KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Disa lagje dhe fshatra në Mitrovicë pritet të mbesin pa ujë shkaku i punimeve në rrjet

Disa lagje dhe fshatra në Mitrovicë pritet të mbesin pa ujë shkaku i punimeve në rrjet

KRU Mitrovica ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes do të realizojnë punime të planifikuara në disa lokacione të qytetit dhe fshatrave, në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit.

Sipas njoftimit, punimet në rrjetin e ujësjellësit do të zhvillohen në këto zona: rruga “Ehat Prekazi”, rruga “Ernest Koliqi”, rruga “Jakup Ceraja”, rruga “Pajazit Boletini”, rruga “Xhevat Isufi”, si dhe në fshatrat Suhodoll dhe Kqiq i Madh.

Ndërkaq, punimet në rrjetin e kanalizimit do të realizohen në rrugën “Bajram Curri”, rrugën “Adriatikut” dhe në fshatin Koshtovë.

Kompania ka paralajmëruar se gjatë kryerjes së punimeve në rrjetin e ujësjellësit, furnizimi me ujë të pijshëm në zonat e përfshira mund të ndërpritet përkohësisht. Po ashtu, pas rikthimit të furnizimit, si pasojë e ndërhyrjeve teknike, mund të paraqitet turbullirë e përkohshme e ujit.

“Në rast se uji është i turbullt, ju lutemi që ta lini rubinetin të rrjedhë për disa minuta, derisa uji të kthjellohet plotësisht”, thuhet në njoftim.

KRU Mitrovica ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptim dhe bashkëpunim. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.