Author: korrektpress

Kualifikimet evropiane për Kupën e Botës 2028 në futsall do të fillojnë me raundin para-kualifikues nga 6 deri më 15 prill 2026 dhe grupet janë përcaktuar tashmë pas shortit të hedhur sot (e premte) në Nyon të Zvicrës. Në total, 48 federata kombëtare të UEFA-s janë përfshirë në garë. Çdo federatë pjesëmarrëse e fillon garën sipas Koeficientëve të Ekipit Kombëtar të Futsallit për Meshkuj. 24 pjesëmarrësit e renditur më lart hyjnë direkt në ‘Main Round’, ndërsa 24 federatat e renditura më poshtë e fillojnë garën në këtë raund para-kualifikues. Ato u shortuan në gjashtë grupe me nga katër ekipe. Për…

Read More

Një muzikant suedez kaloi gati gjashtë muaj duke punuar për të arritur një nga gjërat më “të çuditshme” dhe “më të mrekullueshmet” që ka bërë ndonjëherë – ta mësojë një oktapod që të luajë piano. Muzikanti quhet Mattias Krantz dhe ai postoi një video në YouTube ku shpjegon procesin e trajnimit të një oktapodi, të quajtur Takoyaki (ose “Tako” për shkurt). Ai bleu oktapodin nga një fermë peshqish në Portugali në muajin mars dhe më pas punoi shumë për të fituar besimin e tij dhe për të mësuar atë të përdorte një tastierë speciale që ai vetë e ndërtoi, me…

Read More

OpenAI prezanton GPT-5.2 – modeli më i avancuar për detyra intelektuale.Versioni i ri ka përmirësuar ndjeshëm shkrimin e kodit, punën me dokumente të mëdha dhe kryerjen e kërkimeve.Ky model bën më pak gabime dhe ofron performancë të përmirësuar, duke përfshirë kohë më të shkurtër përgjigjeje.ChatGPT tani përfshin tre versione të reja për përdoruesit me pagesë – Instant, Thinking dhe Pro.Modeli tejkalon profesionistët në 44 fusha dhe është përditësuar me të dhëna deri në gusht të vitit 2025. /Telegrafi/OpenAI Unveils GPT-5.2 — The Most Advanced Model for Intellectual TasksThe new version has significantly improved code writing, working with large documents, and…

Read More

Prindërit përpiqen shumë t’i rrisin fëmijët e tyre sa më mirë që të munden, por ndonjëherë është e vështirë për ta të vlerësojnë nëse sjellje të caktuara do të jenë të dobishme në planin afatgjatë.Siç shpjegon këshilltarja Jaclyn Williams, disa tipare që duken pozitive më vonë mund të shndërrohen në një barrë. Si pasojë, një sjellje që duket e pranueshme tek fëmijët e vegjël mund të çojë në probleme serioze në adoleshencë.Williams zbulon se është një përpjekje e fëmijëve për të përmirësuar humorin e prindërve të tyre.”Është bukur kur përpiqen të të ngrenë humorin nëse ke një ditë të vështirë.…

Read More

Alergologu, Ylli Ahmetaj gjatë podcastit “Shëndeti në rend të parë”, e mbështetur nga United Hospital ka folur mbi disa prej alergjive më pak të njohura. Ai ka theksuar se shumë prej tyre duken të çuditshme për njerëzit, por janë të dokumentuara dhe testohen rregullisht në praktikën mjekësore.Sipas Ahmetajt, molla është një nga alergjenët ushqimorë më të shprehur, edhe pse shumica e pacientëve nuk e presin këtë.“Pacientët kur e dëgjojnë alergjinë ndaj mollës, shpesh duken të dyshimtë. Molla konsumohet gjerësisht dhe nuk përmendet shpesh si alergjen, por alergjia ndaj saj është reale dhe e testueshme”, shpjegon ai.Ai shton se alergjitë ndaj…

Read More

Snoop Dogg, një nga figurat më të njohura të hip-hop-it dhe kulturës pop, është emëruar trajneri i parë nderi i Ekipit Olimpik dhe Paralimpik të SHBA-së për Lojërat Dimërore Milano Cortina 2026. Roli i tij, i krijuar nga Komiteti Olimpik dhe Paralimpik i Shteteve të Bashkuara (USOPC), synon të sjellë frymëzim, humor dhe energji pozitive për atletët amerikanë jashtë fushës së garës.Lajmin ai e konfirmoi përmes LinkedIn, ku u prezantua me titullin “Trajneri Snoop, Ekipi i SHBA-së”. Edhe pse pozicioni është vullnetar, ai konsiderohet një hap i veçantë nga USOPC për të fuqizuar atmosferën rreth ekipit dhe për të ngritur…

Read More

Ministria e Shëndetësisë ka nënshkruar sot marrëveshje me tetë komuna për furnizimin me po aq autoambulanca të reja, duke e çuar në 20 numrin e autoambulancave të siguruara vetëm gjatë këtij viti. Vlera e përgjithshme e këtyre mjeteve shkon në rreth 600 mijë euro.Në ceremoninë e nënshkrimit, zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha, dhe ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm, Jahë Gecaj, deklaruan se kjo mbështetje do të forcojë dukshëm kapacitetet emergjente në nivel lokal dhe do të përmirësojë qasjen e qytetarëve në shërbimet shëndetësore urgjente.Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në katër vitet e fundit janë siguruar mbi 40 autoambulanca dhe…

Read More

Agjencia për Ndihmë Juridike Falas ka njoftuar se, në bashkëpunim me Njësinë për Antidiskriminim dhe Barazi Gjinore, ka vendosur zyrën mobile të ndihmës juridike në Komunën e Obiliqit.Zyra do të jetë e hapur çdo ditë pune, nga ora 08:30 deri në 15:00, në Sheshin “Aziz Zhilivoda”, duke filluar nga data 10 dhjetor 2025 deri më 9 janar 2026.Kjo zyrë mobile do të ofrojë shërbime falas të ndihmës juridike për kategori të caktuara të qytetarëve, përfshirë: personat me asistencë sociale dhe kategori të tjera sociale, pensionistët, personat e papunësuar, familjet me të ardhura nën pagën minimale, nënat vetushqyese, viktimat e dhunës…

Read More

Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë ka njoftuar qytetarët se nga dita e hënë do të nisë zyrtarisht ofrimin e shërbimit të kolonoskopisë, pas furnizimit me aparaturë të re nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK).Me këtë pajisje moderne, spitali synon të rrisë cilësinë e diagnostikimit dhe trajtimit të pacientëve që kanë nevojë për ekzaminime të sistemit tretës.Institucioni ka bërë të ditur se qytetarët që duan ta marrin këtë shërbim duhet paraprakisht të caktojnë një termin, në mënyrë që të sigurohet menaxhim më i mirë i pritjeve dhe trajtim i rregullt i pacientëve. /Telegrafi/

Read More

Kompania Rajonale e Ujësjellësit në Mitrovicë ka njoftuar se ekipet e saj të mirëmbajtjes kanë nisur punime të planifikuara në disa zona të qytetit dhe në fshatrat përreth, me qëllim përmirësimin e furnizimit me ujë dhe funksionalizimin e rrjetit të kanalizimit.Sipas njoftimit, ndërhyrjet në rrjetin e ujësjellësit po kryhen në rrugët “Kadri Bistrica”, “Mbretëresha Teuta”, “Obiliqeva”, si edhe në Zveçan dhe në fshatin Suhodoll. Paralelisht, ekipet teknike po realizojnë punime në rrjetin e kanalizimit në rrugën “Shaban Polluzha”, “11 Martirët”, në Kampin e Policisë “Enver Zymberi” si dhe në hapësirat e SHFMU “Eqrem Çabej”.KRU Mitrovica ka paralajmëruar se gjatë zhvillimit…

Read More