Author: korrektpress

Sigal Prishtina shënoi pesë pikë në fund për fitore shumë të rëndësishme ndaj Rahoveci 029 me rezultat 75:73 në javën e dhjetë të ProCredit Superligës.Ndeshja në kryeqytet ishte mjaft interesante, ku çereku i parë ishte kryesisht i baraspeshuar, duke përfunduar 15:17, derisa edhe periudha e dytë ishte ngjashme, 24:21, duke shkuar në pushim 39:38. Lojë shumë interesante ishte në pjesën e dytë, vecanërisht në sekondat e fundit. Mysafirët po fitonin 70:73, por më pas Bailey shënon tre pikë dhe Burns dy, për 75:73.Deondre Burns e përfundoi ndeshjen me 19 pikë e pesë asistime, ndërsa Adrio Bailey kishte 22 pikë e…

Read More

Gjykata tregtare në Francë ka urdhëruar likuidimin e kompanisë Brandt, që ishte prodhuesi i fundit i madh francez i pajisjeve shtëpiake. Ky lajm është përshkruar nga mediat franceze si një goditje e rëndë për industrinë dhe ka bërë që fati i rreth 750 punonjësve të jetë në rrezik. Ministria e Ekonomisë dhe Financave e ka quajtur këtë si “lajme të tmerrshme, një shok dhe një goditje shumë e rëndë për industrinë franceze”, raporton lemonde. Gjykatësit refuzuan propozimin e vetëm që ofronte shpresë për të ardhmen e grupit. Nga ofertat e depozituara, një projekt nga një kooperativë punonjësish (SCOP) premtonte shpëtimin…

Read More

Ambasadori i SHBA-së në Turqi dhe i dërguari i posaçëm për Sirinë, Tom Barrack, ka thënë se Turqia duhet të përfshihet në një forcë ndërkombëtare stabilizimi për Gazën, duke përmendur kapacitetin ushtarak të Ankarasë dhe kanalet e saj të dialogut me grupin palestinez Hamas, sipas komenteve që ai bëri në Konferencën e Uashingtonit të Jerusalem Post.Në komentet e ndara të enjten nga gazetari izraelit Amichai Stein në X, Barrack tha se pjesëmarrja e Turqisë do të forconte Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF) të propozuar, e cila është pjesë e mekanizmit të pasluftës të përcaktuar sipas planit të armëpushimit.”Sugjerimi ynë ishte…

Read More

Shkëndija ka shënuar një fitore të jashtëzakonshme në UEFA Ligën e Konferencës, duke mposhtur në Shkup gjigantin sllovak Slovan Bratislava me rezultat 2:0. Një skuadër me shumë renome në arenën evropiane dhe me vlerë merkatoje disa fish më të madhe se kuqezinjtë, por që u detyrua të përkulet para kampionit të Maqedonisë. Me këtë triumf, Shkëndija ngjitet në zonën e play-off-it dhe mban gjallë shanset reale për kalimin në fazën tjetër të garës, njofton Telegrafi.Kuqezinjtë e Tetovës zhvilluan një ndeshje të fuqishme ndaj një rivali që erdhi në Shkup me shumë mungesa, ndërsa vetë Shkëndija e mbyll grupin pa asnjë…

Read More

Përballja e javës së pestë në Ligën e Konferencës nuk ka shkuar siç e kishte pritur Drita. Skuadra jonë pësoi humbjen e parë në garë, duke u mposhtur 3-0 nga AZ Alkmaar.Drita kishte një fillim të mirë, duke krijuar rastin e parë në minutën e 3-të me një harkim nga Almir Ajzeraj, por portieri i holandezëve reagoi me vështirësi dhe priti topin. Kontrolli i lojës në minutat e para i përkiste vendasve, por AZ Alkmaar ishte më efikas në shfrytëzimin e mundësive. Në minutën e 17-të, kapiteni Sven Mijnans realizoi për 0-1, duke shfrytëzuar një pasim të saktë nga Isak…

Read More

Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, e cila është banore e sezonit të katërt të Big Brother VIP Kosova, ka bërë një rrëfim të hapur për tatuazhet që ka në trup dhe kuptimet personale që ato mbartin. Gjatë një bisede me banorët e tjerë, Fjolla ndau historitë dhe simbolikën pas çdo tatuazhi, duke ofruar një pasqyrë të jetës së saj personale dhe përvojave që e kanë formuar.Ajo tha: “Data e lindjes së vajzës së madhe që më ka bekuar Zoti, data e lindjes së vajzës së dytë, këto varrat e jetës kur të vrahesh, që më ka goditur jeta, kjo është…

Read More

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka vendosur të nxjerrë në ankand dhuratat e marra nga liderë të huaj gjatë vizitave zyrtare jashtë vendit.Ndër dhuratat që do të shiten është edhe shalli, që i dhuroi kryeministri shqiptar Edi Rama për ditëlindjen e 48-të të saj. Ligji ndalon që presidentja të mbajë për vete dhuratat me vlerë mbi 300 euro, ndaj ato do të dalin në shitje për publikun.Vlera totale e dhuratave arrin rreth 800 mijë euro, sipas mediave. Objekte të ndryshme do të menaxhohen nga shtëpia e ankandeve Bertolami Fine Art në Romë. Deri tani nuk është publikuar lista e plotë e…

Read More

Mbrojtja e disa të akuzuarve në rastin e tragjedisë së Koçanit ka bërë një sërë vërejtjesh për punën e Prokurorisë.Siç thonë ata, aktakuza është e paqëndrueshme dhe se në publik shpërndahen informacione të pasakta për përgjegjësinë institucionale.Mbrojtja e punonjësve të Ministrisë së Ekonomisë dhe inspektorëve të tregut pretendoi se ata kanë kryer vetëm kontrolle dokumentesh pa kompetenca inspektuese dhe se nuk kanë mundur të parandalojnë zjarrin në lokalin e natës “Puls”.Prokuroria deklaroi se provat do të tregojnë se objekti ka qenë “kurth vdekjeprurës” për shkak të neglizhencës sistematike dhe gabimeve institucionale. Në bankën e të akuzuarve janë 37 persona, përfshirë…

Read More

Një video që ngrin gjakun në venat, e publikuar nga autoritetet australiane, tregon momentin kur një parashutisti mbeti i varur mijëra metra mbi tokë pasi ‘çadra’ iu ngjit pas bishtit të aeroplanit.Parashutisti i mbijetoi incidentit që ndodhi në jug të Cairns , Australi gjatë një akrobacie në muajin shtator, por videoja u publikua vetëm tani pas hetimit të kryer nga organi mbikëqyrës i sigurisë së transportit.Ishte planifikuar që 16 parashutistë të formojnë një akrobacion në lartësi prej 4600 metrash, ndërsa regjistroheshin nga një kameraman, u shndërruan në tmerr brenda disa sekondash pasi pjesëmarrësi i parë arriti te dera e avionit.Videoja…

Read More

Pas disfatës 71:64 ndaj Trepçës në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, në kuadër të xhiros së dhjetë të elitës së basketbollit kosovar, Bashkimi ka bërë të ditur gjendjen e vështirë të ekipit për shkak të lëndimeve të shumta. Kjo humbje shënoi disfatën e tretë rresht për skuadrën.Klubi përballoi nënkampionen pa dy lojtarët amerikanë të lënduar, ndërsa gjatë ndeshjes u dëmtua edhe Valon Bunjaku.“Jemi duke kaluar një periudhë të vështirë pas lëndimit të katër lojtarëve tanë, Valon Bunjaku, Isaiah Cousins, Jeremiah Bailey dhe Besim Bytyqi, një situatë që padyshim ka ndikuar në rezultatet e ekipit tonë në tri ndeshjet e fundit.…

Read More