- “I duhuri”, legjenda angleze i bindur se transferimi i Granit Xhakës te Chelsea do të ketë sukses
- Nga sot linja 7C rikthehet në itinerarin e saj të mëparshëm
- Don Xhoni paralajmëron albumin e ri me 10 këngë
- Mot i qëndrueshëm dhe vranësira përgjatë relieveve malore, parashikimi për këtë të mërkurë
- Nga sot hyjnë në fuqi çmimet e reja të biletave të autobusëve në Prishtinë
- RCC ndan çmimet për gratë sipërmarrëse në Ballkan, Flandra Marmullaku në mesin e fitueseve
- Franca në epërsi pas pjesës së parë ndaj Suedisë falë euro golit të Mbappes
- Netflix po përgatit një bllokim të ri
Author: korrektpress
Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar të mitur në Gjilan, të implikuar në një skemë mashtrimi dhe keqpërdorimi të kartelave bankare të qytetarëve. Rasti u hetua nga Njësia e Hetimeve Rajonale, konkretisht Ekipi i Krimeve Kibernetike, me autorizim të Prokurorit të Shtetit.Hetimet kishin nisur më 8 dhjetor 2025, pas dyshimeve se personat e mitur kishin përfituar kundërligjshëm përmes shfrytëzimit të të dhënave bankare të disa qytetarëve. Gjatë procedurave hetimore, policia ka siguruar prova të besueshme që lidhen me veprat penale “Lëshimi i çeqeve pa mbulese ose të rreme dhe keqpërdorimi i kartelave bankare apo kreditit”.Më 11 dhjetor, me…
Banorja e Big Brother VIP Kosova, Sasa Hoda, ka ndarë një nga rrëfimet më personale gjatë një bisede me banorët e tjerë, ku ka folur për lidhjen e gjatë që ka pasur dhe sfidat që ka përjetuar brenda saj.Ajo zbuloi se ka qenë në një marrëdhënie 10-vjeçare, të cilën e kishte nisur kur ishte ende shumë e re.“Kam qenë dhjetë vite me të dashurin tim edhe unë kam menduar se kam qenë 21 vjeçare. Kam qenë tepër e re plus e kam pasur një kompleks gjithë kohën se vetëm ai më do dhe askush tjetër dhe ai e ka shfrytëzuar…
Bayern Munich po përgatit një ofertë rreth 120 milionë euro për Enzo Fernandez, duke e rikthyer fuqishëm praninë e tij në tregun evropian.Klubi gjerman e sheh mesfushorin argjentinas si përforcimin më të rëndësishëm për sezonin e ardhshëm, ndërsa Vincent Kompany beson se ai do të transformojë mesfushën bavareze.Enzo Fernandez po kalon një periudhë të shkëlqyer te Chelsea, me minutazh, ndikim dhe rritje të vazhdueshme në Ligën Premier. Ai shihet si lojtari ideal për t’i dhënë ritëm, qarkullim topi dhe prezencë ofensive ekipit të Kompanyt. Bayerni ka analizuar detajisht profilin e tij dhe e konsideron të gatshëm për një hap të…
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me aktakuzën ndaj ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, duke theksuar se i beson plotësisht ministres dhe se çdo deklaratë e saj është e saktë.Në një intervistë për “Politiko”, Kurti ka thënë se Prokuroria Speciale është ajo që ka bërë shkelje në këtë rast, dhe jo ministrja Hajdari. Ai gjithashtu ka deklaruar se, si kryeministër, merr përgjegjësinë e plotë për çdo çështje që lidhet me ministrat e tij.“Gjithçka që ka thënë ministrja ime Rozeta Hajdari në konferencën për media, pas ngritjes së aktakuzës, është e vërtetë dhe e…
Disney ka rënë dakord të investojë 1 miliard dollarë në OpenAI si pjesë e një marrëveshjeje që do t’u lejojë njerëzve të përdorin shumë nga personazhet e saj ikonikë në chatbotin ChatGPT dhe mjetin e gjenerimit të videove Sora.Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kjo është studioja e parë e madhe që licencon pjesë të katalogut të saj për gjigantin e teknologjisë, në një veprim që mund të ketë implikime të mëdha për planet e ardhshme të studios.Kjo do të thotë që fansat do të jenë në gjendje të gjenerojnë dhe ndajnë fotografi dhe video të më shumë se 200…
Prizreni po rritet dhe zhvillohet çdo vit e më shumë, dhe sot qyteti kulturor i Kosovës u kurorëzua zyrtarisht si “Qyteti Evropian i Sportit 2026”, një titull që sipas autoriteteve qytetare e meriton plotësisht.Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, tha se viti 2026 do të jetë jashtëzakonisht dinamik dhe atraktiv, veçanërisht për mijëra turistë dhe sportdashës që vizitojnë qytetin. Në fjalimin e tij në Parlamentin Evropian, Totaj theksoi se Prizreni është një qytet shumëdimensional, i gjallë dhe mikpritës.Ky titull vjen si rezultat i përkushtimit të qytetit për zhvillim sportiv, promovim të turizmit dhe organizim të ngjarjeve që fuqizojnë imazhin e Prizrenit…
Një imazh i thjeshtë shpesh ka fuqinë të tregojë histori më shumë se sa një artikull i gjatë. Dhe në botën e sotme digjitale, ku rrjetet sociale dominojnë komunikimin, një foto e mirë mund të shndërrohet në një mesazh të fuqishëm që prek mijëra njerëz. Kjo tregon se arti i fotografisë vazhdon të ketë një rol të rëndësishëm në mënyrën se si ne shohim dhe kuptojmë botën.Por ky nuk është rasti më poshtë. Aty sjellim disa fotografi interesante, por që nuk japin ndonjë mesazh serioz. /Telegrafi/
Sparta Praga ka shënuar fitore me rezultat 2-1 në udhëtim ndaj ekipit rumun Universitatea Craiova në kuadër të fazës së ligës në Ligën e Konferencës.Një ndër më meritorët pse gjiganti çek mori pikët e plotë në këtë sfidë, ishte sulmuesi kosovar Albion Rrahmani.Pas kritikave të shumta që kishte marrë shkaku i mungesës së golave, Rrahmani me golin e sotëm tani ka tre gola në tri ndeshjet e fundit, duke konfirmuar ringritjen në formë.Për shkak të golit dhe paraqitjes së tij, Rrahmani u dallua si një ndër lojtarët më të mirë në fushë duke marrë notën 7.7 nga Sofascore.Rrahmani fitoi gjithsej…
Sparta Praga ka shënuar fitore me rezultat 2-1 në udhëtim ndaj ekipit rumun Universitatea Craiova në kuadër të fazës së ligës në Ligën e Konferencës.Një ndër më meritorët pse gjiganti çek mori pikët e plotë në këtë sfidë, ishte sulmuesi kosovar Albion Rrahmani.Pas kritikave të shumta që kishte marrë shkaku i mungesës së golave, Rrahmani me golin e sotëm tani ka tre gola në tri ndeshjet e fundit, duke konfirmuar ringritjen në formë.Për shkak të golit dhe paraqitjes së tij, Rrahmani u dallua si një ndër lojtarët më të mirë në fushë duke marrë notën 7.7 nga Sofascore.Rrahmani fitoi gjithsej…
Opel shpreson që facelift-i i ri i Astrës t’i mbajë blerësit larg SUV-ve. Modeli kompakt ka marrë një pamje të rifreskuar me një grilë të re, drita LED dhe disqe të rinj. Brendia është përmirësuar me sedilje më të rehatshme dhe materiale të riciklueshme, ndërsa ekrani i infotainment-it është më i qartë dhe më i lehtë për t’u përdorur. Astra do të vijë me motorë benzinë, naftë, hibride dhe një version elektrik me autonomi të përmirësuar. Debutimi zyrtar do të bëhet më 9 janar në Panairin e Brukselit. Me këtë përditësim, Opel synon të mbajë modelin konkurrues në një treg…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari