KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

“Do të luajmë ndaj Argjentinës, jo Messit”, talenti egjiptian beson në mrekulli

“Do të luajmë ndaj Argjentinës, jo Messit”, talenti egjiptian beson në mrekulli

Sulmuesi i talentuar egjiptian, Hamza Abdelkarim, ka folur për përballjen e shumëpritur ndaj Argjentinës në fazën e 1/16 së finales së Kampionatit Botëror, duke treguar gjithashtu për ndikimin që Mohamed Salah ka pasur në zhvillimin e tij dhe rolin e tij brenda kombëtares.

Sulmuesi i Barcelonës ishte i qartë kur u pyet për sfidën ndaj kampionëve të botës, duke theksuar se fokusi i Egjiptit nuk është vetëm te Lionel Messi.

“Ne po luajmë kundër Argjentinës, jo kundër Messit”.

24-vjeçari tregoi se përpiqet të mos ndikohet nga komentet apo zhurma jashtë fushës, duke e mbajtur të gjithë vëmendjen te futbolli.

“Unë jam këtu për të luajtur futboll, kështu që gjithçka që thuhet jashtë, përpiqem të mos i kushtoj vëmendje”.

“Kur hyj në fushë, bëj atë që më bën të lumtur, ndaj nuk më intereson se çfarë thotë apo bën dikush jashtë fushës. Natyrisht, fokusi im është te fusha”.

Abdelkarim foli me shumë respekt edhe për Mohamed Salahun, duke zbuluar se ylli egjiptian ka qenë një mbështetje e madhe për të dhe për pjesën tjetër të skuadrës që nga dita e parë.

“Që nga dita ime e parë këtu, Salah ka qenë pranë meje, dhe jo vetëm me mua, por me të gjithë ekipin. Ai përpiqet të na japë të gjithëve eksperiencën e tij dhe natyrisht ne përpiqemi të përfitojmë prej tij”.

“Të kesh një histori si ajo e Salahut është diçka e papërshkrueshme dhe të jesh pranë tij është një ëndërr dhe një nder për mua”.

Ndërkohë, fituesi i kësaj përballje do të luajë më fituesin e ndeshjes tjetër Zvicër – Kolumbi./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.