KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Policia po heton tre raste të personave të zhdukur në Prishtinë, Istog dhe Gjakovë

Policia po heton tre raste të personave të zhdukur në Prishtinë, Istog dhe Gjakovë

Policia e Kosovës ka njoftuar për tri raste të personave të zhdukur, të raportuara gjatë 3 korrikut 2026, në Prishtinë, Istog dhe Gjakovë. Për të gjitha rastet janë iniciuar hetime me qëllim të gjetjes së personave të raportuar si të zhdukur.

Rasti i parë është raportuar në rrugën “Arsim Luzha” në Prishtinë. Një qytetar ka njoftuar policinë se babai i tij është larguar nga shtëpia më 2 korrik, rreth orës 08:00, dhe që nga ajo kohë familja nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tij.

Një rast tjetër është raportuar në Istog. Një grua ka bërë të ditur se vëllai i saj është larguar nga shtëpia që më 9 maj 2026 dhe familja ende nuk ka arritur të marrë informacione për vendndodhjen e tij.

Ndërkohë, në Gjakovë, në rrugën “Pjetër Bogdani”, një nënë ka raportuar se vajza e saj e mitur është larguar nga shtëpia më 1 korrik, rreth orës 15:00, dhe nuk dihet se ku ndodhet.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të tria rastet janë duke u trajtuar dhe mbeten nën hetime, ndërsa po ndërmerren veprimet e nevojshme për lokalizimin e personave të zhdukur. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.