Author: korrektpress

Kazuyoshi Miura, i njohur gjerësisht si futbollisti profesionist më i vjetër në botë, ka nënshkruar me një klub të ri në moshën 58-vjeçare.Miura, i lindur në vitin 1967, bëri debutimin e tij në futbollin profesionist me ekipin brazilian Santos në vitin 1986, pasi ishte zhvendosur në Amerikën e Jugut në moshën 15-vjeçare me ëndrrën për t’u bërë futbollist profesionist.Ai ka luajtur gjithashtu për Palmeiras, Matsubara dhe CRB, përpara se të kishte periudha te XV de Jau dhe Coritiba, për t’u rikthyer më pas te Santos.Në vitin 1990, Miura gjeti stabilitetin e tij te Verdy Kaëasaki i Tokios. Sulmuesi qëndroi tetë…

Read More

Sipas një thashethemi të ri nga Kina, Apple do të fillojë testimin e pajisjeve të serisë iPhone 18 në linjën e prodhimit masiv “njëra pas tjetrës” në ditët e para të janarit.Pastaj, prodhimi i vërtetë do të fillojë pak para Vitit të Ri Kinez, i cili në vitin 2026 bie më 17 shkurt.Linja e prodhimit masiv të iPhone 18 Pro thuhet se është vendosur tashmë, dhe ky burim thotë se vetë telefoni nuk do të vijë me ndryshime të jashtme aq të mëdha sa duket se mendojnë të gjithë.Nuk është e qartë pse Apple do të donte të fillonte prodhimin…

Read More

Greta Thunberg u arrestua në Londër gjatë një proteste në mbështetje të aktivistëve pro-palestinezë që janë në grevë urie.Aktivistja e njohur suedeze për klimën, Greta Thunberg, u arrestua të martën në qendër të Londrës gjatë një demonstrate në mbështetje të anëtarëve të grupit Palestine Action që ndodhen në burg dhe po bëjnë grevë urie për të protestuar ndaj arrestimit të tyre pa garanci lirimi dhe për trajtimin e tyre si të ndaluar. Ngjarja ndodhi para zyrave të kompanisë Aspen Insurance në zonën financiare të Londrës, ku dhjetëra protestues ishin mbledhur për të shprehur solidaritet me grevistët e urisë. Thunberg u…

Read More

Një automjet jashtëzakonisht i vogël ka tërhequr vëmendjen në rrjete sociale për dizajnin e tij të pazakontë. Makina duket se është projektuar për vetëm një person, me hapësirë minimale që mezi mjafton për shoferin.Dhe sigurisht, pamjet e saj janë bërë virale, duke shkaktuar reagime të shumta.Disa e shohin si zgjidhje ideale për qytetet e mbingarkuara, ndërsa të tjerë thonë se është më shumë një kuriozitet sesa mjet praktik transporti. /Telegrafi/

Read More

Udhëtarët në Aeroportin Ndërkombëtar të Sarajevës u përballën me një situatë të pazakontë.Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur të hënën, më 22 dhjetor, gjatë kontrollit të sigurisë, kur macja e një pasagjereje u arratis brenda terminalit. Sipas Aeroportit të Sarajevës, pasagjerja refuzoi fillimisht ta nxirrte kafshën nga kutia e transportit, gjë që është e detyrueshme sipas procedurave të sigurisë. View this post on Instagram A post shared by Crna Hronika BiH (@crnahronikabih)Pasi macja u nxor nga vetë pronarja, ajo u largua dhe u fsheh në hapësira teknike të aeroportit.Aeroporti thekson se rasti nuk përbën incident sigurie dhe se veprimet…

Read More

Kandidati për kryeministër njëheri kryeministër në detyrë, Albin Kurti ishte dje në shtëpinë e familjes Uka, në Dobrajë të Lipjanit.Krahas mërgimtarëve të tjerë, të cilët nuk po hezitojnë të vijnë për të votuar më 28 dhjetor, edhe familja Uka, të cilët jetojnë në Londër, kanë ardhur këtë javë vetëm për ta mbështetur Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe prijësin e saj. Kurti tha se mbështetja e tyre do ta bëjë fitoren e 28 dhjetorit edhe më të madhe se atë të 9 shkurtit.Nga aty, Kurti vazhdoi për në sheshin e qytetit, në Lipjan, ku të shumtë ishin qytetarët që kishin dalë për ta…

Read More

Granit Xhaka ka folur me superlativa për trajnerin Xabi Alonso, duke zbuluar ndikimin e jashtëzakonshëm që spanjolli ka pasur në dhomën e zhveshjes dhe në mentalitetin e skuadrës gjatë kohës kur dyshja punonin së bashku te Bayer Leverkuseni.Mesfushori shqiptari tregoi se sapo Xabi Alonso hynte në dhomën e zhveshjes për të folur, atmosfera ndryshonte menjëherë. Sipas tij, të gjithë lojtarët heshtnin dhe përqendroheshin plotësisht te fjalët e trajnerit.“Kur trajneri Xabi Alonso hynte në dhomën e zhveshjes dhe fillonte të fliste, të gjithë mbyllnin gojën menjëherë dhe ishin 100% të fokusuar te ajo që ai po thoshte”.“Sepse ne e dëgjonim dhe…

Read More

Elijona Binakaj ka folur sërish për historinë e saj tragjike, humbjen e nënës dhe motrës, një rrëfim që ka prekur thellë publikun e gjerë. Siç ka treguar edhe më herët banorja, ajo humbi dy nga njerëzit më të dashur të familjes së saj gjatë një aksidenti tragjik në Kroaci.Gjatë një bisede me banorin Ludo Lee, teksa po fliste pikërisht për këtë ngjarje të dhimbshme, Elijona u përlot, e kapluar nga emocionet e forta që i riktheu kjo histori. View this post on Instagram A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)“A e din kur e kuptoj që nuk kanë…

Read More

Redaktorja e Radiotelevizionit të Kosovës, Blerta Foniqi Kabashi, ka fituar rastin lidhur me degradimin e saj në pozitë, pas një ankese të bërë në Inspektoratin e Punës.Sipas njoftimit që Foniqi-Kabashi bëri publik, ndryshimi i pozitës së saj është bërë në mënyrë të jashtëligjshme. Inspektorati ka konstatuar se Blerim Haxhiaj nuk ka pasur mandat për të ushtruar detyrën e U.D. Kryeredaktorit në kohën kur nisi procedurën disiplinore ndaj saj.Vendimi i Inspektoratit thotë se: “… punëdhënësi, RTK, përkatësisht z. Blerim Haxhiaj me rastin e inicimit të procedurës disiplinore ndaj znj. Blerta Foniqi Kabashi, në pozitën e Redaktores së lajmeve qendrore, nuk ka…

Read More

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Republikës së Kosovës (AUV) ka njoftuar opinionin publik se gjatë kontrollit të një ngarkese të produktit MDM pule, të importuar nga Polonia nga prodhuesi CEDROB S.A., Ubojnia Drobiu Ujazdówek, dhe i importuar nga kompania KAJMAK SHPK, Prizren, është konstatuar prania e bakterit Salmonella spp.Sipas njoftimit të AUV-së, pas pranimit të njoftimit nga RASFF dhe me kërkesë të kompanisë KAJMAK SHPK, përmes inspektimeve të realizuara nga AUV, është vërtetuar prania e salmonelës në sasinë 2064 kilogramë mish pule.“Pas konstatimit të këtij rasti, sasia e importuar është asgjësuar në përputhje me procedurat ligjore në fuqi dhe…

Read More