KORREKT / SOT17 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Publikohet traileri i ri për filmin Enola Holmes 3 i cili lansohet më 1 korrik

Publikohet traileri i ri për filmin Enola Holmes 3 i cili lansohet më 1 korrik

Netflix ka publikuar një trailer të ri promovues për “Enola Holmes 3”, përpara debutimit të filmit në platformën e transmetimit gjatë muajit korrik.

Seria ndjek historinë e Enola-s – motrës më të vogël të detektivit të famshëm Sherlock Holmes – në aventurat e saj në Londrën e epokës viktoriane.

Aktorja e serialit “Stranger Things”, Millie Bobby Brown, 22 vjeçe, rikthehet sërish në rolin kryesor si Enola.

Traileri hapet me skena ku personazhi Enola fejohet me të dashurin e saj, Tewkesbury (Louis Partridge).

Megjithatë, ngjarjet marrin shpejt një kthesë dramatike, pasi shikuesit shohin pamje të një ndjekjeje me karrocë dhe Sherlock-un (Henry Cavill) që duket se po sulmohet.

Dr. John Watson (Himesh Patel) i thotë Enola-s: “Është vëllai yt. Sherlock është rrëmbyer.”

Ndërsa Tewkesbury pret pranë altarit, mbetet për t’u parë nëse Enola do të arrijë në kohë për t’u martuar me të.

Helena Bonham Carter do të rikthehet në rolin e Eudoria Holmes – persoanazhi që portretizon nënën e Enola-s dhe Sherlockut, ndërsa Sharon Duncan-Brewster rikthehet si kriminalja Moriarty. Traileri përfshin gjithashtu edhe një paraqitje të shkurtër nga Jason Watkins.

Filmi do të publikohet zyrtarisht në Netflix më 1 korrik.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.