- Ylli kanadez Michael Buble, i shoqëruar nga një kor – performoi gjithashtu në Toronto në kuadër të Kampionatit Botëror 2026
- Lidhja e Shëngjinit me Ranën e Hedhun, Rama: ‘Bypass-i’, një nga investimet më të rëndësishme infrastrukturore për turizmin
- Pakistani PM Sharif: US-Iran peace deal could be reached within 24 hours
- Kryeministri pakistanez, Sharif: Marrëveshja e paqes mes SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve
- “Si është të ndash skenën me ish-in?”, Mateo ‘shtanget’ nga pyetja e Erjolës në mes të emisionit
- Nga 10 në 5 vjet, propozim ligji i ri shkurton vlefshmërinë e lejeve për armë
- Pse duhet ta lini dollapin hapur në ditët e nxehta? Truku që pak kush e di
- Skandal i ri trondit Spanjën – në kasafortën e ish-kryeministrit u gjetën stoli dhe orë luksoze me vlerë 1.2 milion euro
Author: korrektpress
Sot (12/12/2025), para zyrave qendrore të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) në Prishtinë, një numër i madh punëtorësh nga sektorë të ndryshëm të korporatës kanë zhvilluar një protestë paqësore, duke kërkuar rritjen e pagave dhe pagesën e pagës së 13-të.Punëtorët shprehën pakënaqësinë e tyre me pankarta dhe thirrje si: “Punëtorët e rrezikuar në punë, por rrezikshmëria nuk paguhet”, “Duam ngritjen e pagave, dhe ne duam jetën” dhe “Menaxhment respekto ligjin e punës, paguaj vikendet për punëtorët me ndërrime”, raporton Telegrafi.Kryetari i Sindikatës së Re të KEK, Nexhat Llumnica, në emër të punëtorëve, theksoi se kërkesa për pagën e 13-të është…
Seanca që pritej këtë të premte në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, u shty për 5 janar.Gjatë seancës, Veliaj foli vetë para gjyqtares Etleva Deda, duke ngritur pretendime për standarde të dyfishta në trajtimin e çështjeve gjyqësore, raporton euronews.alSipas tij, ish-presidenti Ilir Meta ka marrë materialet e dosjes, ndërsa atij nuk i janë dhënë, gjë që, sipas kryebashkiakut, cenon të drejtën për një mbrojtje të barabartë.
Seanca parlamentare për shkarkimin dhe zgjedhjen e ministrave të rinj u caktua nga Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, për 24 dhjetor, përcjell Telegrafi Maqedoni.Së pari, do të pasojë shkarkimi i Ministrit për Çështjet Evropiane Orhan Murtezani, dhe më pas deputetët do të votojnë për zgjedhjen e zv. kryeministrit të parë, Ministrit për Çështjet Evropiane, Bekim Sali nga partia Alternativa, dhe Ministrit të Mjedisit, Muhamed Hoxha nga Lëvizja Demokratike, të dy nga koalicioni VLEN.Zgjedhja e ministrave të rinj vjen pas zgjedhjeve lokale, pasi zv. kryeministri i Parë dhe Ministri i Mjedisit, Izet Mexhiti, u bë kryetar i komunës së Çairit.Pas zgjedhjes…
Njollat e mbetura në hekur shpesh janë problem, dhe ndonjëherë duket vështirë se largohen. Sidoqoftë, ekziston një zgjidhje shumë e thjeshtë për këtë pasi mund ta pastroni hekurin me një përbërës të zakonshëm nga banjoja.Nuk rekomandohet të shpenzoni para për kimikate të shtrenjta ose të rrezikoni dëmtimin e pajisjes me tela të ashpër. Sekreti i një hekuri të shndritshëm fshihet në një produkt që shumë njerëz e kanë tashmë në banjot e tyre.Në fakt, pasta e dhëmbëve e bardhë e thjeshtë është një nga aleatët më të mirë në luftën kundër depozitave të djegura në pllakën e hekurit. Vetitë gërryese…
Mbajtën peng dhe dhunuan një shtetas nga Kosova, me qëllim përfitimin e 70 mijë eurove, arrestohen në flagrancë tre persona.Sipas një njoftimi për media sekuestrohen lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa dhe një radio marrëse-dhënëse e ngjashme me ato të Policisë.Tutje thuhet se sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë dhe Seksioni për Mbështetjen Operacionale të Hetimit në DVP Vlorë, pas marrjes së informacionit nga familjarët se një pjesëtar i familjes së tyre mbahej peng në një apartament në qytetin e Vlorës, organizuan menjëherë punën për lokalizimin e banesës, kapjen e autorëve dhe lirimin e shtetasit të…
Në një intervistë të dhënë për gazetën Marca, sulmuesi argjentinas Julian Alvarez ka deklaruar se nuk e shqetëson aspak fakti që emri i tij lidhet vazhdimisht me Barcelonën. Megjithatë, menjëherë pas kësaj, ai theksoi se për momentin është i përqendruar tërësisht te Atletico Madrid.Prej muajsh, shumë media e kanë përmendur Alvarezin si kandidat ideal për të zëvendësuar Robert Lewandowskin, i cili pritet të largohet nga Barcelona në fund të këtij sezoni. I pyetur sërish për këto spekulime, “La Arana” u shpreh se nuk e bezdisin thashethemet, por shtoi se nuk u kushton shumë vëmendje.“Nuk më shqetëson. Mundohem të mos lexoj…
Volkswagen T-Roc ka arritur vlerësimin maksimal prej pesë yjesh në testet më të fundit të sigurisë Euro NCAP, duke konfirmuar standardet e larta të sigurisë që Volkswagen i aplikon në të gjitha segmentet e automjeteve.Kandidati i ri i fuqishëm i Volkswagenit është dëshmuar edhe një herë. Nën kushtet gjithnjë e më të rrepta të testimeve të sigurisë, T-Roc u tregua i shkëlqyer. Shumë shtesa sigurie dhe sisteme asistence të shumta standarde sigurojnë rezultate të shkëlqyera në të gjitha kategoritë e testimit – mbrojtjen e pasagjerëve të rritur, mbrojtjen e fëmijëve dhe mbrojtjen e këmbësorëve dhe pjesëmarrësve të tjerë të cenueshëm…
Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), Ekaterina Trendafilova ka vendosur që dënimi i Haxhi Shalës nuk do të ulet apo të modifikohet pas vuajtjes së dy të tretave të dënimit të tij.Kështu bëhet e ditur në njoftimin për media të Dhomave të Specializuara. “Për të marrë këtë vendim, Kryetarja u konsultua me gjykatësit e paneleve që kanë shqiptuar dënimin, siç parashihet në nenin 51(2) të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar (“Ligji”) dhe mori parasysh faktorët e përcaktuar në rregullën 196(3) të Rregullores së Procedurës dhe të Provave.Kryetarja vuri në dukje konkretisht se…
Edhe pse para duelit me Slovan Bratislavën Shkëndija konsiderohej autsajdere, gjithçka u përmbys në fushën e lojës. Kuqezinjtë nga Tetova zhvilluan një paraqitje mbresëlënëse dhe dominuese, duke treguar karakter, disiplinë dhe lojë cilësore, që në fund u shpërblye me një fitore të merituar 2-0 dhe ringritje të madhe në garën për pranverën evropiane, njofton Telegrafi.Futbollistët e Shkëndijës nuk lejuan një tjetër zhgënjim si ai i dy javëve më parë. Me këtë fitore kuqezinjtë u ngjitën në zonën që siguron pranverën evropiane në UEFA Ligën e Konferencës.Tetovarët, para xhiros së fundit të fazës së grupeve, renditen në pozitën e 21-të me…
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka njoftuar se gjatë periudhës 8–12 dhjetor 2025, në kuadër të një operacioni intensiv, janë sekuestruar armë dhe municion të ndryshëm.Gjatë kontrolleve, policia ka gjetur dhe konfiskuar tri pushkë, një pushkë karabine me 85 fishekë të kalibrit 8×57 mm, dy pushkë gjuetie me 48 fishekë të kalibrit 12/GA, si dhe 46 fishekë të kalibrit 7.62×39 mm. Përveç këtyre, janë sekuestruar edhe 28 fishekë të kalibrit 9 mm, pesë fishekë të kalibrit 7.62×25 mm, një gëzhojë të kalibrit 7 mm, një pistoletë Beretta APK me 6 fishekë të kalibrit 9×19 mm dhe një karikator.Personat e…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari