Author: korrektpress

Dy sisteme të mbrojtjes ajrore Patriot të dorëzuara së fundmi nga Gjermania tashmë po mbrojnë qytetet dhe infrastrukturën kritike ukrainase, raportoi Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës.”Dy sisteme të tjera të mbrojtjes ajrore Patriot kanë filluar të mbrojnë qytetet dhe infrastrukturën kritike ukrainase. Siç është raportuar më parë nga ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Denys Shmyhal, kjo u bë e mundur falë marrëveshjeve të fundit me qeverinë gjermane”, thuhet në deklaratë.Ministria e Mbrojtjes kujtoi se Patriot është një sistem raketash tokë-ajër i prodhuar në SHBA. Ai është një nga sistemet më të përparuara të mbrojtjes ajrore në botë.Ai është projektuar për…

Read More

Në Tetovë, foshnja e parë e lindur në vitin 2026 është një djalë.Kryetar i komunës, Bilall Kasami bashkë me familjen e tij ka vizituar foshnjën dhe nënën e foshnjës, Ajsere Shabanin. Kasami ka njoftuar se djali quhet Deon.“Deon Shabani, banori më i ri i Tetovës! Në orët e para të tij, Tetova u bë shtëpi e një mrekullie të vogël.Deon Shabani, një mrekulli që hapi vitin, një lindje që solli dritë, shpresë dhe buzëqeshje. Të kesh shëndet dhe lumturi Deon!”, ka shkruar Kasami.

Read More

Me pikëllim të madh u bë i ditur lajmi për ndarjen nga jeta të ish-Kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Nexhat Daci, një figurë e shquar institucionale dhe akademike në vend.Figura e tij është përkujtuar nga shumë personalitete të jetës politike dhe publike të Kosovës. Ish-presidentja Atifete Jahjaga ka shkruar se kontributi i Dacit do të kujtohet përherë.“Lajm i hidhur vdekja e ish-Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, z. Nexhat Daci. Kontributi i tij për institucionet dhe jetën publike në Kosovë do të kujtohet përherë. Në këto momente të rënda, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij.…

Read More

Kompania e implanteve të trurit e Elon Musk, Neuralink, do të fillojë “prodhimin me vëllim të lartë” të pajisjeve “tru-kompjuter” dhe do të kalojë në një procedurë kirurgjikale tërësisht të automatizuar në vitin 2026, tha Musk në një postim në platformën e mediave sociale X të mërkurën.Implanti është projektuar për të ndihmuar njerëzit me probleme të tilla si dëmtimi i palcës kurrizore. Pacienti i parë e ka përdorur atë për të luajtur videolojëra, për të shfletuar internetin, për të postuar në mediat sociale dhe për të lëvizur kursorin në një laptop.Kompania filloi provat njerëzore të implantit të saj të trurit…

Read More

Dhjetë nënshkrimet më të shtrenjta në historinë e futbollit spanjoll, të llogaritura me vlerën e vitit 2025, ndryshojnë nga 10 më të mirat që të gjithë kemi në mendje.Për shembull, i dyti nuk është Martin Zubimendi, për të cilin Arsenali pagoi 70 milionë euro verën e kaluar nga Real Sociedad. Është Gaizka Mendieta, ish-mesfushor i Valencias dhe Barcelonës, ndër të tjerë, i cili u transferua nga Valencia te Lazio në vitin 2001. Kjo shumë ishte 48 milionë euro… që tani do të ishte 94 milionë euro.Interesante është se Real Madridi nuk është i listuar si blerës (megjithëse është i listuar…

Read More

Nga 1 janari 2026, Kalifornia prezanton një seri ligjesh të reja për shoferët, çiklistët elektrikë dhe automjetet autonome. Një program pilot lejon përdorimin e kamerave radar dhe laser në zonat e punës, të cilat mund të gjobisin automatikisht pronarët e makinave. Shpejtësitë e autostradave mund të ulen deri në 5 mph (8 km/h) me paralajmërime për 30 ditët e para, ndërsa zonat shkollore do të shënojnë kufij 20 mph (32 km/h) deri në vitin 2031. Ligji i zgjeruar “ngadalëso dhe ndrysho korsinë” kërkon që shoferët të lëvizin ose ngadalësojnë për çdo mjet të fikur me drita paralajmëruese. Policia mund të…

Read More

Policia në Baden-Württemberg të Gjermanisë ka “arrestuar” një dele që po endej në rrugët pranë Konstanz. Kafsha ishte arratisur nga kopeja e saj të hënën dhe disa shoferë njoftuan autoritetet. Në fillim, oficerët e ndoqën delen me këmbë, pasi ajo u largua sapo i pa. Më pas, ata arritën ta kapnin dhe, për ta parandaluar arratisjen, e vendosën në makinën e patrullës. Në fund, bariu e mori dhe e ktheu në kopenë e saj. Policia tha se situatat e pazakonta kërkojnë masa të pazakonta. /Telegrafi/

Read More

Chelsea ka njoftuar zyrtarisht se ka ndarë rrugët me trajnerin italian, Enzo Maresca, me njoftimin që ka ardhur gjatë ditës së sotme (e enjte).Chelsea ka pasur një sezon të përzier deri më tani, duke u renditur në vendin e pestë në tabelë, vetëm dy pikë larg vendit të katërt.Në javët e fundit, Maresca ka pranuar gjithashtu se nuk ndihet i mbështetur nga klubi dhe tani gjërat duket se po arrijnë kulmin.Kështu, gjatë ditës së sotme (e enjte), Chelsea ka njoftuar zyrtarisht se ka ndarë rrugët e trajnerin italian.“Klubi i Futbollit Chelsea dhe trajneri kryesor Enzo Maresca janë ndarë”, thuhet në…

Read More

Receta e thjeshtë që mund të ndihmojë kundër fryrjes dhe kapsllëkutVaktet e bollshme festive shpesh çojnë në probleme me tretjen, si kapsllëku, që mund t’ua prishë ndjeshëm ditët e festave. Ndërsa shumë njerëz kthehen gradualisht te ushqimi i zakonshëm, një mjek propozon një mënyrë të thjeshtë dhe natyrale për të lehtësuar shqetësimet e stomakut.Pije për tretje më të mirëDr. John Valentine, i njohur në rrjetet sociale si @healthylifesage, ka shpjeguar në detaje një pije që mund ta provoni për të përmirësuar tretjen dhe për të reduktuar fryrjen dhe kapsllëkun, shkruan Index.hr.Përgatitja, sipas tij, është shumë e thjeshtë: “Zieni një filxhan…

Read More

Personi në foto është i ndjeri Anxhelo Ruçi, i cili u nda nga jeta nga një aksident tragjik në orët e para të mëngjesit të 1 janarit në në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë.27-vjeçari ishte djali i shefit të policisë, Rami Ruçi, si dhe nip i ish kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçit.Aksidenti që ktheu festën në tragjedi, ndodhi nga përplasja e dy mjeteve.Mjeti tip Volkswagen ku udhëtonin Klejdi Myftari 24 vjeç dhe Anxhelo Ruci 27 vjeç, ku të dy kanë humbur jetën nga plagët e marra dhe mjeti tjetër tip Mercedes Benz ku udhëtonin shtetasit Martin Dulaj 25 vjeç i…

Read More