- Ekuadori nuk gjen golin, Curaçao i reziston deri në fund dhe merr pikën e parë historike
- “A jemi të klasit botëror? Epo, tre javë më parë ishim në rrëmujë” – Nagelsmann godet për gazetarët
- Nga 100 euro në muaj dhe futbolli amator te heroi i Gjermanisë: Historia e pabesueshme e Deniz Undav që refuzoi të dorëzohej
- David Raya sezonin e shkuar ishte portieri më i mirë në Evropë – por pse nuk luan titullar me Spanjën?
- Gjermania me përmbysje spektakolare siguron triumfin ndaj Bregut të Fildishtë
- Diplomatët e huaj promovojnë veriun e Shqipërisë, vizitë në peizazhet e Malësisë së Madhe
- Sharon Osbourne mungon në përurimin e statujës së Ozzy-t, zbulon se përfundoi papritur në spital
- Turqia eksporton për herë të parë një anije luftarake në një vend të NATO-s dhe BE-së
Author: korrektpress
Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU) njofton se sot është realizuar pagesa e mjeteve në vlerë prej 39.065.031 denarë për 663 prodhues të orizit.”Pagesa ka të bëjë me mbështetje financiare prej 6 denarësh për kilogram oriz të papërpunuar të dorëzuar në qendrat grumbulluese, për periudhën nga 1 mars deri më 30 shtator 2025. Me këtë pagesë janë përfshirë të gjithë prodhuesit e orizit nga korrja e kaluar.Qëllimi ynë mbetet forcimi i prodhimit vendor dhe mbështetja e vazhdueshme e fermerëve”, thonë nga Ministria./Telegrafi/
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka pranuar ankesat e subjektit politik Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe ka gjobitur subjektin politik Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me 6,000 euro për shkelje të Kodit të Mirësjelljes gjatë fushatës zgjedhore.Sipas vendimit të datës 25.12.2025, PZAP ka shqiptuar gjobën ndaj LVV-së për shkak të përdorimit të burimeve publike për qëllime elektorale nga kandidatët e saj për deputetë. Vendimi vjen pas shqyrtimit të ankesave të LDK-së me numra ZP.Anr.41/2025, ZP.Anr.43/2025 dhe ZP.Anr.45/2025.Në arsyetim thuhet se kandidatja Arbëre Nagavci ka shfrytëzuar zyrën e saj si ministre në detyrë në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë…
Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) ka vendosur që më 5 shkurt 2026 të mbahet Kuvendi Zgjedhor 2026.KE konstatoi se përgatitjet për kuvendet zgjedhore kanë shkuar sipas dinamakës së paraparë, andaj më 5 shkurt 2026 do të jetë gjithçka e kompletuar.“Në lidhje me procesin zgjedhor, KE i FFK-së konstatoi se përgatitjet për kuvendet zgjedhore në regjione janë duke u zhvilluar sipas dinamikës së paraparë. Në këtë kuadër, Komiteti Ekzekutiv vendosi që Kuvendi Zgjedhor i FFK-së të mbahet më 5 shkurt 2026”.Ndërkohë, KE e FFK-së vendosi edhe për ndarjen e një fondi simbolik për dhurata të Vitit të…
Pas ditësh të ngarkuara me debate, tensione të larta dhe momente jo të këndshme brenda shtëpisë së Big Brother, në shtëpi ka mbërritur një zarf i zi, duke rritur edhe më shumë kureshtjen dhe ankthin mes banorëve.Ardhja e zarfit vjen pas situatave të fundit të tensionuara, ku në qendër të vëmendjes ishte përplasja mes Dolces dhe Albës. Sipas asaj që është komentuar brenda shtëpisë, zarf i zi mund të lidhet me incidentin ku Dolce thuhet se e ka shtyrë Albën, një moment që ka shkaktuar diskutime të shumta si mes banorëve, ashtu edhe te publiku. BBVK/InstagramBanorët u shfaqën të shqetësuar…
Sipas Alban Zogajt, programi ekonomik i LDK-së synon rritje ekonomike prej 5 deri në 7 për qind gjatë katër vjetëve.Ai ka deklaruar se buxheti i Kosovës do të arrijë në 5 miliardë euro në fund të mandatit të parë.Zogaj ka shtuar se investimet kapitale do të jenë mbi 1 miliard euro në vit, ndërsa një nga vendimet e para do të jetë rritja e koeficientit të pagave.Më poshtë mund të shihni mesazhin e kandidatit për deputet nga radhët e LDK-së (123), me numrin 22 në këto zgjedhje, dr. Alban Zogaj.
Institucioni i Avokatit të Popullit njofton se do të vëzhgojë procesin e Zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës 2025, që do të mbahen më 28 dhjetor, duke u fokusuar në respektimin e të drejtave të njeriut dhe standardeve demokratike të votimit.Duke theksuar rëndësinë e monitorimit të pavarur dhe të paanshëm, IAP do të mbulojë të gjitha qendrat e votimit në vend. “Përveç qendrave të zakonshme të votimit, do të vëzhgojmë edhe institucionet ku mbahen personat e privuar nga liria, shtëpitë për persona të moshuar dhe pa përkujdesje familjare, si dhe shtëpitë integruese në komunitet”, thuhet në njoftim.IAP gjithashtu do…
Edhe pas 1 janarit 2026, norma preferenciale e TVSH-së prej 5% do të zbatohet për apartamentet e reja, pasi Kuvendi miratoi sot ndryshimet në Ligjin për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar. Sipas ndryshimeve, afati për zbatimin e normës preferenciale prej 5% për qarkullimin e parë të ndërtesave të banimit dhe apartamenteve në pjesën në të cilën ato përdoren për qëllime banimi dhe që do të kryhet brenda pesë viteve pas ndërtimit, zgjatet nga 1 janari 2026, deri më 31 dhjetor 2028.Sipas Ligjit në fuqi, norma preferenciale e TVSH-së prej 5% për apartamentet e reja ishte planifikuar të zbatohej deri më…
Mesfushori i Real Madridit, Dani Ceballos, po kalon një periudhë të vështirë këtë sezon, teksa mungesa e minutave të rëndësishme e ka vendosur atë në një situatë të paqartë për të ardhmen.Mesfushori spanjoll ishte i lidhur fort me një transferim te Marseille gjatë verës së kaluar, por në fund vendosi të qëndrojë në Madrid. Megjithatë, ky vendim nuk ka rezultuar i suksesshëm, pasi ai po has vështirësi të mëdha për të fituar besimin e trajnerit Xabi Alonso.Ish-lojtari i Real Betisit nuk duket të jetë një nga opsionet e preferuara të Alonsos, fakt që pasqyrohet qartë në statistika: Ceballos ka nisur…
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, zhvilloi një takim me qytetarë, ku prezantoi raportin e punës së Ekzekutivit për vitin 2025 dhe projektet që janë duke u realizuar.Në fjalën e tij, Bulliqi theksoi se buxheti i vitit 2025, në vlerë prej 33,459,115 euro, është shpenzuar mbi 99 për qind. Ai prezantoi projektet kryesore që po vazhdojnë të realizohen, përfshirë ndërtimin e Pishinës Gjysmëolimpike në vlerë rreth 4 milionë euro, Qendrën Rezidenciale për të moshuar (2.5 milionë euro), Qendrën Multifunksionale (1 milion euro), Tregun e Gjelbër (1 milion euro), Kuzhinën Qendrore (700,000 euro) dhe ndërtimin e shkollave “Nuhi Gashi” në…
Dimri sjell jo vetëm mot të ftohtë, por edhe sfidën e përditshme: si të ngrohësh motorin e veturës sa më shpejt.Shumë shoferë kanë zakon të ndezin automjetin dhe të presin pa lëvizur, duke menduar se kjo do ta ngrohë motorin më shpejt. Sipas ekspertëve, kjo praktikë nuk është më e mira.Sekreti është thjesht: kur ndizni motorin, mos aktivizoni menjëherë ngrohjen e brendshme. Kur ventilatori i ngrohjes punon që në fillim, ai përdor lëngun ftohës për të ngrohur kabinën. Si rezultat, motori merr më shumë kohë për të arritur temperaturën optimale të punës.Ekspertët këshillojnë të prisni disa minuta pa ngrohje, edhe…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari