Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Muhamet Elmazi dënon dhunën policore ndaj dy të rinjve

    October 10, 2026

    Tre persona me maskë dhe nën kërcënimin e armës ia morën nga kuletra 1500 euro, Policia jep detaje të rastit në Trudë

    October 10, 2026

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    October 10, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Muhamet Elmazi dënon dhunën policore ndaj dy të rinjve
    • Tre persona me maskë dhe nën kërcënimin e armës ia morën nga kuletra 1500 euro, Policia jep detaje të rastit në Trudë
    • Moti sot në Maqedoninë e Veriut
    • Pesë filma fundi i të cilëve ka habitur miliona shikues
    • Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje
    • Tërmet me magnitudë 7.7 godet Panamanë, dëmtohen ndërtesa dhe shemben pjesë të objekteve
    • Operacioni “Vivaldi” i Ukrainës pengon planin rus për rrethimin e Donbasit
    • “Jam mirë, pse të kontrollohem?” – onkologu Arben Bislimi tregon pse ky mendim është i gabuar
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Saturday, October 10
    • Ballina
    • Lajme

      Tre persona me maskë dhe nën kërcënimin e armës ia morën nga kuletra 1500 euro, Policia jep detaje të rastit në Trudë

      October 10, 2026

      Moti në Kosovë, fundjava me shi

      October 10, 2026

      Shqipëria do të mbyllë Kapitullin 20, reagon Rama: Nis numërimi mbrapsht drejt objektivit historik

      October 9, 2026

      Kurti kërkon angazhim të OSBE-së për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës

      October 9, 2026

      Kriza politike la Kosovën prapa në reforma, rrezikohen mbi 100 milionë euro

      October 9, 2026
    • Bota
    • Sport
    • Zgjedhjet

      Zgjedhjet në SHBA, çfarë rrezikon ekonomia zvicerane nga rezultati i 3 nëntorit?

      October 9, 2026

      Një kandidat i së majtës me emrin Hitler Mussolini fiton zgjedhjet lokale në Peru

      October 9, 2026

      Dugolli thotë se qëllimi i PDK-së janë zgjedhjet, publikon një video të Hamzës

      October 6, 2026

      Afati për zgjedhjen e presidentit skadon sot, a do të shkojmë sërish në zgjedhje?

      October 6, 2026

      Limaj: Shkuarja në zgjedhje do të nënkuptonte heqje dorë nga mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

      September 30, 2026
    • Moti

      Mot me shi në Shqipëri

      October 10, 2026

      Mot me shi dhe shtrëngata në Shqipëri

      October 9, 2026

      E premtja me mot të vranët dhe riga shiu

      October 9, 2026

      Mbrojtja Civile paralajmëron reshje intensive shiu në Shqipëri, qarqet më të rrezikuara

      October 8, 2026

      Prej nesër shi, javën tjetër priten edhe reshje bore në vendet më të larta malore

      October 8, 2026
    • Video
    • Showbiz
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home»Fëmija

    Gabimi i përditshëm i prindërve që e bën fëmijën të rezistojë edhe më shumë

    korrektpressBy korrektpressJuly 7, 2026 Fëmija 4 Mins Read
    Gabimi i përditshëm i prindërve që e bën fëmijën të rezistojë edhe më shumë
    Gabimi i përditshëm i prindërve që e bën fëmijën të rezistojë edhe më shumë
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ekspertja për zhvillimin e fëmijëve këshillon të shmangen pyetjet retorike dhe të përdoren mesazhe më të qarta, që nxisin bashkëpunim në vend të konfliktit

    Mirëpo, ekspertja për zhvillimin e fëmijëve, Sigi Koen, e cila gjatë karrierës së saj ka punuar me më shumë se 5.000 familje, paralajmëron se një qasje e tillë shpesh shkakton hutim dhe konflikte të panevojshme.

    Pas shumë vitesh pune si edukatore, profesoreshë dhe këshilltare për prindër, ajo thekson një rregull të thjeshtë që, siç thotë, funksionon gjithmonë: “Thoni atë që mendoni vërtet”, shkruan CNBC.

    Fëmijët nuk kanë mjaftueshëm përvojë jetësore dhe pjekuri emocionale për të marrë pjesë në çdo vendim ose për të përcaktuar se çfarë do të ndodhë më pas. Atyre u nevojitet udhëheqje e qartë, e qetë dhe e sigurt.

    Prandaj, pyetjet retorike, sidomos ato që fillojnë me “pse”, shpesh mund të shkaktojnë ndjenjë turpi ose ta bëjnë fëmijën të kalojë në qëndrim mbrojtës. Në vend të tyre, Sigi Koen këshillon që prindërit ta thonë thjesht dhe drejtpërdrejt atë që duan të përcjellin.

    Për shembull, në vend të fjalisë: “Pse duhet të ta përsëris kaq shumë herë?!”, mund të provoni një qasje tjetër: “Ta kam thënë disa herë. E di që kjo është frustruese për të dy. Tani është koha t’i veshim këpucët dhe të nisemi”.

    Ngjashëm, në vend të pyetjes: “Pse e bën gjithmonë këtë?!”, mund të thoni: “Po vërej se kjo po përsëritet shpesh. Do të punojmë së bashku për ta përmirësuar”.

    Qasja e parë, shpjegon Sigi Koen, shpesh nxit rezistencë, ndërsa e dyta hap hapësirë për bashkëpunim dhe zgjidhje të përbashkët të problemit, transmeton Telegrafi.

    “Thoni atë që mendoni vërtet”

    Një nga parimet bazë që Sigi Koen e përdor në punën me prindërit është: “Thoni atë që mendoni vërtet”.

    Ajo i këshillon prindërit që, para se të thonë diçka, ta pyesin veten: “Çfarë dua të përcjell në të vërtetë?” Pas kësaj, mjafton ta thonë qartë dhe thjesht.

    Kështu, në vend të pyetjes: “Pse e godite vëllanë?!”, mund të thoni: “Nuk lejohet ta godasësh vëllanë. Edhe kur je i zemëruar, goditja nuk është në rregull. Si mund t’ia tregosh ndryshe se je i shqetësuar?”

    Në vend të fjalisë: “Pse e ke dhomën kaq rrëmujë?”, provoni të thoni: “Shoh shumë gjëra në dysheme që nuk duhet të jenë aty. Hajde t’i largojmë së bashku”.

    Për fëmijët, thekson Koen, udhëheqja e qartë është shumë më e dobishme sesa pyetjet e vazhdueshme. Pikërisht qartësia shpesh është më efektive se pyetjet e pafundme.

    Udhëzimi nuk është pyetje

    Prindërit shpesh, nga dëshira për të tingëlluar të sjellshëm, i kthejnë udhëzimet e zakonshme në pyetje. Për shembull: “A mund t’i veshësh këpucët, të lutem?” ose “Pas kësaj do të shkojmë për të fjetur, në rregull?”

    Edhe pse kjo qasje mund të duket më e butë, fëmija mund të mendojë se bëhet fjalë për një propozim, jo për diçka që pritet të bëhet. Kështu hapet hapësirë për negociata dhe për konflikte të panevojshme.

    Në vend të kësaj, Koen rekomandon fjali të qeta dhe të qarta, si: “Vishi këpucët, të lutem. Po nisemi”, “Darka është gati. Laji duart” ose thjesht: “Është koha për gjumë”.

    Udhëzimet e qarta shpesh u japin fëmijëve ndjenjë sigurie, prandaj ata janë më të gatshëm të bashkëpunojnë.

    Pyetjet që e fuqizojnë fëmijën

    Kjo, natyrisht, nuk do të thotë se pyetjet duhet të shmangen. Përkundrazi, ato janë shumë të vlefshme kur e ndihmojnë fëmijën të mendojë, të gjejë zgjidhje, të shprehë ndjenjat dhe të zhvillojë vetëbesimin e pavarësinë.

    Fëmijës nuk është e nevojshme t’i bëhet pyetje para çdo udhëzimi që të ndihet i respektuar. Më pak pyetje të panevojshme i ndihmojnë prindërit të kuptojnë më lehtë kur fëmija ka nevojë për udhëheqje, kur për bashkëpunim dhe kur thjesht për një mesazh të qartë e të qetë.

    Siç thekson Koen, pikërisht këto ndryshime të vogla në komunikimin e përditshëm, me kalimin e kohës, mund të sjellin ndryshime të mëdha në marrëdhëniet familjare. /Telegrafi/

    TË TJERA

    Këto janë arsyet pse prindërit nuk duhet të shtojnë kripë në dietën e foshnjës së tyre

    Si mund të ndikojë perfeksionizmi i fëmijërisë tek njerëzit në moshë madhore

    A mund t’i duash fëmijët njësoj, por të mos i kesh njësoj për zemër?

    Moment dramatik në Egjipt, pronari i dyqanit shpëton në sekondat e fundit një fëmijë

    Çfarë të bëni kur fëmija ju godet: Reagimi që vendos kufij pa të bërtitura

    Fëmijët që rriten pa disiplinë shpesh zhvillojnë tetë zakone

    Pse fëmija zgjedh vazhdimisht të njëjtën ngjyrë kur vizaton dhe çfarë tregon në të vërtetë

    LEXO GJITHASHTU

    Muhamet Elmazi dënon dhunën policore ndaj dy të rinjve

    October 10, 2026

    Tre persona me maskë dhe nën kërcënimin e armës ia morën nga kuletra 1500 euro, Policia jep detaje të rastit në Trudë

    October 10, 2026

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    October 10, 2026

    Pesë filma fundi i të cilëve ka habitur miliona shikues

    October 10, 2026
    TË TJERA

    Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje

    October 10, 2026

    Tërmet me magnitudë 7.7 godet Panamanë, dëmtohen ndërtesa dhe shemben pjesë të objekteve

    October 10, 2026

    Operacioni “Vivaldi” i Ukrainës pengon planin rus për rrethimin e Donbasit

    October 10, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.