- Turqia dhe Paraguai kërkojnë këndellje, formacionet zyrtare
- Vendos goli i hershëm i Saibari, Maroku triumfon me mund ndaj Skocisë
- Brazili kërkon fitoren e parë, Haiti ndonjë befasi: Publikohen formacionet zyrtare
- Shamia rreth kokës rikthehet si trend veror, me stilin që e adhuronte Audrey Hepburn
- Pochettino lavdëron SHBA-në pas fitores ndaj Australisë: Ishte një ndeshje fantastike
- Rriqra nuk transmeton vetëm sëmundjen Lyme: Mund të shkaktojë alergji të rrezikshme ndaj mishit
- Keqkuptimi më i madh për dhunën seksuale ndaj fëmijëve: Autorët shpesh nuk janë të panjohur
- Albania borrows $302 million from the US for military financing
Author: korrektpress
Maria Messi, motra e legjendës Lionel Messi, është përfshirë në një aksident të rëndë trafiku. Ngjarja ka ndodhur pasi ajo ka humbur ndjenjat gjatë drejtimit të automjetit, duke humbur kontrollin dhe duke u përplasur me një mur.Si pasojë, ajo ka pësuar dy fraktura në shtyllën kurrizore, një frakturë në thembër, një frakturë në kyçin e dorës, si dhe djegie që po rezultojnë të vështira për t’u trajtuar. Maria është kthyer në Rosario për të nisur procesin e rehabilitimit dhe rikuperimit.Motra e Messit ishte në prag të martesës me Julian Arellanon, trajner i moshave të reja te Inter Miami, klubi ku…
Trajneri Flamur Sinani ka konfirmuar zyrtarisht largimin nga KF Rilindja, duke përmbyllur kështu një kapitull të rëndësishëm në karrierën e tij si trajner. Pas përfundimit të bashkëpunimit me klubin nga Prishtina, Sinani ka shprehur mirënjohjen e tij për klubin, lojtarët dhe gjithë stafin, duke theksuar se kjo periudhë ka qenë e vlefshme si në aspektin profesional ashtu edhe në atë njerëzor.Pas largimit nga Rilindja, interesimi për shërbimet e tij nuk ka munguar. Sinani ka bërë të ditur se ka pranuar disa telefonata dhe ftesa për takime nga klube të Ligës së Parë dhe Ligës së Dytë, të cilat kanë shprehur…
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe i dyti në listën zgjedhore të kësaj partie për zgjedhjet e 28 dhjetorit, Uran Ismaili, ka vazhduar serinë e videove përmes të cilave u drejtohet qytetarëve, duke shpjeguar pikat kryesore të programit zgjedhor të PDK-së.Në videon e publikua sot, Ismaili flet për masat konkrete që, sipas tij, do të ndikojnë drejtpërdrejt në uljen e çmimeve dhe në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve, në kuadër të programit të kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza. “Kemi paraparë uljen e TVSH-së në produktet esenciale, ndërsa për shumë prej tyre TVSH-ja do të jetë zero. Po ashtu, do…
Për shkak të ngërçit politik në Këshillin e Strugës, kreu i Komunës Mendi Qyra paralajmëron zgjedhje të reja për këshilltarë. Kjo vjen pasi dje për të tretën herë me radhë dështoi përpjekja për zgjedhjen e kryetarit të Këshillit. Qyra sot akuzoi për një koalicion të fshehtë mes AKI-së, LSDM-së dhe listës së këshilltarëve të Ramiz Merkos, me qëllim, siç tha ai, paralizimin e Institucioneve komunale, bllokimin e zhvillimit të komunës dhe mirëqenies së qytetarëve. Me këtë, sipas tij, ata treguan se të rëndësishme për ta janë vetëm interesat e tyre personale, ndërsa këtë koalicion e quajti antikombëtar. Në këtë mënyrë…
Këshilli Prokurorial i Kosovës ka vendosur të anulojë konkursin dhe procesin e rekrutimit për 21 prokurorë të shtetit në Prokuroritë Themelore të Republikës së Kosovës, i cili ishte shpallur më 30 prill 2025.Sipas vendimit të Këshillit, konkursi do të rishqyrtohet dhe mund të rishpallet në një formë të përmirësuar, në përputhje me nevojat e sistemit prokurorial dhe legjislacionin në fuqi. Në arsyetim thuhet se parregullsitë kanë ndikuar drejtpërdrejt në barazinë e kandidatëve, integritetin dhe kredibilitetin e procesit të rekrutimit, duke e bërë të pamundur vazhdimin e procedurës në formën aktuale.Sekretariati i Këshillit do ta publikojë këtë vendim në faqen zyrtare…
Një debat i ashpër ka shpërthyer mes Fjollës, Albës dhe Shkurtës, ku këngëtarja u ballafaqua me të dyja me nervozizëm të theksuar. Ende nuk dihet se çfarë çoi në krisjen e këtij konflikti, por debati u zhvillua në disa ambiente të shtëpisë, përfshirë oborrin, lavanderinë dhe dhomën e ndenjës.Gjatë një debati e sipër në dhomën e ndenjës, Fjolla u ngrit e acaruar dhe i kërkoi Albës të mos ia përmendte vajzat e saj. View this post on Instagram A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)Alba reagoi duke theksuar se nuk i kishte ofenduar vajzat dhe i kërkoi Fjollës…
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka përshëndetur vendimin e Inspektoratit të Punës që i jep të drejtë gazetares Blerta Foniqi Kabashi, e cila ishte degraduar nga pozita e redaktores së Edicionit Qendror në RTK.Inspektorati ka vendosur se vendimi i marrë nga U.D. kryeredaktori Blerim Haxhiaj ishte i jashtëligjshëm, pasi mandati i tij kishte skaduar më 15 shtator 2025 dhe ai nuk kishte kompetencë për të shqiptuar masën disiplinore ndaj Foniqi-Kabashit. Gazetares i ishte dhënë “vërejtja” për shkak të punës së saj si redaktore në Edicionin Qendror.Si pasojë, RTK është urdhëruar që ta rikthejë Foniqi-Kabashin në postin e përshkruar me…
Arsenal po synon të forcojë pozitën e portierit para afatit të ardhshëm të transferimeve.Portieri 24-vjeçar, Diant Ramaj, është nën vëzhgim të ngushtë nga skuadra londineze.Megjithëse Ramaj është i kontraktuar te Borussia Dortmund, ai aktualisht ndodhet i huazuar te Heidenheim, ku skautët e Arsenalit e kanë ndjekur disa herë gjatë këtij sezoni.Interesi i “Topçinjve” thuhet se është rritur pas paraqitjeve të forta të Ramaj në Bundesliga.Portieri u transferua nga Ajax te Dortmund në shkurt 2025 për mbi 5 milionë euro, por menjëherë u huazua për të fituar përvojë me ekipin e parë. Klubi londinez po kërkon një alternativë të besueshme për…
Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, në tubimin e mbajtur në Mitrovicë, tha se Trepça nuk është barrë, por aset kombëtar.Prandaj, duhet të rikthehet në zemër të zhvillimit industrial.Abdixhiku pos kësaj, foli edhe për rrugën Prishtinë- Mitrovicë, që sipas tij, do të përfundohet me të Kryeministër.“Trepça nuk është barrë – Trepça është aset strategjik kombëtar. Trepça duhet të rikthehet në zemër të zhvillimit industrial të Kosovës”, tha Abdixhiku.Ai rrugën Prishtinë-Mitrovicë e quajti projekt jetik shtetëror.“Rruga Prishtinë–Mitrovicë nuk është projekt periferik, është projekt jetik shtetëror. Kjo rrugë do të bëhet realitet”, përfundoi ai. /Telegrafi/
Kanadaja lejon mbledhjen e firmave për një referendum mbi pavarësinë e Albertës.Komisioni i Zgjedhjeve të Albertës ka miratuar një iniciativë për të mbajtur një referendum mbi ndarjen e provincës nga Kanadaja, duke hapur rrugën për mbështetësit e pavarësisë që të fillojnë mbledhjen e firmave.Në fillim të janarit, Projekti i Pasurisë së Albertës duhet të emërojë një zyrtar financiar para se të nisë zyrtarisht fushatën.Pyetja e propozuar e referendumin është “a jeni dakord që provinca e Albertës të ndalojë të jetë pjesë e Kanadasë dhe të bëhet një shtet i pavarur?”Organizatorët kanë katër muaj për të mbledhur të paktën 178 mijë…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari