ndërkombëtar i Buxhetit, tregon se transparenca dhe mbikëqyrja buxhetore janë në nivele mesatare në vitin 2025, ndërsa pjesëmarrja e publikut është tepër e ulët në të gjitha vendet e vlerësuara.Në anketë përfshihen Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Turqia. Vendet vlerësohen…
Milingonat zakonisht nuk hyjnë të gjitha menjëherë në shtëpinë ose kopshtin tuaj. Fillimisht, një milingonë e vetme del për të kërkuar ushqim dhe strehim. Pasi gjen një burim ushqimi, ajo kthehet në koloni dhe lë pas një gjurmë feromonësh. Më pas, një numër i madh milingonash ndjekin këtë gjurmë përgjatë oborrit dhe futen në shtëpi, duke lëvizur përgjatë dërrasave anësore të mureve, pragjeve të dritareve dhe duke arritur përfundimisht deri te dollapët e kuzhinës.Fatkeqësisht, gjatë verës pronarët e shtëpive mund të vërejnë më shumë milingona. Kjo ndodh sepse gjatë kësaj periudhe kolonitë e milingonave janë në numrin e tyre më…
Një tërmet me magnitudë 7.4 ballë u regjistrua në Kolumbinë perëndimore, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS).Dridhjet u ndjenë në të gjithë vendin.Epiqendra e tërmetit ishte në San José del Palmar, në departamentin e Chocó, rreth 280 kilometra në perëndim të Bogotës, në një thellësi prej 107 kilometrash.Në kryeqytetin e vendit, dridhjet u ndjenë fuqishëm, u dhanë alarmet dhe në shumë ndërtesa njerëzit u evakuuan në rrugë si masë paraprake.
Të qenit prind është një rol i vështirë dhe sjellja e një fëmije mund të tregojë se sa i sigurt dhe i pranuar ndihet pranë prindërve të tij. Kur një fëmijë i beson një prindi, ka më shumë të ngjarë t’i drejtohet atij për ndihmë, të flasë për ndjenjat e tij dhe të shprehë lirisht mendimet e tij. Sjellje të tilla mund të jenë tregues të sigurisë emocionale dhe besimit që është zhvilluar në marrëdhënie. Sipas hulumtimeve dhe këshilltarëve, gjashtë sjellje mund të tregojnë se një fëmijë mendon se prindërit e tij janë të shkëlqyer.Ata kërkojnë ngushëllim nga prindërit e…
Deklarata e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se Beogradi po mbledh ekspertë për të shqyrtuar mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër, ka nxitur reagime të forta në Kosovë dhe Shqipëri.Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ushtruesja e detyrës së ministres së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, si dhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, e kanë ngritur çështjen e rëndësisë strategjike të sistemit Ibër-Lepenc dhe liqenit të Ujmanit, duke kërkuar që deklarata e presidentit serb të trajtohet me seriozitet nga partnerët ndërkombëtarë.Vuçiqi kishte deklaruar se Serbia po bashkon…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari