KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Real Madridit i rikthehen dy yjet e mëdhenj për sfidën me Celta Vigon

Real Madridit i rikthehen dy yjet e mëdhenj për sfidën me Celta Vigon

Real Madridi ka marrë lajme pozitive para përballjes me Celta Vigon në kuadër të Ligës Premier, pasi Bernardo Silva dhe Aurelien Tchouameni janë rikthyer në stërvitjet e grupit.

Sipas gazetarit të COPE, Melchor Ruiz, të dy mesfushorët kanë marrë pjesë në seancën stërvitore të së enjtes së bashku me pjesën tjetër të skuadrës, pasi kishin pasur shqetësime fizike gjatë angazhimeve me përfaqësueset e tyre.

Tchouameni ishte kthyer nga grumbullimi me Francën me një problem në regjionin e ijëve, ndërsa Bernardo Silva ishte larguar nga kampi i Portugalisë pasi kishte ndier shqetësime fizike pas humbjes nga Danimarka.

Rikthimi i tyre në stërvitje i jep trajnerit Jose Mourinho më shumë alternativa në mesfushë, ndonëse mbetet të shihet nëse të dy do të jenë të gatshëm për ndeshjen e radhës.

Vendimi për aktivizimin e tyre do të merret pas vlerësimit përfundimtar të gjendjes fizike para fillimit të takimit.

Real Madridi do të jetë nikoqir i Celta Vigos të shtunën, më 21 nëntor, në stadiumin “Santiago Bernabeu”, në kuadër të kampionatit spanjoll./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.