UNUM Festival rikthehet në Shqipëri nga 3 deri më 8 qershor 2027, për gjashtë ditë e pesë net muzikë elektronike underground, në bregdetin shqiptar.
Për edicionin e tij të tetë, UNUM zbulon Phase 1 me më shumë se 40 artistë, duke sjellë një përzgjedhje që bashkon figura kyçe të skenës underground me disa prej emrave që janë bërë pjesë e identitetit muzikor të festivalit.
Në krye të fazës së parë janë Ricardo Villalobos, Mathew Jonson, Raresh, Binh, Dennis Cruz dhe Guti, së bashku me një listë të gjerë artistësh ndërkombëtarë që përfaqësojnë house, minimal dhe techno.
Edicioni i 2027 vazhdon lidhjen e fortë të UNUM me skenën rumune të minimal dhe house, me SIT (Cristi Cons & Vlad Caia), Arapu, DumitrEscu dhe Priku pjesë e Phase 1. Një sound që ndër vite është bërë pjesë e pandashme e UNUM, nga setet e gjata deri te qasja e thellë ndaj minimal dhe house.
Phase 1 sjell gjithashtu rikthimin e artistëve që tashmë kanë lënë gjurmë në historinë e UNUM, mes tyre Mathew Jonson dhe Dana Ruh, si dhe Alci, Anthea, Cap, Guti, Isaac Carter, John Dimas, Laidlaw, Marlie, Rossko, Saraga dhe Traumer, ndër shumë të tjerë.
Me kalimin e viteve, UNUM është shndërruar në një pikë referimi për skenën underground europiane, duke tërhequr njerëz nga dhjetëra vende drejt bregdetit shqiptar. Kombinimi i një destinacioni unik, një lineup-i të kuruar dhe një skene që funksionon nga dita në natë ka ndërtuar një identitet që është i vështirë të ngatërrohet me një tjetër festival.
Në tre skena, muzika vazhdon nga ditët e gjata në netët që shkojnë deri në mëngjes, me sete të gjata dhe lindje dielli që janë tashmë pjesë e ritmit të UNUM.
Me Phase 1 tashmë të zbuluar, UNUM 2027 vendos bazat për edicionin e tij të tetë, nga 3 deri më 8 qershor në Shqipëri.
Early Bird biletat janë tashmë në shitje.
Biletat: www.unumfestival.com

